Vjenë 1979, kohët kur domatja shqiptare shpallej ‘Mbretëreshë e Cilësisë’

anazapta

Intensifikimi i eksportit të perimeve shqiptare në Europë si pasojë e nevojave për sigurimin e drithërave të bukës, bën që nga viti 1977 e në vazhdim, të vihej detyrë nga qeveria e Komiteti Qendror i PPSH të rritej sasia e cilësia e prodhimit dhe zgjerimi i tregjeve. Për këtë shtohen sipërfaqet e mbjella dhe strukturat administrative. Sipas specialistit Loni Çuko, në një konkurs tradicional të zhvilluar në vitin 1978 në Vjenë të Austrisë, domatja shqiptare shpallet ‘Mbretëresha e cilësisë’ mes prodhimeve nga shtete të shumta të Europës e më gjerë… Ndërkohë, sipas tij, për shkak të ambalazhit jo cilësor, kontratat me blerësit e huaj nuk ishin ato që priteshin…

 

Zoti Çuko? Keni pohuar se nisur nga kërkesat e shumta që shteti kishte për treg perimesh, ju u dërguan në Agro-Eksport?

-Po. Ka qenë fillimi i vitit 1988, që siç ua kam thënë, ishte një vit i vështirë për ekonominë e vendit, veçanërisht për drithërat e bukës.. Ishte detyra e Ramiz Alisë që të mbillnim e eksportonim disa herë më shumë shalqi, në mënyrë që të blihej grurë. Ishte Ministri i Bujqësisë Pali Miska që më komunikoi detyrën e re. Kështu që unë, nga specialist e drejtues i kultivimit të perimeve, do të isha tashmë në sektorin e Agro-Eksportit…

 

Në këtë mënyrë, nga eksperimentet në laboratorë, drejtimi i prodhimit në sera, ju kërkonit tregje shitje në Europë, pra në kohën e izolimit të vendit, patët privilegjin të udhëtonit në shumë shtete?

-Po. Udhëtimet e mia, që ishin udhëtime pune, kontakte me kompani të mëdha, specialistë të perimeve. Nuk i kam numëruar se sa udhëtime të tilla kam bërë me grupe specialistësh apo vetëm para vitit 1990, ndoshta 20 apo 30 herë…

 

Ku kanë qenë kryesisht këto udhëtime?

-Kam udhëtuar në Holandë, Itali, Çeki, Poloni, Jugosllavi, Gjermani, Austri, etj…. Theksoj se për vendin tonë, në atë periudhë po vinin dit nga më të vështirat, ku kryesore ishte sigurimi i drithërave të bukës. Për shkak se prodhimi i grurit në vend ishte shumë nën parashikim e nevoja, sytë ishin kthyer nga shtimi i prodhimit, eksporti i perimeve e sigurimi i të ardhurave nga ‘to. Pra, udhëtimet tona kishin objekt kryesor kontakti me blerësit e mundshëm për mundësitë e zgjerimit të tregut… Thashë që domatja jonë(që ishte më e kërkuara), por dhe perimet e tjera, ishin cilësore. Por fatkeqësish, me gjithë përpjekjet që bënim, ambalazhet tona ishin jo cilësore, ndër më të dobëtat. E kjo, sigurisht ndikonte tek prodhimi, por dhe tek paraqitja estetike… Këtë na e kishin vënë në dukje dhe specialistët e huaj.. Kujtoj këtu veçanërisht një paraqitje prodhimi në Austri nga shumë vende që shisnin perime, ku përjetuam dy situata të kundërta: U shpallëm kampionë për cilësinë e domates, por na u vu në dukje ambalazhi i dobët me aksiomën në tregti që ‘reklama shet mallin’..

 

Çfarë ishte ky takim(konkurs) në Vjenë të Austrisë ku domatja shqiptare mori certifikatën e prodhimit më cilësor?

-Ishte një takim i planifikuar që bëhej zakonisht në çdo 3-4 vjet nga shoqëri të mëdha a korporata që merreshin me Import-Eksport plehrash. Këtë vit, ishte viti 1979, bëhej në Austri. Kishte përfaqësues (prodhues e blerës) pothuaj nga gjithë shtetet e Europës, por dhe nga Azia e Afrika.. Atëherë, unë kisha një eksperiencë 24 vjeçare në këtë fushë, e një pjesë të pjesëmarrësve dhe i njihja. Kishim shitur patate e perime të tjera tek ata, e kishim bërë kontakte për kontrata si në Shqipëri, ashtu dhe në vendet e tyre. Në këtë takim-konkurs, përveç shteteve të Europës, kishte përfaqësues dhe nga Izraeli, Maroku e vente të largëta… Përveç shkëmbimeve të mendimeve, projekt-kontratave për prodhimet e vitit në vazhdim, por dhe porosi për vitin e ardhshëm, moment i veçantë ishte konkursi për përcaktimin e domates më cilësore. Kjo përballje ishte me interes jo vetëm moral (që dihet, ne atë kohë stimulin moral e kishim metodë), por dhe tregtar. Vendi që merrte certifikatën e prodhimit (domates) më cilësor, ishte i privilegjuar në lidhjen e kontratave…

 

Si u zhvillua ky konkurs?

-Në një mjedis krejt të veçantë, kuzhinierë e merceologë, përgatisnin sallata me domate me prodhime nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë konkurs. Rregulli ishte që këndi i sallatave të çdo vendi (prodhuesi), nuk kishin emrin e shtetit, por vetëm një numër. Askush, as kuzhinierët e merceologët që përgatisnin sallatat, as  ne përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse, nuk e dinim se cili kënd(sallata të përgatitura) ishin me prodhimet tona. Çdo gjë, ishte nën drejtimin e një jurie. Erdhi dhe momenti final, shumë emocionues. Ne specialistët do të degustonim(provonim) sallatat në të gjitha tavolinat që ishin shtruar dhe në fund do të votonim për domaten me cilësi më të mirë. Degustimi vajti rreth një orë. Testues ishin teknologë ushqimorë e specialistë me eksperiencë. Në fund, do të votonim numrin (sallatën) që mendonim se ishte cilësisht më e mirë. Dhe çasti final erdhi. Prisnim me emocion.

 

Cili ishte rezultati i konkursit?

-Pas verifikimit, u komunikua numri i domates më cilësore. Për kënaqësinë, numri që kishte marr cilësimin e domates më cilësore(gjë që e shpalli juria), ose ‘Mbretëresha e cilësisë’, i përkiste domates nga Shqipëria. Të gjithë pjesëmarrësit na uruan. Ndjemë kënaqësi e emocione që rrallë kush i provon. Prodhimet tona, përkatësisht domatja, ishte vlerësuar më cilësorja, më e mira nga të gjitha produktet e shteteve pjesëmarrëse. Përveç kënaqësisë, prisnim që të lidhnim kontrata të tjera me  blerësit. Dhe në fakt, kështu ndodhi… Por kujtoj se ndryshe nga çfarë mendonim, (se nuk ishte gjë e vogël që prodhimi jonë të shpallej më cilësori), nuk ndodhi ajo që prisnim… Dhe në të vërtetë, këtë ma tha(ma paralajmëroi) po në këtë konkurs gjatë një bisede intime, krye bosi i tregut të domates… Ai ishte një personalitet i njohur në këtë fushë…

 

Çfarë u tha bosi gjerman?

-Sigurisht, si shumë të tjerë, dhe bosi gjerman i blerjes së domateve (dhe tregtimit të tyre), në fillim na uroi për prodhimin cilësor. Unë njihesha me ‘të prej kohës, pasi ai kishte qenë në vitin 1967 në Divjakë për të për serat me ngrohje dhe prodhimet e tjera bujqësore për interesa të tij. Më tërhoqi pak mënjanë e në intimitet më tha: ’Çuko! Të di djalë të zgjuar. Mos harro se pazarin nuk e bëjmë ti dhe unë, por e bëjnë ‘buzëkuqet’(femrat), të cilat udhëhiqen më shumë nga syri, nga pamja e jashtme. Bëni kujdes nëse doni të çani mirë në tregti, bëni kujdes me ambalazhet e prodhimit’. Kjo do të thoshte se ambalazhet tona, siç e thash edhe më parë, nuk ishin të mira. Kjo, ndikonte dhe tek prodhimi… Pas kthimit në Shqipëri, unë e bëra problem dhe tek drejtuesit e Ministrisë së Bujqësisë çështjen e ambalazheve. Dhe në fakt, u morën disa masa.. Por përsëri, ambalazhet e prodhimeve tona, për sa i përket cilësisë, ishin larg nga ambalazhet e prodhuesve nga vendet e tjera…

 

Ku punonit ju në këtë kohë?

-Në këtë kohë, unë punoja në Ministrinë e Bujqësisë. Por zakonisht, në delegacione të tilla, siç ishte ai në Vjenë të Austrisë në vitin 1979, pjesëmarrja bëhej nën përkujdesjen e Ministrisë së Jashtme. Por në aktivitetin e Alb-Transportit, një rol të rëndësishëm kanë pasur dhe shoferët e automjeteve si dhe përgjegjësit e tyre. Ata ishin njerëz të përzgjedhur, profesionistë dhe të besuar. Këta, por dhe punonjësit tanë, për mënyrën e sjelljes, korrektesën në marrëdhënie pune e shoqërore, kishin fituar një respekt të jashtëzakonshëm. Kjo, domosdo lidhet dhe me numrin e pakët të shqiptarëve që udhëtonin vazhdimisht jashtë, por dhe me përzgjedhjen e tyre… Kujtoj këtu se kur kalonim kufijtë e shteteve, shoferëve apo punonjësve tanë, kudo që të ishin, u kryheshin shërbime të menjëhershme, nuk u bëheshin kontrolle, vetës sa u shihej pasaporta shqiptare, e vulosej menjëherë… Kështu, ne që lëviznim shpesh jashtë shtetit, kishim shumë shokë, por dhe e ndjenim respektin që na afronin kudo që shkonim… Por kishte dhe probleme këtu….

 

Cilat ishin këto probleme?

-Shoferët tanë, por dhe punonjësit e tjerë të Alb-Transportit, kishin porosi të evitonin në maksimum, takimet shoqërore me të huajt. Edhe për probleme pune, rrallë duhej të ishte një njeri, pasi minimalisht, sipas porosisë duhej të ishin mbi dy vetë. Kjo ishte konstatuar dhe nga të huajt që takonim shpesh, e pasi e mësonin (kuptonin në fakt) shkakun, na mirëkuptonin…

 

Kishte shkelje në këtë drejtim?

-Përgjithësisht jo. Por kur konstatoheshin shkelje, merreshin masat përkatëse. Masat nisnin nga vërejtjet, heqja e të drejtës për të udhëtuar me automjete të Alb-Transportit jashtë vendit, etj… Nisur nga korrektesa e punonjësve tanë, shpesh ata ftoheshin për kafe apo dreka nga homologët e tyre. Por përgjithësisht, këto ftesa, me justifikime të ndryshme, anashkaloheshin… Po ka dhe gjëra të mira në marrëdhëniet tona shoqërore e njerëzore me kolegët që të krijojnë sadifaksion e të lenë mbresa të thella për gjithë jetën. Një e tillë, një ngjarje e veçantë, më ka ndodhur mua e disa kolegëve gjatë një udhëtimi pune në Gjermani…

 

Cila ishte kjo ngjarje?

-Thash ka ndodhur në Gjermani, në një pikë (magazinë) të bosit të perimeve të kryeqytetit të atij vendi, ku ne për shumë kohë shkarkonim perimet që eksportonim në këtë vend. Me kryeadministratorin (krye magazinier), kishim krijuar një shoqëri e besim të ndër sjelltë. Nga ky afrimitet, pothuaj asnjëherë ai nuk peshonte prodhimet tona që magazinonte se kishte besim. Gjithashtu, edhe shoferët tanë, nuk peshonin ngarkesat që sillnin në Shqipëri. Kjo mënyrë marrëdhënie kishte funksionuar gjatë, e falë korrektesës së ndër sjelltë, e kishte forcuar më shumë miqësinë… Por një ditë, kur shkuam të shkarkonim mjetet (ishin 5-6 maune, se përgjithësisht lëviznin të organizuar), pamë që miku jonë nuk ishte, e punën që bënte ai(drejtimin në magazinë) e bënte një tjetër… Nuk kishte si të mos interesoheshim për fatin e tij…

 

Çfarë mësuat për mikun tuaj gjerman?

-Pyetëm për ‘të, e zëvendësi na tha se ka gati një muaj që nuk është paraqitur në punë, se ka sjellë një justifikim se ka një problem të tij… E pyetëm për problemin që kishte miku ynë, por ai mblodhi supet, duke na lënë të kuptojmë se ai nuk dinte gjë konkretisht. Po ne këmbëngulëm, e një nga punonjësit e tjerë që na njihte dhe e njihnim, na tha shkakun. Na tha se miku jonë kishte gati një muaj që ishte sëmurë dhe për këtë ishte trajtuar nja dy javë në spital. Më pas, siç na tha punëtori gjerman, ai vazhdonte të qëndronte në shtëpi për rehabilitim. Jo vetëm kaq, por na tha se dinte dhe shtëpinë e tij. Na dha adresën, të cilën e shënuam në një letër… Diskutuam dhe vendosëm së bashku, që t’i shkonim në shtëpi për vizitë, për ta takuar dhe ti uronim shërim të shpejtë. Kështu bëmë…

 

Si shkoi vizita në shtëpinë e kolegut?

-Lamë automjetet në përpunim(shkarkim) dhe blemë diçka, siç çonim në Shqipëri tek të sëmurët. Me një taksi, u nisëm drejt banesë së tij sipas adresës që na kishin dhënë. Udhëtuam gati gjysmë ore dhe ndaluam në një bllok banimi pothuaj në periferi të kryeqytetit gjerman. Pa shumë mundim, mbështetur në këtë adresë të saktë, gjetëm pallatin deh trokitëm në derë. Pas disa trokitjeve, njëri nga ne, u kujtua dhe i ra disa herë ziles. Por nga ana tjetër, nuk po merrnim asnjë sinjal… Nuk po dëgjohej asnjë lëvizje… Ndenjëm jo pak, e po bëheshim gati që të largoheshim, duke menduar se nuk kishte njeri në shtëpi, e mundimi jonë po na shkonte kot. Por…

 

Çfarë ndodhi në vazhdim?

-Dera u hap. U duk i zoti i shtëpisë dhe u step kur na pa ne qe prisnim atje. I habitur shqiptoi: ‘Po ju!!?’. Më pas na zgjati dorën e na takoi të gjithëve. “Nuk të gjetëm në punë, e mësuam se jeni i sëmurë. Erdhët tu vizitojmë dhe tu urojmë shërim të shpejtë”. Ashtu i trullosur, na bëri shenjë ta ndiqnim pas në banesën e tij… U ulëm rreth një tavoline të madhe që ishte në qendër të sallonit, e ai aty përballë nesh. Nuk di sa kohë qëndruam ashtu disi të habitur. Ai nga kjo bisedë e papritur, por dhe ne nga befasi e tij…

 

Si shkoi më tej biseda me mikun tuaj gjerman?

-Më pas e morëm veten, ai dhe ne. Ai u gjallërua aq shumë nga kjo surprizë, sa nuk harronte të na uronte herë pas herë ‘Faleminderit!’. I uruam shërim të shpejtë. Ai, në gjendje emocionale nisi të flasë pa ndërprerje:’Faleminderit të shtrenjtë miq! Nuk e prisja këtë vizitë. Në këtë shtëpi ka kohë që nuk shkel njeri. Një vëlla që kam, e kam shumë larg, jeton në Amerikë. Edhe kur isha në spital nuk mundi që të vij, por komunikuam vetëm një herë në telefon. Ju, pra, jeni të parët. Nuk di çfarë tu them. Ju shqiptarët jeni të mrekullueshëm. As nga puna nuk është interesuar njeri. Ditën që u shtrova në spital, i njoftova shkakun. Po atë ditë, spitali nisi zyrtarisht dhe shkresën e shtrimit në qendrën time të punës… Faleminderit njëmijë herë…”..

Ai vazhdonte pa ndërprerje, ndaj unë ndërhyra, pasi dhe për ne ishte disi e sikletshme..

 

Çfarë i thatë ju?

-Ju lutëm që të linte lëvdatat ndaj nesh, pasi ne nuk kishim bërë një gjë thjeshtë shoqërore, gjë që e bëjmë vazhdimisht në Shqipëri. I thashë se ju jeni miku jonë, i njohur prej shumë vitesh, e se nuk mund të iknim në Shqipëri pa u parë ju pas sëmundjes që po kaloni… Ai më ndërpreu:’Ju shqiptarët, jeni njerëzit më të mrekullueshëm që unë kam njohur. Jeni njerëzor, gjë e cila këtu tek ne nuk ndodh. Këto veti janë të rralla, e ju jeni të mrekullueshëm që i ruani ato! Mua më ringjallët, më shëruat…”. Vazhduam bisedën e lirshme më pas. Donin që të largoheshim, pasi kishim menduar të rrinim së paku gjysmë ore.. Por ai këmbëngulte. Nuk na linte. Na qerasi me çfarë kishte, duke mos harruar të theksonte përsëri shpesh se dhurata(vizita) që ne i bëmë, ishte surpriza më e këndshme… Erdhi koha të ikim. Po shkonte mesnata… Kishim qëndruar shumë tek miku jonë. Por ndarja na kishte rezervuar të papriturën tjetër…

 

Cila ishte e papritura e ndarjes?

-Miku jonë gjerman doli tek dera. Pamë se u përlot. Nuk donte të ndahej nga ne dhe ne e patëm të pamundur ta ndalonim. “Nuk kam gjë, jam mirë, u shërova. Do u përcjellë”- këmbënguli ai. Zbritëm me ashensor katet dhe dolëm në sheshin përballë. Ishte një natë e freskët. Diku nga një lokal pranë, vinin tingujt e muzikës. “Do të pimë dhe diçka kështu, pastaj do u le të ikni!”- këmbënguli ai. Kështu bëmë. Qëndruam dhe një orë me ‘të dhe u ndamë. U përqafuam me mall, me urimin e ndër sjelltë ”Mirë u pafshim!”… Kishte kohë që kishte filluar dita e re… Për pak orë ne do të niseshim… Kishim rrugë të gjatë, do udhëtonim drejt Shqipërisë…

 

Zoti Loni! Së fundi, pas kaq dekadash me perimet, vazhdoni të merreni më me këtë profesion?

-Zyrtarisht, jam në pension, por nuk jam ndarë nga puna që i kam kushtuar një jetë të tërë. Kuptohet, jo në marrëdhënie me shtetin, por në aktivitet privat. Që nga viti 1964 kur unë fillova punë fillimisht në seksionin e bujqësisë të rrethit të Lushnjes, i thonë gati 50 vite që merrem me perimet… Ruaj në eksperiencën time dhe një arkiv të pasur, fryt i punës shumëvjeçare kërkimore e zbatuese që kam bërë së bashku me shokë të tjerë, aplikuar në shumë rrethe të vendit. Ajo nis nga puna në kooperativën ‘Mao Ce Dun’ në Lushnje (nga janari i vitit 1966 deri në fund të vitit 1968), në Ministrinë e Bujqësisë (nga 1 janari 1969 deri 31 dhjetor 1999), në Agro-Eksport(janar 2000-dhjetor 1992), dhe më pas me fondacione të huaja që veprojnë në fushën e bujqësisë në vendin tonë. Gjithashtu, në eksperiencën time përfshihen dhe njohuritë teorike e praktike në seminare apo kualifikime të shumta në disa vende të kontinentit. Përpiqem, që sot, me aq sa mundem, këtë eksperiencë ta jap aty ku e kërkojnë…

(Fund)

 

Share This Article
23 Comments
  • Per nje te te ri shkrimi mund te jete interesant po per ne pak me te moshuarit nuk ka asgje per tu habitur pasi ne ate kohe te gjitha prodhimet bujqesore rriteshin e piqeshin pa hormone,kurse sot s’ka asgje shije,bile kastravecat dhe domatet fryhen edhe gjate kohes qe i mbajme ne frigorifer nga hormonet qe marrin.Prandaj dhe prodhimet “Bio” sot ne bote kane shtrirje kaq te gjere dhe megjithese kane kosto me te larte,konsumatori eshte kthyer nga to. Nuk e di ne shqiperi sa vend zene keto prodhime.

  • O beje thirje te rinjve shqiptare,qe studjojne e genjehen me bemat e pa qena….ju lutem lexoni studjoni se ekonomia shqiptare e udheheque nga kuadrot e pregaditura ne sistemin socialiste te udhehequr nga sh.Enver Hoxha,kane arritur rezultate nderkombetare,populli i shendetshem per ato qe u ushqente bio,sot jane te bombarduara me semundje…??
    Po kush do pergjigjet per shkaterrimin e ekonomise SALI RAM BERISHA apo hileqari tradhetare Ramiz Alia????Drejtoria nje dite do te flasi…
    Pasurohet duke shkaterru vendit familja berisha e bertet kur akuzohet…po pasurite e popullit ku jane o sali antishqiptari…fol,fol apo harrova do te flases shpejt para drejtesise nderkombetare ,o hajdut,tradhetare e antishqiptare…
    Po kur u pyet Edi Rama e ambasadori USA ,z.Arvizu…per te rreshtuar te mirat e Berishes …nuk hezituan, por ama populli nuk eshte budalla,ato shikonin..
    a) -ose genjeshtat per mashtrim te popullit…
    b) -ose qellimet e fuqive te medha antishqiptare ,qe ne kuader te ndryshimit te sistemit ,moren e shkaterruar me agjenturat e tyre,ekonomine e vete shtetin shqiptare e bashke me te hodhen ne rruget e botes shqiptaret e pa mbrojtur…
    c)-Populli se ha sapunin per djathe,po pret sekuestrim te pasurive te grabitura, inventari i shtetit shqip[tare eshte ne arkiba dhe te gjitha uzinat,fabrikat e te gjitha pasuri te popullit,shkaterrimtaret,grabitesit me azema e “trima tropojane”efektivat e ushtrise agjenturore te Ramiz sali *nano te tradhetise do behet gjyqi….e populli sic eshte i bindur e i ditur se kush i ka bere, do japi denimin ne vendim drejtesie se sot, i thojne”mos akuzo sepse denohesh”,,,por drejtesine e bene nje si sh.Enver,tek te tjere nuk ka besim..eshte sh.Enver Hoxha qe la popullin e vendin te pasur,punoj ne te miren e ne sherbim te popullit..
    Dua t’i drejtohem thenies se Edvin Rames kur tha…..UNE TANI DO TE JEME KRYESHERBETOR I POPULLIT SHQIPTARE…e qe te arrish te behesh keshtu duhet te punosh sic punoj e veproj sh.Enver,,,..po kete veper nuk behesh lehte kryesherbetor…fillo gjyko financat e shtetit qe rendojne kokat e ketij populli…co para drejtesise emrat e pervetsuesve te financave dhe sekuestro pasurite e pervetsuara ,pervec denimit penal me burgim…ndryshe arken e ke bosh…Edhe Anglia qe ju z.Rama thoni ne popull qe do te ndihmoje qeverine shqiptare….TE KTHEJ ARIN QE KA VJEDHUR DHE E MBAN NE BANKAT E KONDRES….??/pse sh.Enver e kerkoj, e paditi Londren ne gjykate nderkombetare dh u vendos te kthehet,por nuk u kthye sepse sh.Enver kerkoj pagesen e interesave qe banka ka mbajtur padrejtesisht arin shqiptare….e cila gje,interesa nuk u miratua nga Londa e keshtu ari nuk u kthye…Pse skerkoni hetim eshte apo nuk ekziston ari shqip[tare ne Londer,sepse edhe mund te jete pervetsuar nga kriminelet e hajdutet e ketij vendi????/verifiko se shkon ne Londer .bisedon dhe me Tomi Blerin e nuk kerkon pasurite e popullit….ndaj me te drejte them qe vetem nje sh.Enver Hoxha punoj per kete popull,nuk pervetsoj asnje qindarke….por zhvilloj erkonomine,vendin dhe vete njeriun e ri te sistemit socialist.se sa i madh ishte sh.Enver…po po populli thote kudo..ku eshte nje Enver si ai qe na udhehoqi vendin,se bene dallimet e vendit e popullit….por ai nuk ka te llogaritur ne vlerat e te mirat qe ja solli vendit e popullit…
    Qe ka njerez te afte,patriot e te mire,kjo nuk diskutohet,por agjentura dhe armiqt e vendit i eliminojne,u kundervihen ne familje e femije dhe sot ato ligjerisht e ekonomikisht jane te pa mbrojtur edhe pse kane aftesi organizuese,profesionale e drejtuese…sepse z.Kryeminister administrate me kuadro pa pevoje,me diploma fallco nuk do te kesh suksese.kthhuni sistemit te socializmit dhe drejtimit te vendit sic beri sh.Enver ahere do keni suksese..Edhe sh.Enver e mori vendin pa asnje leke…vbeni bilancin si e la shqiperine konomikisht e financiarisht,kulturen e arsimin,profesinalitetin e kontributin,shendesine elektrifikimin e zhvillimin e vendit sa ka aq shume sa ne nje koment te shkurter nuk rreshtohen…Keni veprat madhore, kthehuni plane 2-3-5 vjecare te kongreseve te partise e shikoni arritjet,nga mocarja e turberkulozi, u zhduken e sot i ke evidente…nga ambjetet e ajri i paster ne sketer shendetsore e kancorogjene….ktheu o popull se ne karrike qeveritare vijne ato qe hajne lugen e qorbes se prishur,agjenturat,qe sla asnje tembijne ne kohen e Enverit ,sot lulezojne edhe pse nuk i paguan ma njeri…

    • O bej thirje ….
      Drejtesia
      qe ti therritni mendjes ! O bej thirrje atyre te shtepise tu stakojne internetin !
      O bej thirje ,qe te zgjidhni nje spital ,ku te doni se do ju kuroj me spenzimet e mia .Guxova te lexoj vetem 3 rreshtat e pare .Po te kisha lexuar me , nuk di cfare do therrisja .

      Kaq mbaroi ???
      Po ndjej nostalgji per “mjao mao ce dunin”
      Sa keq per ate gjermanin ,sa keq .Thuaj me erdhi per te qare ,jo vetem per gjermanin po dhe per Lonin .Merrnin cmimin si domatja me cilesore po nuk kishin arka per trasport .Epo partia marangozet i beri prekuror .
      “Nuk kishim si mos te interesoheshim per fatin e tij ” …hahhaha Nuk kisha dyshim per kte ,ne interesoheshim per te gjithe ,dhe per Spacin …kujdesoheshim te mos ngelej asnjeher bosh
      Loni ,po pse nuk e moret me vete ate gjermanin ,paskish qene shume keq .Nuk kishte asnje ,ne ktu kishim cdo gje . Partia ,partia qe marrte nga ditet tuaja mendonte per cdo gje .Gjynaf gjermani qe nuk kishte parti .Lavi shokut Loni ,propozoj qe koperativa te hapet perseri …
      do i japim mundesin Ornuellit te shkruaj vellimin e dyte !

  • Pa mohuar cilesine e prodhimeve tona, qe kane qene ne standarte nderkombetare, ne shqiptaret ne Shqiperi, hanim vetem ato rpodhime qe nuk i merrte eksporti.
    Mollet starkinge i kishte vetem ndonje familje deshmori per 5-maj, ose ndonje shqiptar qe i vinte dikush nga jashte dhe shteti per te treguar se kishte bollek, ja mbushte edhe frigoriferin qe ja kishte dhene me qira per ato dite qe miku do te ishte per vizite.
    Ka patur specialiste Shqiperia shume te devotshme dhe profesioniste dhe fale ketyre njerezve shqiptaret ja dolen, por mos harroni se ne dreke ose ne darke, ne tavolinat tona shtrohej vetem nje pjate, qe ishte menuja jone.
    Kjo eshte e verteta e hidhur e shqiptareve, qe megjithese punuan me shume se europianet perendimore, fituan shume me pak se ata.

  • Shkrimi i gjate i Loni Cukos eshte deshmi e nje pune shembullore te myzeqareve dhe gjithe popullit doemos, drejtuar nga specialiste pasionante si Loni me shoke.
    Dhe e gjithe kjo nuk ka te beje as me partine, as me Enverin Puna dhe sakrificat ishin te popullit. Ishte koha kur Divjaka dhe gjithe Myzeqeja me rendimente thuajse europiane ne produktet bujqesore e blegtorale jo vetem ushqente Shqiperine po eksportonte edhe jashte .
    Nuk i thone kot “Zonja Divjake” dhe Myzeqese, “Hambari i Shqiperise”

  • “ENDERRIMTAR “!
    Ti heqim pengesat ideologjike per te cilat DESHMITARE te “GJALLE ” ,jane te PERNDJEKURIT .
    Edhe une kam qene si te gjithe pjese e PUNES se atij sistemi .
    Tani ne moshen qe ne SHQIPERI duhej te kisha gjetur ndonje qoshe te rehateshme qe te prisja edhe 5-6 vjet moshen 60 vjecare te pensionit ,tani me duhet qe ketu ne PERENDIMIN e EGER dhe te LARGET te punoj me shume se sa kam punuar ne rinine time dhe bile edhe te kem kohe qe te ndjek studimet ne KOLEGJ dhe te konkuroj .
    Ato vite dhe ato kohe ishin te veshtira ,por edhe te ARTA dhe kishte me shume se sa sot kuptim jeta .
    Ndjeje kenaqesi ne cdo gje qe quhet “QEJF” , ne ate kohe , ne kinema ,teater STADIUM ,pallat sporti ,ne fejese ,martesa ,dalje dhe pirje nje gode me shoqeri .
    Sot cdo gje duket e zbrazet .
    Respekt per AGRONOMIN LONI CUKO se dikur ka luajtur edhe per ngjyrat e TRAKTORIT ME DUKET ne fillim se bashku me ROZA HAXHIUN ,KRISTAQ GOGONIN ,MIM XHORXHIN ,HIDAJET HAXHIUN (xhajen ) ne mos gabohem edhe te tjere .

    • Totila ,ju shof ne merak te madh ..kam pershtypjen se doni qe te konvertohem ne enveriste . Me tregoni pengesat ideologjike , por ju kujtoj qe kto nuk jane teori .
      Ate sistem e vuajtem mbi kurrizin tone . Ti shkoje ne teater une ncuk , ti ne kinema une ncuk ,ti fejoheshe martoheshe …ne ncuk …certifikaten e biografise nuk na i jepte kryetari i keshillit .E dini besoj qe kerkohej ajo ??/ Ja dhe ju ashtu do jeni martuar ,keni kerkuar me pare biografine te …ndershme .
      Ishin kohe te ARTA ?? Mi shkruan me germa te medha sepse do qe ideologjia jote te hyj me zor ne koken time ????
      Mua me vjen keq qe ideologjia e tyre ka mbushur koken tende ,me vjen keq qe nuk kupton qe je aty ne perendim pikerisht ne saje te atyre koheve te ngrata ,dhe sidomos me vjen te ulurij kur me tregon qe jeta kishte me shume kuptim ateher .Jo i dashur ar mik ideologjik ,nuk kishte fare kuptim as per mua dhe as per ty .Ishte boshe dhe e bazuar ne idhuj te rreme dhe respekt te sforcuar .
      Perendimi i do njerzit te afte ,te detyron te studiosh te jep mundesine te provosh veten dhe jeten .Une kam mjaft sukses ne Perendim . Ne saje te atyre njerezve qe e dinin cfare ishte jashte telit me gjemba qe kohet e tua te ngrata kishin ngritur .Qysh ateher shume heret me treguan shumllojshmerine e jetes …jo vetem te kuqen e gjakut ,te flamurit dhe traktorit .Ky eshte problemi i juaj ,jo perendimi .Keni pak problem dhe ate qoshen e rehatit ,ne moshen 60 vjecare qoshe rehati ??? joooo ,refuzoj te lexoj kto gjera kaloj ne depresion .
      Respekt punes se agronomit ,dhe punes tuaj por derisa te vazhdoni ti quani kohe te ngrata do jemi ar miq ideologjik dhe sidomos do ndiheni shume “plak’ !

      • Dream antikomunist i ardhur nga komunizmi, Totila eshte nje nga ata komentues, qe nuk hedh poshte cilesite e mira qe nje popull ka patur, se po ta bente kete sdo te ishte me Totila, por do te ishte nje mut.
        Une jam persekutuar jo me shume se disa qe u shkaterruan me gjithe familje, por nuk mund te hedh poshte ate gjenerate specialistesh te nderuar, qe punuan me ndershmeri dhe kish nje gezim ne shpirt kur benin dicka ne te mire te popullit, panvaresisht se shteti ishte zaptuar nga diktatura.
        Njeriu punon me ndershmeri, jeton me ndershmeri, fiton me ndershmeri, kjo eshte jeta, jete qe nuk hap probleme per familjen dhe shoqerine.
        Mund te urresh diktaturen, jo Shqiperine dhe njerzit e saj, se Shqiperia ska faj se erdhi diktatura dhe Shqiperise i dhane dinjitet shume figura te ndritura, si ne shkence, ne kulture dhe ne profesione te tjera dhe ne sot sduhet ti perndjekim, por ti nderojme, se e meritojne.
        Nje njeri qe hedh te shkuiaren e tij dhe te familjes, smund te kete as te ardhme, se do te vine pinjollet e tij me vone qe do tja humbin namin dhe nishanin, se i thone, beme baba te te ngjaj.
        Une jam ai qe cdo dite kam patur si menu vetem nje pjate ne tavoline, por une jam ai qe sot kam nje menu te pasur cdo dite, por Qejfin qe thote Totila me te drejte, se shoh ketu ku jam, Qejfin e kam bere ne Shqiperi, me ato kushte qe kishim, se mbas pune, skishim probleme se a do te gjej pune neser, qejfi ishte kinemaja, teatri dhe dreka ose darka me shoqeri, stresi nuk ekzistonte.
        Dhe e fundit, krahasimin kur tja besh Enver Hoxhes dhe diktatures qe ai instaloi, beja me vendet e perendimit dhe demokracite e tyre, aty Enver Hoxha del jashte loje, por mos ja bej krahasimin me kohen e qepes se mbretit te vetshpallur dhe koleres Sali, qe vetem demokraci nuk beri, por krijoi nje anarshi te vetmen ne llojin e vet.

  • Nuk ka asgje të fabrikuar!Eshtë një realitet që Izraeli e aplikon pasi morì pervojë shqiptare në vitet ’70 dhe ndaj sot është vendi i vetem ne botë pa krizë!(NewYork Times)Sepse ekonomia e perbashkët e intensifikuar me teknologji moderne është superiore ndaj ekonomisë së vetmuar dhe të vogël private.Rezultati me fermat dhe kooperativat izraelite po perfitohet nga Hollanda dhe Suedia,kurse Shqiperia që sipas ministrit të bujqesise se Izraelit,” na dha pervojë të vyer”, nuk e thelloi industrializimin e bujqesise kolektiviste,por me porosi të Beogradit,(Kosova kur të shikonte varferine shqiptare,burgjet,interrnimet të mos shkeputej nga Jugosllavia-libri “Le guerre Jugoslave”,autor prof.Pirjevec.) banda e Jagove,që themeloi me projekt dhe personel drejtues partinë kriminale “PD”,varferoi qellimisht fshatarin(kooperativistin) duke e degjeneruar politikën agrobujqësore;dhe rikthyer,pas,fillimisht me tufëzat(propozim direkt i R.Alise) dhe më pas me S.Berishën që si industrine(duhej rinovuar) dhe bujqësinë i ktheu në mesjete;në privatizim kriminal,pasi qëllimi ishte shqiptari për një rrip toke, të vriste shqiptarin dhe jane mijra të vrare vetëm nga prona e privatizuar qëllimisht kur Izraeli,Zvicra etj…e kanë tokën pasuri Kombëtare që jepet e lirë me afat cilitdo që kerkon investim(Zvicra)kurse grup qytetarësh në Izrael e marrin atë me kontratë duke u ndihmuar e orjentuar nga bankat dhe specialistët e bujqësisë!Shqiptaret do vriten sërish nëse prona nuk bëhet pasuri Kombetare,si Zvicra,ose perparimi do të jetë teper i ngadaltë dhe konkurenca e kolektivitetit dhe modernizimit,(shiko Maqedonine)do e shfarros bukqësinë e agrokulturën shqiptare(jugu i Italise që mbyt Europën me agropemtari,eshtë në falimentim sepse Spanja ka krijuar komplekse kolektiviteti(konsorciume)që kanë efektivitet dhe cilesi produktesh dhe tregu botror po thith më shumë se tregu me “grup”privatësh italianë…Shqiperia me klimen,diellin,ujrat…ka mundësi “globalizuese”,por krimi me privatizimin mesjetar ku toka nuk punohet dhe prodhohet keq,e ka të vështirë perparimin.Duhet bërë hap prapa,në bujqesi,duke parë Izraelin,Zvicrën,Hollandën,dhe të rikthehemi aty ku banda e Beogradit,Jagot me Sali Berishën në krye e spostuan dhe perfundimisht e nderprene,zhvillimin,per arsye politike,Kosovën,nën Serbinë!Nuk ka zhvillim pa bujqesi moderne,dhe modernitetin,si tregohen rastet pozitive,e jep SHTETI dhe politika e tij agrobujqesore!Z.Cuko,pershëndetje,per vërtetësitë,padyshim plotë probleme të asaj kohe që perpos mangësive,kishte edhe vlerën e kolektivitetit që Heroi ynë kombetar Skenderbeu e ka lënë amanet me thuprat….Sot Shqipëria është bere nga S.Berisha dhe partia e tij kriminale,PD,e privatizuar si në mesjetë!Edhe Rilindja nuk ka projekt për zhvillimin intensiv të bujqësisë dhe Izraeli,Zvicra nuk janë larg!

  • Shqiptari token e bukes e kishte te shenjte,shtepine e ndertonte ne koder,por token e bukes nuk e prekte.Si mund te lejosh ti Bathore katundaresh qe mesyjne tokat e bukes per te krijuar masaker urbane,si mund ta legalizosh ti kete masaker urbane,siiiii!????Do mundohem te perseris fjalet e Berishes ne sheshin e Bathores;15 vjet me pare ,pa pyetur askend,ju krijuat nje mrekulli fale punes dhe vendosnerise tuaj,Atje ku me pare ishte toke djerre ju ngritet nje qytet!!!!Si mund te nxise ky njeri zaptime e uzurpime toke,sikur te ishte kreu i fisit te huneve.Cdo gje mund te ndreqet,plaget do te mbyllen por masakra urbane,nuk do te riparohet kurre.z.Cuko,une e mirekptoj gjithe sakrificen dhe punen tuaj,por sot Shqiperia nuk ka toka are,nuk ka fusha prodhuese,kane mbetur vetem ca parcela te fragmentarizuara nga ndertimet ku te mund.Ky eshte nje krim per te cilin berisha me vandalet e tij nuk do te pergjigjet kurre!

  • Mè falni. Nuk kam ndèrmend tè them ndonjè gjè,u bè kjo punè e u kry kjo vepèr. Gjykojeni dhe kujtojeni me gjakftohtèsi:si ishte bujqèsia nè ato kohè e si èshtè tani…,hè u kujtuat …?

    • Sot i nderuar ska bujqesi fare, ka vetem ca parcela te vogla, qe fshataret i kane mbjelle per te mbijetuar, por dhe me ate prodhim sja dalin, se i mbetet prodhimi stok dhe rastet kur fshataret i hedhin prodhimet e tyre te kalbura ne lumej, kemi plot.
      Prodhim me perfitim nga toka sot ka vetem Lazarati.
      Nuk e di se kujt i shkon mendja se kooperativat, jane komuniste, kooperativat perpara se ti merte komunizmi si koncept, kane ekzistuar ne perendim, ku dhe sot kemi shume raste ne shtete demokratike, ku fermeret kane bashkuar tokat dhe shesin prodhimet e tyre se bashku, por me nje ndryshim, se ne keto bashkesi kooperativash, ska burokraci, ku me shume ka administrate se punetore, ata zgjedhin nje kryetar dhe nje financier dhe kaq, pjesa tjeter kap traktorin qe jane moderne dhe kryejne ne te njejten kohe shume funksione dhe punojne.
      Shqiptaret kane punuar shume mire edhe ne kooperativa, u arriten fale specialisteve shqiptare prodhime ne rang boteror si ne cilesi dhe ne prodhim, por puna ne kooperativat shqiptare, sihte nje skllaveri, ku shifje me qindra shamibardha ne nje hektar toke duke prashitur me bel dhe fitimi ishte 30 leke te vjetra per dite pune dhe buke misri.
      Por duhet thene se ka patur fshatra shume prodhimtare, si ne Korce, edhe ne fushen e Myzeqese dhe ate te Vurgut dhe ndryshimet ishin te dukshme, ku jo vetem shkolla qe ishte ne cdo fshat, por dhe doktori dhe mamija edhe kopshti e cerdhja, anafalbetizmi qe une e urrej me shume, ishte ZERRRRRRO.
      Por me ben pershtypje se sot me shume e shajne komunizmin, ata qe i sherbyen jo me dinjitet si shqiptare te ndershem, por ata qe ishin vegla te diktatures duke spiunuar shoket dhe farefisin e tyre, si duket e kane pare qe komunizmi si doli si mendonin dhe tani mendjone se duke e share komunizmin, duket sikur hakmerren ndaj tij.

      Dream, po te me kishin dhene mua dy zgjidhje, o KOMUNIZEM, o SHPELLAR BERISHIAN, te siguroj se do kisha zgjedhur KOMUNIZMIN si ide, se SHPELLAR per mua eshte ofendimi me i madh qe mund ti behet sot nje shqiptari.
      Ti e mban me nder titullin shpellar, ta gezosh, por mos pendohesh sic u pendove me komunizmin!

      • Horri ,e di qe do zgjidhnit komunizmin .Dhunimi kte pasoj sjell Sindromen e Stokholmit .
        Analfabetizmi ka kte pasojen e zgjedhjes se te keqes me te vogel .
        Midis enferrit dhe saliut .
        Nuk keni aftesine te gjeni dicka te re ,te luftoni per dicka te re .
        Nuk i kam te reja replikat tuaja , ndjese qe do i bie shkurt .
        Vetem me hiqni nje kuriozitet …mbasi u persekutuat gruan e moret komuniste ??? Qysh ateher ju lindi dashuria per partine dhe biografine??
        POLITIKA ESHTE E PERBERE NGA DISA HORRA QE QEVERISIN SHUME QORRA !

        • Ish spiun i konvertu ne pseudodemokrat, nga pjella juaj mund te presesh cdo gje se keni kujt i ngjani dukeni sikur jeni bere me spermen e Saliut, keshtu qe e them edhe njehere me mire do te isha bere komunist i thjeshte me nje cope buke, se sa te isha nje komunist-sllavo-ortodoks i konvertu ne shpellar berishian, sic te thashe, te jesh sot shpellar berishian, eshte sikur ta shke…dh…ne librin e shpis cdo dite para syve dhe ti ti thuash faleminderit se me nderove.
          Horri eshte edhe hamshor, po deshe beji nji ftese dhe ste zhgenjen. Laku noc. po shkoj tja rras nji shkine tani ishalla se ke gjo.

  • “ENDERRIMTAR “!
    HORRI me pelqen me shume se sa per kalvarin e vuajtjeve qe ka pesuar ne kohen e diktatures ,per ate qe punen e asaj kohe qe eshte bere nuk e mohon .
    Por me shume me pelqejne komentet e tija jo se konvergojne me te miat ,por se ka njohuri ne disa fusha ,ku kete te politikes si edhe t e SPORTIT ,por edhe ka njohuri teknike ne disa fusha qe nuk besoj se kane qene te tijat .
    “HORRI”,ketu ku jam une redaksia e “TEMES ” nuk mi merre komentet .
    Dicka nuk eshte mire ne blogun e “TEMES ” ,une ja hidhja fajin kompjuterit tim ,por jo nderova si vendin dhe ika diku 10-20 milje me larg dhe po prape ishte e njejta situate .
    Kjo ka qen earesyeja qe une kam bere “MUNGESA’ ndonese jam “PROVOKUAR ” ,jo pak .
    “DREAM “,nuk kam qene i PERSEKUTUAR NE DIKTATURE as kam qene ndonjehere KOMUNIST ,as kam qene SPIUN i shokeve dhe miqve ,se kete pune nuk ma ka bere as baba as nena ,dhe ti e kalon cakun ,por une ta fal se edhe NICKU yt eshte po aq SINJIFIKATIV.
    Nuk eshte nostalgjia per DIKTATUREN as per ngjyren e KUQE te “TRAKTORIT ,qofte ky – made in B.R.S.S. apo made in CHINA .
    Kam qene ne nje zone ku punonin te burgosurit politik ,heret ne vitet ’80 dhe me shume prej tyre mbas diktatures ruaj raporte shume -shume te mira miqesore e shoqerore .
    Nuk ta di moshen ,por nga ana tjeter te uroj gjithe te mirat ne PERENDIM .
    Megjthate ate nuk e di pse jam i bindur 100 % se edhe perkunder vuajtjeve qe ke pasur ne vendin tone ,nuk besoj qe aty ku je tani dhe punon te eshte mbushur ZEMRA PLOT ME TE GJITHA .
    Jam i bindur qe edhe ato vuajtjet qe ke pesuar kane patur edhe ato “QEJFIN” qe kurre nuk mund t’a gjesh aty ku je tani .
    Flasim per periudhen 1966-1970 ,kur une kam qene femije ,por qe edhe une e kam jetuar edhe perjetuar ne ate menyren time .
    Ajo kohe ,kuptohet ishte negative dhe na e “DHUROI” me dore qe ne KONFERENCEN e TEHERANIT ne nentor 1943 dhe me vone perfundimisht ne JALTE NE SHKURT 1945 “BABA STALINI “”””” si dhe 2 korifejte e medhenj WINSTON CHURCHILL por edhe i jashtezakoneshmi FRANKLIN ROOSWELT .
    Ata e ndane boten ne 2 pjese ,jo se cfare u erdhi nga BYTHA e thane nga goja ,por ata thjesht ben nje EKSPERIMENT ,ku me ne fund FITOI ajo qe p er shembull ::PENA nuk eshte e “”JONA “” ,por eshte e “”IMJA “.
    Mundohu qe te mos behesh kaq PATETIK se ne moshen tende te ben keq qe te mos permbash emocionet si POZITIVE qe i paske meshume pakice ,por edhe ato NEGATIVE qe i ke me SHUMICE !!

    • Totila ,jam shume e gezuar qe ju pelqen me shume Horri .
      Kam qene gjithmone “dele e zeze” ,do me habiste sikur dikush te me “dashuronte” kaq lehte .Ja e shef Horrin ,po me tregon sa bur{r} i forte eshte .Hormonet mashkullore i qenkan acaruar .Po me tregon nga interneti qe eshte gamor ..ops hamshor ….

      Mero Bazja eshte perfshire ne ‘kodin e heshtjes” .Dhe nuk ka faj ..nuk i dihet cfare do sjelli pushteti popullor . Kam pershtypjen se neni 55 duhet riaktivizuar per Meron dhe komentuesit .Koqo Kokedhia eshte angazhuar qysh ne fushate qe ca skjarime do i bente me Meron ..

      Nuk doja tu ofendoja kur ju ironizova per qoshen e rehatit .Thjesht doja tu tregoja qe mosha eshte relative …do zini qoshen kur doni ta zini dhe jo sepse do jeni 60 vjec .Drejtoj disa dhjetra persona ne dite ,dhe kur shof ndonje qe me picerron syte dhe me pyet per sa vjece jam ,i pergjigjem : Buzeqeshjen e kam 20 vjecare ,mos me pyesni per te tjerat se do ju tregoj qe mund ti komandoj thinjat tuaja me vendosmeri .
      Totila ,me lexoni me lehte ….me buzeqeshje 20 vjecari me pak fjale .
      Enderroj te shkoj ne teater ndonjeher ne Shqiperi …enderroj te shoh ne skene ODIN MONDVALSEN e K.Trebeshines ….Ju do te vinit mik virtual …do jete ne shijen tuaj ky teater ?! Jam “kurioze” te di ,do ishte qoshe rehati ???
      {shaka Totila ,shaka per qoshen sepse mbi teatrin nuk mund te bej shaka …eshte histori e vertete …nuk lejohen shakate mbi jetet e te tjereve }

  • Prralla komunistesh po na shkrueni si dikur.Ne ishim vendi ma i lumtur ne bote sipas jush.Kam jetuar edhe kohen e teriskave qe shumica nuk e dine si dhe kohen e talonave.Na eni te qet ju a kam rixhan se boll ju duruam 70 vjet.

  • Mark Uk,kush je ti që “boll u duruam 70 vjet”?! Mund të kesh vuajtur dhe nga vuajtjet nuk ke kuptuar asgje!As më të thjeshtën:Banden kriminale të veriut,agjenture Beogradi ne Shqiperi,per të mos u pavarsuar Kosova! Duhet kulturë,mor gjysh,lexim autorësh historikë,dokumenta dhe jo llafomani karaduzësh shpellarë si predikon ti si katolik i kalbëzuar!…Banda e Veriut është tragjedia shqiptare e 100 vjeteve,fillo me Esad Pashë Toptanin e mbaron për sot me kriminelin shpellar ramizist Berisha! Por rrënjët e sllavizmit në Veri janë më të hershme dhe shkojnë pertej Mark-agjonëve antishqiptarë(Lexo “Storia balcanica”Mondadori 2002…Sistemi monist patì difekte të mëdha shumica krijuar me finese nga Banda e Veriut qe edhe me Berishën kerkoi të vras jugun dhe me lende helmuese luftarake(nga lufta mbeten te vrare mbi 2800 veriore dhe rreth 1200 jugore,gjithsej mbi 4000 shqiptare,sipas shtypit treguesit)por u shpartallua,si me 23 qershor ku u varros Banda pothuaj perfundimisht dhe kurrë nuk do ringrihet!…Epersia e kolektivitetit mire thuhet nis me Heroin Kombetar, Skenderbeu dhe keto ditë mbrohet edhe nga “komunisti”Papa Francesco,si po e quajnë…Sepse deklaroi se shkuarja totale tek privatizmi dhe UNI,është një dëm edhe kunder Zotit!…Berisha me krimin ekonomik duke shkaterruar bujqesine,industrine dhe vrare mijra vende pune,do mbetet figura me e zeze në histori!Meso historinë e vertetë,gjysh malokar,pasi ne qe monizmin e kemi me të lexuar kuptojmë mirë realitetet dhe bujqesia shqiptare,si tregohet për Divjaken kishte epersi,por nga sabotimi i Bandes se Veriut,populli me shumë vuante!

  • Intervistat , qe ka dhene Loni Cuko , kane vlere te madhe jo vetem memoristike , por kryesisht rendesi studimore . 23 vite , shkenca bujqesore dhe teorija shkencore , jane arshivuar .Faktikisht ne ate periudhe eshte bere shkence dhe ishte krijuar nje bujqesi , qe nuk do te arrije ndonje here . Loni Cuko nuk ka bere as nje ekzagjerim , vec ne ka thene me pak se sa kane kane ndodhur .Intervista e Lonit , merr rendesi te posacme , sepse vec prodhimit , pershkruan veshtiresite e marketingut dhe te eksplorimit te tregut . Kaq sa ka thene Loni , ndoshta ezaurojne problemin e perimeve , por bujqesija , ne te tera deget ka pasur zhvillim frontal , te pa pare dhe te pa arritshem . Mos eshte pesimizem ? Aspak . Deri sa ka 23 vite , qe prodhohet 3 here me pak se 1990 , sado , qe te kete rritje , nuk mund te priten te tilla kaperxime , qe nuk I njef ndonje pervoje . Kjo ka ndodhur se regjimet e tranzicionit , te perfaqesuar nga Nano -Berisha , bujqesine dhe fshatin e anashkaluan . U mbeshteten te tatimet dhe doganat , nga te cilat nuk mund te presesh rritje prodhimi . Ministrat e bujqesise , me ne krye Xhuvelin , kane qene marioneta , ne dore te ish kryeministrave , qe per fatin tone te keq , kane qelluar krejt te pa ditur dhe fodulle . I uroj Ministrit te ri , te Qeverrise “Rama ” , te ktheje syte nga pervoja e grumbulluar , ne 45 vjet bujqesi , per te cilen ka folur qarte dhe sakte Loni dhe neser mund te flasin , Ahmet Osja , Lutfi Barjami , Dhimiter Varkava, Themie Thomai , Hasan Halili , Llaqi Janko, Xhevat Shima , Zhaneta Gero , Rexhep shima , Sotir Pasko , Alfred Obdari dhe te tjere shkencetare me vlera te medha , per vendin dhe te arthmen e fshatit . Bujqesine e viteve te shekullit para ardhes nuk e beri as Enveri as Komunizmi , por e bene specjalistet e devotshem , qe diten te drejtonin fshatin , ne hulline shkencore te zhvillimit , njeri prej te cilve eshte Loni Cuko , qe e falnderoj si koleg dhe mik i tij . Kam shume shprese se Qeverrija aktuale dhe Z. Panariti , qe njifet si shkencetar , do te dine te kapen pas racjonales ne bujqesine dhe fshatin shqiptar , qe eshte ndier krejtesisht i braktisur . Uroj qe te hapet faqe e re ne bujqesine e arthme , nen shembullin e bujqesise europjane . I. Foto

    • Poshte komunizmi qe na ushqente me domate,kastraveca,speca,fruta etj bio,qe kur u merrje ere te kenaqshin shpirtin!
      Por megjithate ishin domate komuniste dhe nuk i duam me!
      T’i marrin te keqe domateve te sotme,qe jashte jane te kyqe e brenda jeshile e tere kercell!
      Kastravesi brenda nates behet 50 cm,patatja 2 kg nje kokerr,shalqini si kungull,pjepri eshte per t’i bere shurren etj!
      Sot nuk degjon njeri per gripin,por per kancerin!
      Pervec te tjerave,ne jemi popull i lumtur dhe i pathyeshem se kemi 28 vjet qe hame buke me miell kanceroz nga Serbia e Rusia me ndihmen e vellezerve kosovare,dhe nuk jemi shfarosur!
      Gjithmone na kane ndihmuar kosovaret,qe kur prune kriminelet Rexhep Mitrovica si kryeminister dhe Xhaferr Deven si minister i Brendeshem ne kohen e pushtimit nazist!
      Me pas na mbushen me spiune te UDB-se deri tek kryespiuni Sali Berisha!

  • Totila e kam pare se ke mungesa, mungesa qe i kam edhe une dhe besoj se e kupton se ku jam, por per arsye personale, me duhet te rri ky qe jam.
    Je dakort me mua, e di se jemi pak a shume nje moshe, kemi patur te njejtat peripeci, flas ne prgjithesi, nuk po i hy gjerave te vecanta, por di qe brezi jone ka qene nje brez shume luftarak, me kujtohen bisedat fare hapur kunder rregjimit, qe shkonin deri ne perqeshje dhe ne fakt ishte brezi jone qe rrezoi diktaturen, brezi i viteve 70-80, ka qene nje brez qe nuk u pajtua kurre me diktaturen, panvaresisht se na duhej te punonim dhe te benim sikur ishim te gezuar.
    I dhashe ate pergjigje Dreamit qe njehere me duket si mark uk, njehere si ben cikago dhe njehere si menta, gjithmone i shkruaj me germe te vogel se dhe trurin aq e kane.
    DREAM; KAM QENE DIKUSHI DHE THEM SE AKOMA JAM; MEGJITHESE JAM NE PERNDIM SI NJE SHTETAS SHEMBULLOR QE ZBATOJ LIGJET, ME THUA SE MBAS KOMPJUTERIT JAM TRIM, TRIM NE FAKT KAM QENE BALLE PER BALLE ME LLOJ LLOJ SURROGATOSH DHE JA KAM DALE PER BUKURI.
    QUHEM LORENC DUSHI; KAM LINDUR NE TIRANE TEK RRUGA E KAVAJES; JAM ME ORIGJINE NGA SHKODRA, JETOJ NE LONDON, PO PATE BYTHE HAJDE DHE TAKOHEMI JO MBAS KOMPJUTERIT POR BALL PER BALLE.
    KETE INFORMACION JA KAM DHENE DHE NJE BYTHELEPIRESI BERISHIANE QE SPATI BYTHE TE DALE SE ME PREMTOI ME TREGO KU JE DHE TE VI ATJE DHE I THASHE; HAJDE.
    E di qe shume sumqima si puna jote qe ja shkerdh..ne grate dhe motrat shoket e partise, jane trima mbas bythtrasheve bodigarde ish dru me pre, PO JAM HAMSHOR DHE PO DESHE MA JEP NJI ADRESE DHE SDO TE VONOJE QE NJE DITE TA SHOFESH VEHTEN BABE.

    • Ahaahahhaahahahaha ,uh zoti ti shtofte ditet se e kisha harruarr kur “nxeheshe”
      Horri une te kam shume xhan , te kam mik te vjeter , nganjeher me eshte dashur tu trajtoj si te semur mendor , por perseri ngelesh me i squt kur insiston me pyetjen saliu apo enveri …hahhaahaha ,jo me duket se ke ca kohe qe je ne dileme dhe per I.Meten hahahahhahahahah .

      Ne nentor do vij ne Londer ,nqs te kerkoj me jep fjalen qe sdo me rrahesh ??
      Jam per nje konference biznesi dhe nuk e di si do kem mundesite ,por sidoqofte falenderoj per ftesen .Do mundohem te rregulloj impenjot dhe ndoshta ju ftoj une aty ku jam …”mos ki frike” se une burrave si ty …su bej asgje .

      Jeni dikushi Horr ,jeni dikushi .Ngelesh nje njeri i ndershem , sikur mos te nxehesh dhe te na tregosh automatikun dhe …hamshorin do ishe …me pak Horr .
      Horri une miqte i pres me ..krem karamel …pra lere automatikun te shtepia !
      Hahahahahahah je njesh …sidoqofte ke noten dysh kur me ngaterron me ben cikagon …kur lexova per mark ukun ,….uh do vras veten …ncuk , nuk ka as krem karamel .
      Modero gjuhen i dashur …nuk ja vlen ,dobeson zemren dhe ul nivelin ..nga dikushi behesh askushi nga nje Horr del nje miop …hahaha !

      • Dream o dream, tani me pelqen si arsyeton, sikur e ule pak hunden, te siguroj se sja as gjakatar as hakmarres, sjam as i sherreve dhe si bej dem askujt, por natyrisht kur dikush e kerkon sherrin me zorr, si bej bisht, se pyka nxirret me pyke, kete e di besoj, meqe e ke kaq siklet me lajmero diten kur vjen dhe jam i gatshem te pres, natyrisht jo per te pire kafe se kafen e pi me miqte, jo me surrogatot.
        Por kur te besh komente, bej kujdes, se une varem nga kembet e mija dhe eshte shume kollaj te ngaterrohesh mbas monitorin nga familja, por qe ta dish seshte kjo trimeri, kjo eshte bythshkedhatosi.
        Here tjeter kur te besh komente, mundohu ta mbash vehten, ne qofte se ke argumente diskuto dhe ste thote gje njeri, ne qofte se nuk ke, atehere me mire ben te heshtesh, se nganjehere heshtja eshte flori.
        Jam i bindur se mbas 23-vjetesh jane pikerisht ish komunistet spiune qe po shajne me shume komunizmin dhe kjo ndodh per shkak se skane asnje argument qofte ekonomik qofte politik qe ti japin shqiptareve si nje zgjidhje.
        Dhe besoj e ke pare ne tv, edhe Zhelal Mziu ja drodhi Sales, do me kalu me LSI-ne, keshtu qe te sugjeroj, dridhe dhe ti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *