Daçiç: Në 2005 ndërkombëtarët na ofruan ndarjen e Kosovës

Ornela

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic ka befasuar me deklaratën e tij, kur ka thënë se në vitin 2005 ndërkombëtarët i kanë propozuar Serbisë ndarjen e Kosovës.

Sipas “Klan Kosova”, kryediplomati serb për televizionin “BN” tha se demarkacioni i Kosovës nuk është një ide nga dje dhe se për të flitet prej kohësh.

Gjithsesi, Ivica Dacic nuk ka dhënë më shumë informacione se kush e ka dhënë këtë ide vite më parë dhe përse ajo nuk u bë realitet.

Duke folur për tensionet aktuale me Kosovën, Dacic është shprehur se Gjermania dhe Britania janë ato që e bindin kryeministrin Ramush Haradinaj të mos e heqë taksën ndaj Serbisë.

“Gjermania dhe Britania e bindin Haradinajn që të mos e heq taksën për mallrat nga Serbia. Dikush mendon se Haradinaj është i guximshëm por ata nuk bëjnë asgjë pa mbështetjen e jashtme. Amerika nuk do të lejojë Serbinë të jetë konstruktive dhe Kosova të jetë e keqe, se kjo e shkatërron konceptimin e tyre”, është shprehur Dacic.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Varet cilet nderkombtar por , pa marre parasysh thenjen e ndetkombtareve per nadarje te Kosoves Ky i degeneruar serb genjen sepse ky m*t eshte paseardhes i Milloshevcit dhe i Titos kure, nji thenje e Titos dikur para shume dekadash thote :
    ” genje genje , gjithmone genje , se nji dite dicka do te dele ( nga ajo genjeshter )

  • Ndèrkombètarèt ju kanè propozuar mjaftè zgjidhje dipllomatike serbève, mirpo ata, duke qènè pèr natyrèn e tyre dorèshtèrnguar pas ( armève dhe thikave ), kanè menduar zgjidhjen qè rrjedh prej vetè instiktit tè tyre. Duke patur parasyshè qè me serbèt nuk mund tè funksionojè asnjè kèshillè apo propozim dipllomatik, a nuk èshtè momenti i ndèrhyrjeve administrative ??? Ishin vetè Ndèrkombètarèt qè me Konferenca & Traktate ju dhuruan serbève tokat tona, tokat e shqipètarève tè banuara prej lashtèsisè tè motit e qè herèt a vonè duhet ti kthehen tè Zotit !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *