ERRU paralajmëron rritjen e çmimit të ujit: Përballohet

DITA Online

Në raportin e Entit Rregullator të Ujit për vitin 2018 ky institucion shprehet se ka ende hapësirë për rritje të çmimit të ujit në vend, nisur nga niveli i përballueshmërisë. Sipas Entit Rregullator në vitin 2018 tendenca e çmimeve të ujit ka qenë rritëse, për shkak të performancës së dobët të ujësjellësve.

ERRU përdor si kriter për përballueshmërinë e pagesës së faturës së shërbimeve UK, në nivelin prej 5% të të ardhurave mesatare mujore të një njësie ekonomike familjare, informacion që e përllogarit dhe e publikon INSTAT për të gjithë qarqet e Republikës së Shqipërisë. Këto vlera tregojnë se ka ende hapësirë në drejtim të aftësisë paguese për të përballuar rritjen e tarifave.

Një tjetër shqetësim i ngritur në raportin e ERRU-sx137 për vitin 2018 janë edhe faturimet aforfe sipas raportit Ujësjellësit kanë abuzuar me faturimet aforfe në rastet kur familjarëve u ka munguar matësi duke zbatuar normativa të tjera dhe jo ato që janë caktuar nga Enti Rregullator i Ujit.

Ankesat e paraqitura në ERRU me objekt “faturimi aforfe” zënë numrin më të madh të ankesave edhe gjatë vitit 2018. Shqetësues mbetet fakti që shoqëritë Ujësjellës kanalizime nuk kanë respektuar normativat e miratuara në rastet e faturimit aforfe 4.5 m3 në muaj për frymë për konsumatorët familjare, por kanë vijuar faturimin me normativa të miratuara me urdhër të brendshëm të organeve drejtuese të shoqërive Ujësjellës kanalizime në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi.”

Për vitin 2018 Enti Rregullator i Ujit thotë se ka miratuar rritjen e tarifave për 8 bashki të cilat kanë paraqitur aplikimet e tyre ndërsa është duke shqyrtuar kërkesat e 11 bashkive.

v.l/Dita

Share This Article
3 Comments
  • Nepunes injorante.
    Urgumenti per rritjen e cmimit qenka performanca e dobet e ujesjellesave.
    Populli do ta pesoje nga performanca e dobet ? Sa turp !
    Pse nuk ulen shpenzimet e rriten arketimet ?
    Gjithnje do te paguaje per keq menaxhimin populli ?
    Enti Rregullator i Ujit, gjithnje ka menduar ne favor te ujesjellesave e ne dem te qytetareve. Rrit cmimet e ujit , jo sipas performances se shoqerise, por per te mbuluar vjedhjet dhe shperdorimet ne keto ujesjelles.
    I shkreti popull ne dore te kujt ka ra.

  • Prap rritje çmimesh…Ore jeni ne metrooo!! U rrit çmimi, u reduktuan oraret dhe u perkeqesua kujdesi ndaj klientit, u rrit arbitrariteti dhe çvatja e popullit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *