Qytetarët dhe njohësit e ekonomisë besojnë se produktet serbe po futen ilegalisht në Kosovë tonë, raporton T7
Edhe pse Kosova i ka vendosur taks prej 100 për qind produkteve serbe dhe boshnjake qe tre muaj, nuk vërehet mungesë e tyre në dyqanet kosovare.
Qytetarët dyshojnë se këto mallra po futen ilegalisht.
Edhe ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, dyshon se janë futur produktet serbe në mënyrë ilegale.
Një gjë e tillë, sipas Mulajt, mund të ju shkaktoj telashe bizneseve vendore.
Ndërkohë në fillim të këtij muaji kryeministri Ramush Haradinaj në emisionin “Pressing”, pati shpjeguar versionin e tij pse ende ka produkte serbe në vend, përkundër taksës.
Por ndryshe mendon Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Kreu i shtetit thotë se produktet serbe futen ilegalisht në vend nëpërmjet veriut të Kosovës.
E këtë që e tha presidenti e pohoi së fundi edhe Zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiç. Sipas tij mallra serbe ka anembanë Kosovës dhe se ato mbërrin nëpërmjet rrugëve alternative.
Një pjesë e mallrave shkon në Kroaci e Maqedoni, atje ripaketohen pastaj rieksportohen në Kosovë, pati thënë Ljajiç.
E sipas të dhënave të Dogave, që nga vendosja e taksës kundër produkteve serbe dhe boshnjake, në Kosovë kanë hyrë produkte në vlerë prej gati 800 mijë euro.
v.l/Dita

Arsyetimi është i thjeshtë: pas vendosjes së taksës 100% qytetarët janë vetëdijësuar dhe nuk blejnë më produkte serbe. Kështu produktet serbe kanë mbetur nëpër raftet e supermarketeve pa u shitur derisa tu kalojë afati i skadencës.
Pas taksës dhe pas vendosjes së flamureve të shteteve pranë çmimit të produktit nëpër supermarkete, pronarët shqiptarë nuk kanë arsye të kontrabandojnë mallra që nuk i shesin dot.
MOS JINI KAQ TE TRASHE, PRODUKTET SERBE HYJNE NE SHQIPERI, E ME PAS NE KOSOVE. KAQ FUNDI I HISTORISE.
Kontrabanda me mallra Serbe nuk mund të funksionojë.