Erërat e forta, përmbysen 4 kamionë në Lezhë. Rrugorja pezullon lëvizjen e tyre

DITA Online

Katër kamionë janë përmbysur në aksin rrugor Lezhë-Mabe gjatë kësaj të shtune, fatmirësisht pa të lënduar, për shkak të motit të keq dhe me erë të fuqishme.

Policia Rrugore është angazhuar me shërbime të shtuara në këtë aks, ku intensiteti i shpejtësisë së erës është shumë i fuqishëm. Ajo njofton pezullimin e lëvizjes së kamionëve me mbulesë, deri në një njoftim të dytë, për të evituar aksidentet rrugore.

Ndërkohë, apeli i Policisë Rrugore për më shumë kujdes, përfshin edhe drejtuesit e të gjitha mjeteve që lëvizin në aksin Tepelenë-Fier.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Po mire or derdimene me doemos kur shkruhet per kamione te permbysur nga era duhet ne postu nje kamion qe po permbyset

    Ky kamion eshte ai qe vetevendosje permbysi ne kosove me mallra serbe cben ketu kjo foto?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *