KQZ shpall vakancat për 57 deputetët e tërhequr

Ornela

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të martën shpalljen e vakancave për plotësimin e vendeve në parlament për 57 deputetët e tërhequr të opozitës.

KQZ ju bën me dije se ka mbërritur kërkesa e Kuvendit për plotësimin e vendeve vakante për 27 deputetët e tërhequr. KQZ konfirmon vijimin e procedurave të mëtejshme në përputhje me nenin 164 të Kodit Zgjedhor”, tha në një dalje për mediat zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj.

Ajo tha se ligji i kërkon KQZ që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, pa të cilin nuk mund të marrin vërtetimin e zgjedhjes.

Kandidatët kanë 10 ditë afat për dorëzimin e vetëdeklarimit.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ore koqe te KQZ, puna ka rradhen e saj:
    Ne fillim hiquni mandet 57 me nder deputeteve duke u plotesuar amanetin, kthejini ne qytetare pa mburoje nga ligji, por mos e zvarrisni kete proces kaq te rendesishem, kjo pune nuk kerkon me shume se nje dite te zakoneshme pune.
    Pastaj kontaktoni me kandidatet koqe te listave perkatese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *