Barcelona e ka fituar ndeshjen kundër Sevillas, me rezultat 4:2, në stadiumin “Ramon Sanchez – Pizjuan”, në kuadër të xhiros së 25-të të La Ligës.
Pesë-herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, ia siguroi këto tri pikë skuadrës së tij, duke e shënuar një het-trik. Këto tri gola bënë që Sevilla të bëhet viktima e preferuar e argjentinas, pasi që Messi i ka shënuar 36 gola kundër tyre.
Fillimisht, kishte qenë Sevilla ajo që kishte kaluar në epërsi, në minutën e 22-të, kur Jesus Navas shënoi nga një kundërsulm, pasi Messi e gaboi një pasim. Mirëpo, argjentinasi e përmirësoi këtë gabim vetëm katër minuta më vonë, kur e shënoi golin e tij të parë të ndeshjes.
Pak para fundit të pjesës së parë, në minutën e 42-të, Sevilla kaloi përsëri në epërsi, përmes golit të shënuar nga Gabriel Mercado, i cili ishte lënë i vetëm brenda 16-metërshit, i harruar nga Gerard Pique dhe Samuel Umtiti.
Pastaj, në minutën e 67-të dhe të 88-të, Messi i kishte shënuar dy golat e radhës, duke e kompletuar kështu het-trikun e tij për këtë ndeshje.
Në minutat shtesë të ndeshjes, Luis Suarez i siguroi tre pikët e kësaj ndeshje duke e shënuar golin e tij të parë në katër ndeshje. Këtë gol e asistoi Messi.
v.l/ Dita

Thjesht GJENI;
EUNSTEINI i Futbollit .
Le te shijojme magjite e ketij te Jashte jashte jashtezakonshmi derisa sot shenoi nje nga Perlat d tij Volley me te majten , nje gol befasues me te Djathten dhe e mbylli me nje Parabole .
Who is next ?!