Teorikisht, shifra e rritjes ekonomike të një vendi tregon se sa i shëndetshëm është ai financiarisht dhe sa kjo është e përkthyer në mirëqenie tek qytetarët.
Por kjo, jo gjithnjë ndodh në praktikë.
Të paktën për Shqipërinë, rritja ekonomike, e cila aktualisht është në rreth 4.3 për qind, është një shifër që bën krenare qeverinë, por që nuk depërton tek më të varfrit dhe më së shumti qëndron në rrethin e të “kamurve”.
Kjo ndodh për shumë arsye dhe ekspertët më të mirë në vend të ekonomisë bëjnë një analizë të detajuar të “shëndetit” të vendit tonë dhe “shtrojnë rrugën” për ekzekutivin, lidhur me reformat që duhet të ndërmarrë në mënyrë që rritja ekonomike të përkthehet në mirëqenie reale.
Nga viti janë ndërmarrë një sërë reformash sociale dhe ekonomike nga qeveria, por ato që kanë prekur shtresën më vulnerabël kanë qenë me “pikatore” apo “gjysmake”.
Mund të përmendim reformën në pensione, në tregun e punës, reduktimin e informalitetit, zgjerimin e disa shërbimeve publike, rritjen e aksesit të grupeve të varfra të popullsisë në disa shërbime bazë të kujdesit shëndetësor.
Lëvizje pozitive mund të përmendim rritjen e pagës minimale në 26 mijë lekë të bërë së fundmi si dhe mostaksimin e pagave deri në 30 mijë lekë, megjithëse ka hapësirë dhe mundësi për të bërë më shumë, pavarësisht se qeveria është tërësisht kundër.
Sa i përket reformës së ndërmarrë në ndihmën ekonomike, ka rezultuar një reformë pa transparencë dhe që jo vetëm nuk ka rritur masën e mbështetjes, por ka penalizuar edhe familje që vërtetë janë në nevojë.
Ndërsa ende nuk kemi një përllogaritje të minimumit jetik.
Botimi “Përkthimi i rritjes ekonomike në mirëqenie” i akademikut Kosta Barjaba, ku kanë dhënë kontribut ekspertët më të mirë të ekonomisë, është një guidë e saktë për qeverinë se ku duhet të ndërhyjë.
Akademiku Bajraba thekson rritja ekonomike nuk është përkthyer në rritjen e punësimit dhe uljen e varfërisë dhe se një sistem i konsoliduar mirëqenie presupozon sinergjinë midis tri minimumeve: pagave, pensioneve dhe minimumit jetik.
Në këndvështrimin e tij, e Ardhura Bazë Universale është garantimi për të gjithë qytetarët i një niveli të mjaftueshëm të ardhurash, në përshtatje me nivelin e jetesës dhe fuqinë blerëse të vendit.
Ky përfitim ka tre tipare: është bazik, pra i mjaftueshëm për të garantuar jetesën, është universal, pra u takon të gjithë qytetarëve dhe është i pakushtëzuar, pra mund të përfitohet pavarësisht nivelit të të ardhurave. Akademiku Kosta Barjaba sugjeron se ky program mund të pilotohet edhe në Shqipëri, shkruan scan tv.
Ndërsa qeveritë mburren me shifrat e rritjes ekonomike, ekspertët kanë një përqasje tërësisht ndryshe dhe më realist në këtë aspekt.
Sipas ekspertit Adrian Civici, Prodhimi i Brendshëm Bruto kontabilizon të gjitha format e aktivitetit ekonomik, pa bërë ndonjë ndarje ndërmjet atyre që sjellin realisht përfitime sociale dhe atyre që bëjnë efektin e kundërt, pasi thjeshtë dhe vetëm për hir të fitimit shkatërrojnë mjedisin, shëndetin etj.
Kështu, rritja ekonomike në shifra nuk ofron asnjë të dhënë për cilësinë e jetesës, aksesin e grupeve të populësisë në shërbimet bazë, gjendjen e shëndetit fizik dhe mendor, nivelin e lirisë ekonomike, demokracisë, zhvillimin e qendrueshëm, që kanë të bëjnë direkt me mirëqenien.
Duke bërë një analizë të 27 viteve të fundit, eksperti Adrian Civici nxjerr në pah edhe defektet që ka ekonomia e vendit dhe që duhen përmirësuar në mënyrë që rritja ekonomike të jetë në sinkron me mirëqenien e qytetarëve. Sipas tij, rritja ekonomike në vitet e tranzicionit nga 1991-2018, ka patur natyrë të çrregullt dhe luhatje, ku stabilitet dhe ecuri pozitive ka psur në peridhën 2013-2018, duke arritur në një rritje prej 4.2 për qind.
Një tjetër defekt është se rritja ekonomike nuk ka prodhuar në mënyrë simetrike efektet kolaterale pozitive që priten prej saj.
Ai e shikon rritjen ekonomike në disa aspekte kryesore. Fillimisht shikohet se si kjo rritje ekonomike ka krijuar zhvillim përpara se të kalojë tek mirëqenia dhe sipas tij ka pasur disa periudha relativisht afatgjata që rritja ekonomike në Shqipëri ka qenë varfëruese, pavarësisht shifrës, pasi ka prodhuar fenomene negative në përqindjen e saj pozitive, duke mos qenë në sinkron edhe me punësimin.
Ai thekson se rritja ekonomike ka prodhuar pabarazi sociale, zvogëlim drastik të shtresës së mesme dhe diferencim social sa i përket të të ardhurave, që lidhen direkt me aktivitetin ekonomik dhe se ka prodhuar diferencim territorial.
Elementi i tjetër në sytë e ekspertit është si përkthehet rritja ekonomike në mirëqenie, pra sa i kënaqur është konsumatori. Nëse Prodhimi i Brendshëm Bruto nuk përkthehet në Kënaqësinë e Brendshme Bruto, një term i ri që përdoret në 30 vende të botës, dhe nëse shtresa të ndryshme të popullsisë nuk përitojnë nga rritja ekonomike do të thotë që ajo ka një problem të brendshëm të saj. Aspekti tjetër ka të bëjë me rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe përjashtuese.
Ndërsa analizon dhe një element të fundit që ka të bëjë me faktin se sa cilësore është rritja ekonomike në vendin tonë. Sipas tij “rritja ekonomike ka qenë kryesisht e mbështetur tek konsumi, remitancat dhe importet, dhe jo te prodhimi, investimet dhe eksportet”. Pra nuk ka shumë rëndësi shifra, pasi mund të jetë një rritje ekonomike 3 për qind por që është cilësore dhe e qëndrueshme dhe mund të jetë një rritje 6 për qind, por jo cilësore.
Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë që në mesin e vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020, ekonomia globale mund të preket nga një krizë financiare, dhe ndonëse vendin tonë e kap vala e tretë e krizës, sërish do të ketë ndikim. Për këtë, i sugjerohet qeverisë që të ketë gati një paketë “antikrizë”, në mënyrë që simptomat të jenë më të minimale. Në këtë rast pasojat nuk janë thjeshtë financiare por edhe sociale, si rënie e rritijes ekonomike, rritje e papunësisë, etj. Sugjerimi është që “çatia” të rregullohet në kohë me diell.
o.j/dita

Shifra pa Vlere, po Rrahin Thashetheme ne Ajèr rritje 4.5% etjetj. Realiteti eshte Total Ndryshe, me keq dhe me veshtir ska qene ndonjeher, aq keq saqe ka humb edhe Shpresa ne Shqiperi. Meruni me Shifra e Satistika Boshe dhe nuk e kuptoni se Vendi po Shkretohet po behet i pa Jetushem, rriten Brezat dhe e Braktisin ate Vend.
Paskemi rritje ekonomike?
Uaaaaa,sa mire!
Po kush e paska kete rritje se une ne familje tani paguaj me shume se vjet per gjithcka,ndaj pensioni nuk me siguron dot as buken ,se kafen e pime nje dite PO dhe nje ditre JO,e jo qejfin!
Ahaaa,nuk paskemi te drejte te bejme qejf edhe ne pensionistet,qe punuam nje jete te tere,qe ndertuam hidrocentrale,shkolla,pallate,stadiume,shtruam rruge,hekurudha etj,etj?
Po te gjitha keto sot i kane grabitur nje grusht horrash qe perbejne sot “NJERIUN E RI KAPITALIST”,qe ndryshe nga “NJERIU I RI SOCIALIST” nuk shkon te punoje vullnetarisht ne hekurudhe,brezare etj,por eshte bere politikan,biznesmen,gjyqtar e prokurore,kryebashkiak,mjek,ambasador,trafikant,drogaxhi,vrases me pagese,hajdut bankash etj,etj!
Pra keta derdellitin se paska rritje ekonomike duke llogaritur mesataren e vendit ,qe do te thote se 95% e pasurive kombetare i kane vetem 5% e horrave,ndersa 95 % e popullit rropaten per buken e gojes!
Pra ne se nje politikan ha gjate muajit NJE VIC te pjekur 100 kg dhe une pensionisti ha vetem 1 kg mish lope (jo vici se na semur) atehere me llogjiken gebelsiane te dy bashke hakemi nga 50 kg mish vici?
Bravo qeveria shkerdhatokratike!
Rritja ekonomike qenkerka reflektuar te paga minimale , si dhe deri diku te ndihma ekonomike. E drejte qe duhej bere me shume, por fitore eshte edhe fakti , qe deshtoi skenari grek i qeverisjes se saliut. Eshte mire qe behen shkrime te tilla, por do ishte mire te mos ilustroheshin me gishtin e mezit, jo per gje por eshte mungese e theksuar edukate dhe ndikon per keq edhe te brezi qe po rritim.
Nuk mund te kete shifra te sakta kur mungon evidenca, ngaqe ekonomija eshte ende informale.
Pseudorritja eshte fabrikim shifrash dhe rritje galopante borxhi.
Nje rruge qe ka kosto le te themi 100 milion euro, e nderton privati me parate e tij, ja faturon shtetit 300 milion dhe 300 milionshi raportohet gdp gjithashtu automatikisht rritet borxhi, sepse pagesat do shlyhen le te themi per 10 vite nga 30 milion.
Paske qene lule o sali, keshtu I thone kesaj pune.
“…levizje pozitive mund te permendim mos taksimin e pagave deri ne 30 mije leke…”
Ka hak ai qe ka shkruar kete te mos vere poshte shkrimit emrin e tij. Sepse eshte ose poshtersi e plote ose injorance e thelle!
Dihet qe qeveria e shkuar nuk taksonte paga deri ne 40 mije leke. Kjo qeveri i takson pagat nga 30 mije leke e lart. Pra ky taksim qe ka zbritur nga 40 mije qe ishte ne 30 mije qe eshte na qenka sukses?! Vetem nje logjike ekonomike si ajo e mesuesit anglishtes Ahmetaj qe drejtonte ekonomine si minister dje e si kreu i komisionit parlamentar te ekonomise sot mund te shprehe te tille poshtersi si sukses.
Ekonomia e shumices derrmuese te shqiptareve sot eshte varferuar. Ekonomia eshte ne krize te thelle. Ajo reflekton ne eksodin total qe ka mberthyer deshiren e mbare shqiptareve. Ato rritjet imagjinare ne letra jane utopi. Qeveria Rama eshte qeveri e deshtimit total ne ekonomi, aty ku preken te gjithe (me perjashtim te atyre qe marrin tendera nga Rama). Eshte nje faktor baze qe tregon rrenimin e ekonomise nga kjo qeveri deshtimi, Borxhi publik! Ky Borxh i fshehur pas PPP-ve ka arritur 80% duke alarmuar dhe FMN qe urdheroi ndalimin e plote te c’do koncesioni (shqip : Vjedhje qeveritare). Askush nga pushtetaret nuk ka guxim te dale te genjeje per Borxhin publik. Kete guxim nuk e ka as rrenacaku Rama qe derdellit per gjithcka, por per ekonomine nuk thote asgje. Ka hak, njohurite e tij ne ekonomi jane ZERO.
Analogji që turpëron artikullin dhe gazetën:
Figura shoqëruese e këtij artikulli, e krijuar apo e kopjuar, e turpëron gazetën Dita, e ul në nivelin e rrugës nga çdo pikëpamje, sidomos nga ana intelektuale dhe edukative. Ja, edhe një funksionar i lartë tregon se bije në këtë nivel, ja dhe gazeta bëri të njejtë gjë, ç’të keqe ka! Edhe një artist i nderuar para dy vjetësh prezantoi një numër programi në një aktivitet madhor për dhënie çmimesh i veshur vetëm me mbathje të vogla të bardha si të grave, po nuk e pasoi kush më pas. Shtypi dhe interneti përdorin shumë “thesare të tilla” seksi për qëllimet e tyre fitimprurëse dhe degjenerimi kalon për civilizim /qytetërim. Ky “civilizim” i imponohet qytetërimit si modë në veshje, sjellje, aktivitete e kudo. “U bë deti kos, o burra të marim lugën.” Por pjesa e shëndoshë e largpamëse e shoqërisë e kundërshton dhe e përbuz atë nga kushdo që të praktikohet. Le t’i bashkohemi kësaj pjese për mbrojtjen e dinjitetit të njeriut dhe të gjithë shoqërisë. Kasandra.
Kur per te shprehur pakenaqesin,qofte dhe te gazetarit, popullit nuk i tregohet kjo foto.Perse dhe ke sulmon kjo gazete e qejfmbetur?Mendoj se nuk jeni realiste me keto analiza.Informaliteti ne ekonomi nuk mund te na eresoi shikimin.Per aq kohe sa ne mendojme qe te punesuar ne Shqiperi jane vetem te punesuarit ne shtet,tregojme se akoma nuk e kemi kuptuar sistemin ku kemi 30-t qe kemi hyre.Te kerkosh perkrahie sociale kur leviz me makine luksi ky eshte imazh i gabuar i varferise.Qe sot ne Shqiperi ka shume te varfer ,kjo dihet,por nuk me thoni se sa kane filluar pune?Beni analiza me te detajuara e jo me sllogane JU dhe Qeveria.
Se ku e shikojne kete ritje ekonomike ,dhe mirqenje gjithashtu ,,vetem piruni me gishtin e perkulur ai e diii ??Na lodhet o qafira .shkoni te te c’mendurit dhe shisni mend !!
Ekonomia shqiptare eshte akoma,bile ne nje mase te konsiderueshme,INFORMALE.
-Shume kompani kane punonjes ne te zeze.
-Shume fermere akoma nuk mendojne se do te vije dita e pensionit,madje sh.shpejt.
Ne shume e shume qendra fshatrash,lagje,nyje,rrugica qytetesh,prane spitaleve e njesive tregetare;ka me qindra sherbime taksi te pa licensuara,qe sfidojne ata qe paguajne nje me nje taksat ne shtet.
-Ka me shumice shkolla jo publike,te etiketuara O J F ,qe nga ato 9-vjecare,te mesme e te larta qe marrin shume e paguajne pak!
Deshiroj te mos jene te verteta keto qe kam degjuar e shprehur me lart,por mendoj qe ka ardhur koha te vendoset PIKA mbi I dhe te mbrohet e vleresohet ai qe respekton e zbaton rregullat e ligjet e shtetit;pavaresisht se vazhdon te punoje edhe ne pension,paguan siguracion,paguan taksa,drita uje e cdo gje.
Nuk po vazhdoj me gjate,megjithese…!!!!!