Humbja në Champions, CR7 mendon largimin

Ornela

Humbja ndaj Atletiko Madrid dhe eliminimi i mundshëm nga Liga e Kampioneve ngre shumë dyshime për të ardhmen, ndërsa rrezikojë të hedhë në erë të gjithë projektin e Juventusit.

Efektet e para të disfatës në “Wanda Metripolitano” ishin ato financiare, pasi klubi italian e mbylli ditën pasardhëse me 150 milionë euro më pak, si pasojë e rënies së aksioneve në bursë.

Por jo vetëm kaq. Lajmet që vijnë nga mediat italiane dhe ato spanjolle nuk janë aspak të mira për popullin juventin.

Ndeshja e kthimit kundër Atletikos do të vendosë shumë për të ardhmen e Masimiliano Alegrit.

Nëse skuadra e tij eliminohet dhe shanset janë të mëdha që kjo të ndodhë, atëherë edhe largimi i teknikut do të ishte i sigurtë.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po mendojnë që tani për zëvendësuesin, ndërsa në skenë kthehet sërish emri i Zinedin Zidan.

Humbja në Madrid ka tronditur edhe bindjen e Kristiano Ronaldos se transferimi në Torino ishte zgjedhja e duhur. CR7 e bëri këtë lëvizje si një sfidë personale, por edhe për të udhëhequr Juventusin drejt triumfit në Champions, pasi skuadra bardhezi i ishte afruar në vitet e fundit.

Por ky dështim i mundshëm lëkund sulmuesin portugez, madje në mediat spanjolle ka nisur të flitet se Ronaldo mund të largohet nga Juventusi më shpejt nga sa ishte parashikuar, ndërsa si destinacioni i ardhshëm i tij, projektohet një rikthim te Mançester Junajtid.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • “Lajmet që vijnë nga mediat italiane dhe ato spanjolle nuk janë aspak të mira për popullin juventin.”
    mos mor jau,mos publikoni lajme të tilla se na i bie purtha këtij palloshit tonë!!
    megjithëse ky dava lamashi është,bëhet me ndonjë skuadër tjetër fituese!!
    ky nuk është si net gomari që nuk luan këmbë nga istikami i budallallëkut!!

      • jo dema nuk lëviz nga istikami!!
        dema ka parimet e tij!!
        në vënd të parë ka
        marshallin tito,që e lumturoi popullin jugosllav
        në vënd të dytë ka
        hitlerin,dhe pak fare musolinin që bashuan popullin shqiptar,njëlloj si sullatan hamuti a sulltan pekmezi 500 vjet rresht!!
        në radhë të tretë ka
        zog hamutin,që bëri shtet të fuqishëm,që hapi një puntori shallvaresh e një qeleshesh!!
        nga këto ai nuk lëviz edhe sikur ta lësh pa ngrënë m!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *