Gjykata Administrative e Apelit vendosi të enjten në dhomën e këshillimi t’i hapi rrugën përfundimit të projektit “Veliera”, duke pushuar gjykimin e çështjes dhe prishur vendimin e Gjykatës Administrative Durrës.
Dispozitivi i vendimit të Apelit lë të kuptohet se ndryshe nga gjykata e Shkallës së Parë është lejuar edhe ndërtimi në zonën arkeologjike “A”, gjë që u kontestua fort prej aktivistëve të shoqërisë civile.
Vendimi u mor nga një trup gjykues me relator Kastriot Selitën, anëtar Bernina Kondi dhe Enkeljeda Metaliaj (Softa) – raporton gazetari Geri Emiri, editor i blogut “Amfora.al”, profilizuar në raportimin mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës në Shqipëri.
Apeli vendosi “Prishjen e vendimit nr. 71, datë 13.02.2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës dhe pushimin e gjykimit të çështjes.
Vendimi 71 i Gjykatës Administrative në Durrës pati lënë të pakënaqur të dyja palët në proces.
Gjykata vendosi atëherë të bllokonte punimet në zonën arkeologjike “A” duke pranuar pjesërisht padinë, por shpalli moskopetencë për disa pika të tjera të padisë dhe po ashtu lejoi bashkinë që të vijonte punën në pjesën tjetër të projektit.
“Detyrohen të paditurit që, në kuadër të zbatimit të projektit të rivitalizimit të sheshit publik para hyrjes së portit, Durrës, të ndalojnë kryerjen e punimeve ndërtimore në zonën arkeologjike “A” të qytetit të Durrësit, me përjashtim të punimeve që lejohen sipas nenit 2 të Vendimit nr. 237, datë 23.3.2011, të Këshillit të Ministrave”, thuhej në vendimin e Shkallës së Parë.
Vendimi i të enjtes u mor në dhomë këshillimi.
Shoqata “Menvgroup” si përfaqësuese e shoqërisë civile ka ngritur padi ndaj Bashkisë Durrës dhe kompanisë ndërtuese “Everest” sh.p.k, më 23 mars të vitit 2017, duke kërkuar ndalimin e zbatimit të projektit, si ndërtim të paligjshëm, sepse ka falsifikuar kufirin e Zonës Arkeologjike A (ku nuk lejohen ndërtimet) që të ndërtonin “Velierën”.
Shoqata kërkoi anulimin e projektit dhe të kontratës së lidhur nga Bashkia e drejtuar nga Vangjush Dako me kompaninë private.
Prokuroria e Durrësit dhe më pas ajo e Apelit dhe gjykatat përkatëse vendosën pushimin e hetimeve për Dakon.
Gjatë zbatimit të projektit ‘Veliera” në mars 2017 me vlerë 6 milion dollarë dolën në dritë objekte arkeologjike që datojnë që nga periudha qytetare ilire dhe gjurmët e një bastioni osman, ku më vonë u ngrit konaku i Princ Vidit.
Qytetarët dhe shoqëria civile protestuan për muaj me radhë kundër dëmtimit të objekteve arkeologjike.
Në mars 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi “sekuestrimin preventiv” duke mos lejuar vazhdimin e punimeve.
Një nga strukturat e zbuluara nga sondazhet arkeologjike pas nisjes së zbatimit të projektit “Veliera” u betonizua.
Sipas Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, struktura ishte një “pilastër romak” (që shërbente për mbajtjen, përforcimin e murit).
Gjithashtu një pjesë e mureve të zbuluara të bastionit osman u shpuan me sondë.
Megjithatë tre ekspertët që thirri Gjykata Administrative Durrës vlerësuan se dëmet nga projekti Veliera ishin sipas tyre “të rikuperueshme” dhe se ndryshimet në projekt krijojnë mundësinë e ruajtjes dhe ekspozimit të gjetjeve arkeologjike, duke i dhënë të drejtë Bashkisë së Durrësit të vijojë me ndërtimin.
Tashmë ka edhe një projekt të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, që “muret e zbuluara të integrohen me projektin e ri”.
Pas një sërë seancash në shkurt 2018 një vit pas fillimit të punimeve Gjykata Administrative Durrës vendosi ndalimin e punimeve. Në vendim u cilësua me “rëndësi të madhe” të shpallet “pacënueshmëria e objekteve arkeologjike”.
Gjykata nga ana tjetër shpalli moskopetencë për disa pika të padisë, përfshi akuzat për “falsifikim dokumentesh”.
Ky vendim nuk kënaqi asnjë nga palët. Bashkia e Durrësit që pretendoi se tashmë kishte marrë masat për të ruajtur objektet arkeologjike përmes një projekti të ndryshuar njoftoi Apelimin e tij.
Apelim njoftoi atëhërë edhe organizata e shoqërisë civile që bëri padinë.
Prishja e këtij vendimi nga Gjykata Administrative e Apelit këtë të enjte i lejon bashkisë dhe ndërtuesit të ndërhyjë pa kufizim në zonë, përfshi edhe zonën arkeologjike “A” e cila ishte cilësuar si e “pacënueshme” në vendimin e Shkallës së Parë.
b.m. / dita

Dhe hajt beso tek gjykatat kriminale ketu
Populli duhet te dali i gjithi ne rruge per te mbrojtur Historine e lavdishme lashtesise shqiptare.
Ky eshte krim i shemtuar kunder saj
po ke do besosh o tyryfyl redaksine e Dites apo te “55”-s??
na beke edhe thirrje si sali haleja “populli te dale ne rruge te mbroje lashtesine..”
gomar me gjithe lecka
duhet te besosh ate qe ka dale ne durres. rrenojat historike qe vlleherit si dako qe jetonin ne kasolle nuk i kuptojne dot.
Jo o turi, do besoj Temen e Meros se kockave greke e te Kalosh Gjeloshit
E gezofshi shoke! Ju rrofte reforma ne drejtesi! Dje drejtesia ishte e kapur nga Saliu, sot nga Ramiu.
Rrofte gjushi.
Evliah Celebi ne 1670,jep perimetrin e kalase se Durresit 5000 hapa,kur perimetrin e kalase se Elbasanit(qe ka qene kalaja me e madhe fushore ne Ballkan),e jep sakte 2400 hapa.Pra per te kuptuar madhesine e Durresit arkeologjik,duhet te kuptojme se vetem Qyteti brenda mureve,ishte me shume se dyfishi i kalase se Elbasanit.Llogarit shtrirjen e qytetit jasht mureve ne lulzimin me te madh te tij,ne kohen e Anastasit,!!!I bie qe pervec zones se kenetes,ne cdo cep te Durresit,trualli poshte tij te jete nje Vlere arkeologjike.Nuk ka cep te Durresit pa monumente te lashtesise,qe datojne jo ne shek VII para krishtit,po qe ne 1200 vjet para krishtit.Poshte Durresit jane 7 qytete te periudhave te ndryshme,kurse ne periudhen e Rrumpalles,pas 90 pushteti i dhuroi Durresit 7 maskarenj kryetare bashkie,qe e shkaterruan krejt Historine monumentale te qytetit me te lavdishem te Adriatikut,2 mije vjet para se te themelohej Venediku,ndersa Rraguza u ndertua si nje kopje e Durresit te lavdishem.
Ate qe nuk e bene dot vandalet,gotet,sllavet,qe nuk e pushtuan dot Durresin,e bene me radhe 7 maskarenj te viteve te tranzicionit,demokrate dhe socialiste,Me delenxhiu nga te tere eshte katundari i Korces Gjusho,qe Durresit antik po i ckul edhe patkojte.
Nuk la shesh,lulishjte,ranishte pa ndertuar kulla,tani do pocaqise halucinacionet idiote te artistit bojaxhi Edi Rama,qe sheshin me te bukur para torres veneciane do ta dhjesi me velieren e tij prej betoni.
Ky eshte shqelmi i fundit qe i japin Durresit Historik.
Qytetaret tja presin duart korrupsionit,ti thone-JO velaxhiut,te mos lejojne ndertime mbi ate shesh te mbetur.
O shoke po kunder ketyre bashibozukeve te gjykates perse nuk ndihet kriekaqoli, apo keta jane ne rregull me vijen e partise? Vereni se nuk ndihen as bedrinjte e as viktoret e partise.
Ky bastard duhet te denohet per Genocid ndaj popullsise durrsake dhe per atentat ndaj historise se lashte te atij qyteti dhe mjedisit dhe ekologjise ne pergjithesi.
Jemi te vetedijshem qe edhe po ta plasin ne biruce, demi tashme eshte bere, biles i madh shume dhe nuk riparohet dot me.
E keqja e atij qyteti ka qene qe gjithmone eshte qeverisur nga njerez qe nuk e kane dashur kurre ate qytet, e kane perdorur vetem per te bere shurren ne det dhe asgje me teper. Nuk e meritojme nje fat kaq te zi dhe nje rrenim te tille!
Veliera eshte nje vlere per modernizimin e Durresit. Pastaj nese ka dyshime per vjedhje le te hetojne kostot, por une mendoj qe kjo eshte nje pune e mire per qytetin. Boll zona te degraduara ka qyteti, pse duhet ta lene edhe qendren te degraduar? Sa per ato “bukurite romake”, nuk kam pare as edhe nje kurioz te vetem (as turist as shqiptar) te zgjase qafen apo te beje ndonje foto. Kjo eshte lufta e zakonshme qe bejne partite per pushtet, ne kurriz te cdo gjeje tjeter, edhe kur ajo eshte e drejte. Une votoj pro Velieres me te dy duart.