Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi të mbyllë dyert për mediat në mbledhjen plenare të së premtes, duke ofruar tani e tutje transparencë vetëm përmes faqes së internetit. Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi e argumentoi vendimin me ruajtjen e privatësisë për të dhënat e subjekteve, ndërsa shtoi se mediat do të lejoheshin vetëm për të marrë pamje.
“I qëndrojmë fort urdhërimit kushtetues për transparencë, pasi gjithçka që thuhet në këtë mbledhje brenda 24 orëve hidhet në faqen e Këshillit. Duke pasur parasysh edhe përcaktimet e tjera ligjore për të ruajtur privatësinë e të dhënave të disa prej subjekteve, çështjet e të cilëve bëhen objekt trajtimi në mbledhjet e Këshillit, ne i balancojmë këto dy kërkesa,” tha Ibrahimi në fillim të mbledhjes plenare.
Aleksanda Bogdani e BIRN shkruan se Kushtetuta e Shqipërisë garanton të drejtën e informimit dhe në nenin 23 të saj i jep të drejtë kujtdo që të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive. Transparenca konsiderohet gjithashtu parësore në praktikat më të mira ndërkombëtare, të cilat rekomandojnë seanca të hapura për procedimet disiplinore të zyrtarëve të drejtësisë, me përjashtim të rasteve kur këto subjekte kërkojnë të kundërtën.
Ligji “Për organet e sistemit të drejtësisë” nuk specifikon nëse mbledhjet plenare duhet të jenë të hapura apo të mbyllura. Megjithatë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë detyrohen që të publikojnë brenda 24 orëve regjistrimin audio të mbledhjes si dhe procesverbalin e diskutimeve, duke fshirë emrat e tjerë përveç anëtarëve të Këshillit si dhe gjyqtarëve dhe prokurorëve që pezullohen apo shkarkohen.
Të krijuara në fillim të dhjetorit 2018, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kanë ndjekur deri më tani praktika të ndryshme. KLP ka zhvilluar mbledhje të hapura për median si dhe ka publikuar regjistrimet audio të mbledhjeve plenare, ndërsa KLGJ ka zhvilluar mbledhje me dyer të mbyllura dhe ka publikuar në faqen e vet online vetëm procesverbalet e diskutimeve.
b.m. / dita

Lufte kunder shtypit te lire, dhe lirise se informimit
Te denoncohet praktika diktatoriale e Edvin Ramutit
shko or pirdhu debil, i dashke han pa porta ti
“Ke te drejte o Turi” , armiku nuk duhet te na mare sekretet, urdhri nga partia e xhaxhi Edii eshte i prere . te dhenat mos te bien ne dore te armikut dhe kryetari i KLP Gent Ibrahimi i zgjedhuri nga partia po e zbaton me perpikmeri.
Ik more palaço me emrin Mirel muti.Ka disa probleme te brendsheme qe duhen diskutuar brend institucionit dhe behen te ditura sipas ligjit 24 ore me vone.
Me nderhyrjet vend e pa vend te mediave, shteti shqiptar eshte kthyer ne nje shtet shkerdhate!.
Pse edhe ketu ka faj Sali larqofti .Ky Ramushi , ja kaloi dhe vellait te madh te tij . Sa vjen edhe me censure .
Keta juristet prokurore , sikur jane ligjerisht ,te kapur koke e kemba nga politika . ,.Eshte e kunderta ore magjype ,jeni te lidhur koke e kembe ,vetem nga ligji .Kurse nga politika jeni te pa mvarur ..
E shikoni o shoke se keta jane bijte e eterve qe kane shume problem me transparencen. Kus eshte i paster dhe me integritet nuk ka perse ti trembet ballafaqimit me transparence te plote. Keta jane mesuar vec me pazare, shantazhe e sharje.