Në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo‘ në Report Tv ishte Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kreu i shtetit të Kosovës foli për marrëveshjen e pritshme me Serbinë, idenë e shkëmbimit të territoreve, marrëdhëniet me liderët e Shqipërisë, por edhe shumë çështje të tjera në të dyja anët e kufirit.
Thaçi ngulmoi për një marrëveshje me Serbinë, por me çfarë çmimi? Ai mohon idenë e shkëmbimit të territoreve, që i cilëson pazare, ndërsa tregon se kush është objektivi i tij.
“Askush nuk ka folur për dhënie territori. Qëndrimi im është shumë i qartë. Unë synoj që edhe përtej kornizave kushtetuese të Kosovës, të realizoj aspiratën e të drejtës së qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe të Bujanovcit për bashkangjitje me territorin e Kosovës. Është një e drejtë legjitime e tyre. E kanë treguar vullnetin e tyre përmes referendumit të vitit 1992. Kanë zhvilluar luftë që diçka e tillë të ndodhë. Kanë sakrifikuar, prandaj edhe unë i përkrah shumë fuqishëm, i përkrah si president i vendit, i përkrah në realizimin e të drejtës së tyre legjitime dhe historike”, u shpreh Thaçi
Po në çfarë pike janë bisedimet Prishtinë-Beograd? Presidenti i Kosovës sqaron:
“Mendoj që negociatat kanë shënuar progres. Ka vullnet të dyanshëm për të diskutuar për të gjitha çështjet e hapura, që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që nënkuptohet çështja e të zhvendosurve, e refugjatëve, edukim, shëndetësi, trashëgimia kulturore serbe, zhvillimi ekonomik, artifaktet arkeologjike dhe shumë e shumë çështje të tjera, të cilat janë të nevojshme dhe të domosdoshme për t’u diskutuar. Gjithashtu edhe bashkëpunimi në segmentet e sigurisë, për t’u përmbyllur pastaj me preambulën që nënkupton ndryshimin e Rezolutës 1244 dhe pika e parë e marrëveshjes duhet të jetë që Kosova dhe Serbia të njohin njëra-tjetrën si vende sovrane dhe me integritete territoriale të përcaktuara me marrëveshje. Prandaj nuk di se kush e pengon arritjen e marrëveshjes përfundimtare që nënkupton njohja reciproke Kosovë-Serbi, si dy vende të pavarura, dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB. Është një moment historik, të cilin ne guximshëm duhet ta shfrytëzojmë, të përballemi në mënyrë sa më unike dhe sa më të bashkuar që do të jemi, aq më të sigurt dhe më të suksesshëm, jam i bindur që do të dalim në fund”.
v.l/ Dita

Vazhdo rrugen, ti je politikan i lindur dhe patriot shqiptar.
Z.Hashim!
Ketu mesume se cfare do bashkosh me Kosoven.Po cfare do ti leshosh Serbit per kete pazar,nuk e muarme vesht.
Ti leshosh Mitrovicen Serbise.Shqiperia detin Grekut.Ne mbesim lakuriq me duer ne xhepa.
Dardha e ka bishtin mbrapa, atehere do te shohim se sa politikan eshte Thaci.
Kapaciteti intelektual i Putinit, eshte disa here me i larte se sa ti bashkosh te gjithe brukselistet me ne krye Mogerinin dhe bariun Han, pavaresisht se ne nuk na pelqen, se nuk eshte ne anen tone.
E para, Serbia nuk e leshon Luginen e Presheves se i duhet per rruge, izolohet ne Lindje.
E dyta, po leshoi ca fshatra te Lugines per ti bere qejfin Thacit dhe disa te tjereve, e ne kembim autonomi ose shkeputje per Veriun, i duhet Putinit si sebep per ti dhene Bosjen Serbise.
Kure regjimi I Millosheviqit e suspendoi aesimin shqip te Kosoves ,ne shqiptaret I shendruam shtepite private ne shkolla , financuam arsimin dhe mbajtem sistemin paralel ne kosove
Gjithe keta ose shumica nga keta pushtetar shqiptar te skenes politike te Kosoves se paseluftes kryen shkollat e mesme dhe univerzitetet neper shtepi private dhe razulltati ja ku eshte pase 30 viresh…
Qellimi I suspendimit te aresimit shqip te Kosoves nga regjimi i Millosheviqit Ishte pikershit ky. Qe Kosova te kete kuadro cfare ka sote kurse shkolla shqipe neper sherpi te prodhoje hajvana ,njerez te paditur dhe jo te afte ne menyre qe Serbija me lehte te mund te manipuloje me ta por , edhe ti shantazhohe , edhe ti bleje ti shese e korruptoje ata sepse dihet ,Serbija ndiqet nga parimet e saje … ” qellim shtetror nuk zgjedhe mjetin”
Thaci thote do marrim Presheven, por nuk thote se cfare do jape. Qe ketu del bllof. Duhet strategji bisedimesh, dhe jo hidh dhe prit sikurse veproni ju kosovaret. Keni te beni me serbet qe historikisht ua kane hedhur shqiptareve. Prandaj nuk kuptoj Thacin me keto komente. Do te hyjme ne OKB, thote, por si? I coptuar si gjysme gjel! Mblidhuni dhe krijoni bashkarisht rrugen qe duhet te ndiqni dhe lerini mendimet personale, se ajo qe do te nenshkruhet nuk kthehet dhe historia do tju damkose perjetsisht.
Çfarë do japësh në këmbim.Marja e Preshevës Medvegjëz dhe Bujanovcit.është ëndër shumë e mirë.Po Serbët çfarë kërkojmë?Na e thuaj mor burë se na i cove koqet…..në.
..
Kosova nuk ka arsim per fate te keqe.Kosovaret jane populli qe lexojne me pake ne bote.Ne kuvendin e Kosoves flitet si ne odat e burrave.Profesoret ,gazetaret,mjeke arsimtare…..flasin dhe shkruajne gjuen e mehalles si i meson midjen kelmendi….se nuk dine me shume.
” Profesoret ,gazetaret,mjeke arsimtare…..flasin dhe shkruajne gjuen e mehalles si i meson Migjjen Kelmendi….se nuk dine dhe nuk duan te mesojne me shume ”
Por Naim, kjo nuk eshte teagjedia e veteme pse keto shtresa te popullesise flasin ne Kuvend gjuhen e mahalles . Tragjedia me e madhe eshte se asnjeri nga ata qe nuk dijne dhe nuke dijne te mesojne te flasin shqip nuk bejne as perpjekje me te Vogel ta mesojne rrjedheshen gjuhen institucionale shqipe ,asnjeri nuk e merre mundin ta korigjoje vehten dhe ta ndertoje vehten e tij .Dua te ua sjelle ne kujtese tuaj Naim vetem nji shembull :
Nenkryetari I Kyvendit te Kosoves nga pdk Xhavit Haliti edhe pake dite do te pensionihet dhe nuk ka mesuar ta shqiptoje fjalen URDHERO ose TE LUTEM
Ne pyetjet qe I behen atij nga ana e deputeteve, Haliti pergjigjet me Haaaa
kur nuk e kupton pyetjen. Ai ende nuk ka mesusr ta shqiptoje fjalen URDHERO kurse , kurse ushtron funksionin e nenkryetarit te Kyvendit te Kosoves dhe fare nuk skuqet nga votuesit e tij dhe nga qytetaret e Kosoves sepse , ky person skajeshmerishte I papergjegjeshrm perfaqeson edhe interesat e qytetareve dhe paguhen nga paraja e taksapagueseve te po ketyre votueseve dhe qytetareve te Kosoves dhe nuk paguhet qe publikishte para foltores se Kyvendit te shprehet me gjuhen e mahalles Haaaa…Haaa ne vend se te shprehet me URDHERO