“Farmakon”, skenat erotike në ekranin shqiptar

anazapta

Një lidhje dashurie në mes të Sarës (Olta Gixharit) që është infermiere dhe Brankos (Kasto Zizos) farmacist , bën që jeta e këtij të fundit të marrë tjetër rrugë, dhe të dalë nga kontrolli i babit të tij, Dr. Sokrati (Niko Kanxheri). Sara bëhet lidhja në mes të “birit dhe babait”, për të mësuar anën e Dr. Sokratit të panjohur nga i biri.

Në mbrëmjen e së martës në kuadër të festivalit “PriFest” është dhënë premiera e filmit “Farmakon” i regjisorit Joni Shanaj. Ndërkaq, të mërkurën është mbajtur një konferencë në të cilën është diskutuar për filmin, dhe si është pritur ai nga publiku kosovar. Filmi që zgjat një orë e pesëmbëdhjetë minuta, regjisorit i ka kushtuar 240 milionë lekë.

“Tema e filmit është për një problem shëndetësor në Shqipëri. Jo më kot e kam zgjedhur këtë sepse për mua është ndër problemet më bazike të shoqërisë shqiptare. Është një problem banal mund të them, por që na prek të gjithve. Siç e dimë sistemin tonë shëndetësor, sot e kësaj dite në qoftë se ndodh diçka, sidomos sëmundjet e rënda shqiparët duhet të paguajnë vetë për shërim, dhe dihet gjendja ekonomike e popullit tonë”, ka thënë Joni Shanaj.

“Në përgjithësi në kinemanë tonë në vitet e fundit kam vënë re se shumë pak është guxuar të preken tema urbane. Në këta 20 vjet në përgjithësi ka pasur një drojë nga kimenatë që ky qytet të përballet me problematikat e veta”, ka shtuar më tej Shanaj, duke thënë se qyteti i Tiranës ka qenë i diskriminuar në mënyrë absolute nga kinemja.

“Farmakon” është filmi i parë i metrazhit të gjatë i regjisorit Shanaj, ndërkaq edhe Olta Gixharit, Kasto Zizos dhe fotografët, përbëjnë stafin e ri të filmit, derisa pjesë e filmit është edhe aktori, pedagogu dhe akademiku Niko Kanxheri.

“Filmi është punë kolektive dhe mendoj që në film ajo që është gjëja më e rëndësishme përveç analizave racionale që bëhen për filmin, është edhe lidhja intuitive që krijohet në mes të stafit dhe unë kisha fatin që të zgjidhja aktorë me një ndjeshmëri të lartë intuitiv”, ka treguar regjisori Shanaj.

Aktorja e filmit “Farmakon” Olta Gixhari, është shprehur se gjatë rrugës aktorët mësojnë se si bëhet filmi. Ajo ka thënë se kjo është hera e parë që ajo merr një rol dhe shpesh ka pasur besim e mosbesim, por sipas saj në eksperienca të tilla mësohen gjëra të reja.

“Ka qenë eksperiencë e veçantë, nuk do t’i harroj emocionet gjatë xhirimeve. Ka qenë një bashkëpunim shumë i bukur dhe dhe punë shumë e lodhshme, është shprehur ajo, derisa ka thënë se pas këtij roli ka marrë oferta për role të tjera. / ZËRI

 

Share This Article
1 Comment
  • Kjo Gixhari eshte nje kot me kot. Vetem aktore s eshte. Kujton se po tunde b…en dhe gjoksin dhe je star. Ajde goce ajde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *