Inkursioni i Brigadës së parë sulmuese

Ornela

Dilaver Goxhaj

Dilaver Radëshi (Sulçe) është lindur në qershor të vitit 1922, në fshatin Radësh të Skraparit, emri i të cilit do t’i bashkangjitej si mbiemër prej kur u rreshtua në rreshtat partizane. Në Br1S Dilaver Radëshi e nisi si partizan i thjeshtë, me komandant skuadre Heroin e Popullit Hekuran Pobrati.

Në shkurt të vitit 1944, e ngarkojnë me detyrën e zv/komandantit të Batalionit të Dytë të Br1S, kur ishte vetëm 22 vjeç, ndërsa gjatë luftës për çlirimin e Tiranës ai kryente detyrën e komandantit të Batalionit të Dytë të Brigadës së Parë Sulmuese, i cili ndodhet në vijën e parë të luftës dhe plagoset për të katërtën herë.

Gjatë gjithë luftës vërejmë se Dilaver Radëshi ka mbajtur shënime dhe ditar, mbi bazën e të cilave ka shkruar edhe kujtimet për Inkursionin e Br1S, të muajt shkurt-mars 1944.

Në korrik të vitit 1946, së bashku me 90 oficerë të tjerë, edhe ata të ardhur nga flakët e luftës, u dërguan për studime në Odesë, në Bashkimin Sovjetik. Ishte shkollë ku përgatiteshin ushtarakë këmbësorë, studimet që zgjatën tre vjet. Pas kthimit nga Odesa, në vitin 1949 Dilaver Radëshi emërohet komandant regjimenti i qytetit të Korçës. Aty qëndroi vetëm disa muaj. Në fillim të vitit 1950 Dilaverit emërohet komandant i truprojes për pritjen e përcielljen e delegacioneve të huaja. Ky pozicion, i cili zgjati deri në vitin 1955, vit në të cilin iu dha e drejta për të studiuar në Akademinë “Frunze”, në BS, të cilën e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Porsa erdhi në atdhe emërohet pedagog i historisë të artit ushtarak në Shkollën e Lartë të Oficerëve. Paralelisht studioi dhe e përfundoi me nota shumë të mirë Institutin e Historisë në Universitetin e Tiranës. Dilaveri u mor me tema të rëndësishme të historisë së vendit, të cilat kishin rëndësi të jashtëzakonshme. U mor në mënyrë të posaçme me historinë e Skënderbeut, gjë për të cilën shkoi edhe në Stamboll e në Romë, për të zbuluar e publikuar dokumente të rralla.

Në vitin 1966, menjëherë sa ishin ndërprerë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe ishin vendosur ato me Kinën, dihet që filloi edhe reforma e heqjes së gradave dhe e ndryshimit të uniformës në ushtri. Dilaver Radëshi, në këtë kohë nënkryetar i sektorit të Artit Ushtarak pranë Shtabit të Përgjithshëm, doli kundër atyre ndryshimeve; si rrjedhojë u ndëshkua me burgim. Pasi kreu dënimin u internua në fshatrat Kajan dhe atë të Belshit.

Për shërbimet ndaj atdheut, si patriot e luftëtar, para burgimit ai ishte nderuar me rreth 13 urdhëra, medalje e dekorata. Në 5 Shtator të vitit 2002 iu akordua nga Presidenti i Republikës dekorata e lartë, “Medalja e Artë të Shqiponjës”. Dilaver Radëshi u nda nga jeta në 6 tetor të vitit 1996, në moshën 74 vjeçare.

Në kuadër të 75 vjetorit të Brigadës I Sulmuese Partizane, po botojmë një pjesë të kujtimeve të tij për inkursionin e asaj Brigade Heroinë e Popullit.

MARRJA E URDHRIT TË INKURSIONIT

Më 11 shkurt 1944, në Kapinovë të Beratit, komandani i Brigadës I Suluese, shoku Mehmet Shehu mori nga Shtabi i Përgjithshëm detyrën e re luftarake.

Në detyrë thuhej se Komanda e Shtabit të Përgjithshëm kishte mbetur e bllokuar në malet e Shëngjergjit dhe të Orenjit të Çermenikës. Prandaj, Brigada e Parë Sulmuese, duhej të arrinte objektivin e caktuar dhe të siguronte kthimin e kësaj pjese të shtabit në jugë. Në letër theksohej se: “Shtabi i Përgjithshëm ka ngelë i izoluar, jeton nëpër pyje. Sikurse na lajmërojnë, ka rënë disa herë në përpjekje me gjermanët dhe ballistët, pra shtabin e kemi në rrezik. Duhet ta shpëtojmë patjetër. Shpëtimin e Shtabit duhet ta bëjë Brigada e Parë. Çështja e Shtabit të mbahet shumë konspirative dhe të mos e dijë kush veç shtabit të Brigadës”. (Arkivi i Degës së Historisë Ushtarake, shkurt 1944, Seria A, dok.nr.1114/I).

Për zbatimin e kësaj detyre, Brigada e parë duhej të depërtonte në prapavijat e armikut, duke kaluar lumenjtë Devoll e Shkumbin, të arrinte zonën Çermenikë-Shëngjergj, të merrte kontakt me Komandën e Shtabit të Përgjithshëm e të siguronte kthimin e saj në zona të Jugut.

Në kohën e marrjes së urdhrit, gjendja luftarake në Shqipërinë e Mesme ishte shumë e rëndë. Krahinat në veri të lumit Devoll ishin pushtuar prej armikut; duheshin kaluar dy pengesa të mëdha ujore: Devolli dhe Shkumbini; duheshin përballuar me luftë forca të mëdha të Ballit dhe të Gjermanëve. Kushtet ishin të vështira, terreni ishte malor dhe i mbuluar me borë. Forcat e Brigadës ishin të angazhuara në luftime, ato ishin të raskapitura nga vuajtjet e shumta; partizanët ishin të zbathur e të zhveshur dhe, më e keqja ishte, se u mungonte municioni. Por asgjë nuk duhej marrë parasysh. Detyra e ngarkuar ishte e jashtëzakonshme. Ajo duhej zbatuar me çdo kusht dhe pa marrë parasysh asnjë flijim, pasi kishte të bënte me sigurimin e udhëheqjes së Partisë dhe të Luftës Nacional-Çlirimtare. Çështja më vendimtare për komandantin e Brigadës ishte zgjedhja e drejtimit më të përshtatshëm, për arrijen e zonës Shëngjegj-Çermenikë.

Drejtimet e mundshme të depërtimit në prapavijë të armikut

Në çastin e marrjes së urdhrit, veprimet luftarake të forcave partizane zhvilloheshin në vijën: lumi Devoll, Shëmbërdhenj, Qafë e Dardhës, Vërtop. Duke u nisur nga kushtet e terrenit, tri ishin drejtimet e mundshme për të arritur në Shëngjergj, si pika më e largët. I pari: Mokër, Prenjas, Librazhd, Orenj, Shëngjergj; i dyti: Shëmbërdhenj, Gramsh, Shpat, Labinot, Shëngjergj, dhe i treti: Qafë-Dardhë, Dumre, Zhdëllim, Qafëkrabë, Shëngjergj. Të trija këto drejtime kishin anët e tyre pozitive dhe negative. Midis tyre duhej zgjedhur drejtimi ku vështirësitë dhe pengesat mund të kaloheshin më lehtë dhe që premtonte zbatimin e detyrës luftarake sa më shpejt të ishte e mundur. Vështirësitë kryesore për depërtimin ishin, se të gjitha krahinat nga do të kalonte Brigada, ndodheshin nën ndikimin e theksuar të reaksionit, si rrjedhojë, nuk mund të besohej në mbështetjen e tyre. Lumenjtë Devoll e Shkumbin ishin fryrë e kishin dalë jashtë shtratit, si rrjedhojë e shirave të shumta dhe paraqesnin një rrezik më të madh se forcat armike. Në këto drejtime ndodheshin edhe forca të mëdha gjermane të përqendruara në Elbasan. Forcat armike i ndihmonte shumë rjeti i komunikacionit, i cili lejonte që t’i dilnin Brigadës përpara dhe ta goditnin.

Nga njëra anë, drejtimi i Mokrës e mënjanote kalimin e Devollit e të Shkumbinit dhe u kalonte më larg forcave gjermane të garnizonit të Elbasanit, dhe, nga ana tjetër do të kalohej nëpër Gorë dhe Mokër, që ishin zona partizane, pa marrë parasysh që, në atë kohë, ato ishin të pushtuara nga armiku. Më në fund, komandanti i Brigadës vendosi që drejtimi i depërtimit të ishte ai i Mokrës. Në vendim u caktuan drejtimi depërtimit, itinerari i lëvizjes, caktimi i forcave për kryerjen e detyrës dhe koha e fillimit të marshimit. Drejtimi i depërtimit do të ishte: Guri i Prerë-Ura e Moglicës–Mokër–Përrenjas–Librazhd–Çermenikë–Shëngjergj.

Fillimi i zbatimit të detyrës luftarake u ngadalësua për shkak të angazhimit të forcave të Brigadës në luftime me armikun si dhe nga kushtet e këqija atmosferike; megjithatë Batalioni i parë dhe i katërt kaluan Qafën e Dardhës për në Tomoricë, ku u bashkuan me forcat e tjera. Armiku e ndiqte me vëmendje lëvizjen e Brigadës. Komanda e Ballit Kombëtar në Berat, më 14.2.1944 i shkruante asaj të Elbasanit, se “Brigada e parë komuniste, e komanduar nga Mehmet Shehu, është nisur në drejtim të Sulovës… Merrrni të gjitha masat për ta ndaluar”. (Ark.Hist.Usht, Seria B, dok.3553).

Më 19 shkurt përfundoi përqendrimi i forcave të Brigadës në Tomorricë. Për sigurimin e përqendrimit të forcave të Brigadës në këtë vend, Batalioni i tretë, që ndodhej në Shëmbërdhenj, kaloi malin në Gurin e Prerë dhe, më datën 19/2 u përqendrua në Zerec. Gjatë kohës që u bë rigrupimi i forcave, kuadrot kryesore të Brigadës u mblodhën në një seminar politik në katundin Çerricë të Tomorricës. Në mbledhjen e Çerricës, kuadrove iu fol për gjendjen e vështirë dhe për  detyrat luftarake me shumë përgjegësi që do të kryente në të ardhmen Brigada. Qëllimi kryesor i kësaj mbledhjeje ishte që kuadrot, organizatat e partisë dhe të rinisë në Brigadë të bënin një punë konkrete, për sigurimin politik të veprimeve luftarake të ardhshme. Kjo ishte një masë politike me rëndësi, për të patur një gatishmëri luftarake të plotë në Brigadë. Detyrën e ngarkuar, shtabi i Brigadës vendosi ta kryente jo me të gjitha forcat, por me gjysmën, me tre batalione: me të parin, të dytin dhe të tretin, me një efektiv prej 450 partizanë, të komanduar personalisht nga vetë komandanti i Brigadës. Batalionet që do të kryenin këtë detyrë luftarake komandoheshin: Batalioni i parë-komandant Ndreko Rino dhe zv.komandant Xheladin Beqiri (Karadaku), komisar Ndreçi Plasari; batalioni i dytë-komandant Ferit Radovicka, zv.komandant Dilaver Radëshi dhe komisar Lym Shyri (dëshmor), batalioni i tretë nga komandant Gjeli Argjiri, zv.komandanti Sulo Kozeli dhe komisar Gaqo Shosho. Detyra luftarake u mbajt shumë sekrete.

Pasi ishin bërë përgatitjet e nevojshme ushtarako-politike dhe pasi u lanë në Tomorricë Batalioni i katërt, i pestë dhe Antonio Gramshi, në 21 shkurt 1944, të tri batalionet e Brigadës I Sulmuese kaluan në Gurin e Prerë  për në Opar. Forcat e të tri batalioneve kaluan lumin Devoll në Urën e Moglicës, më 24/2/1944, shpartalluan forcat mercenare të Ballit në Dunicë e në Trebinjë të Mokrës, dhe i ndoqën ato në drejtim të Pogradecit dhe të Prenjasit. Më 25.2.1944, në mbrëmje, forcat u përqendruan në katundin Çezëm të Mokrës dhe në afërsi të tij. Lëvizja e batalioneve të Br1S në drejtim të Mokrës e alarmoi komandën gjermane, qeverinë kuislinge të Tiranës dhe organizatat tradhtare të Ballit Kombëtar për Korçën dhe Elbasanin. Kështu, komanda e gjindarmërisë së rrethit të Pogradecit lajmëronte qarkun e Elbasanit, më 24.2.1944, se: “Një fuqi partizane është duke kaluar prej Mokre në Bërzeshtë. Thuhet se ajo fuqi përbëhet prej 1000 vetash. Fuqitë e Ballit të Korçës kanë marrë masa dhe janë duke vepruar, prandaj lutemi ndërhyni të futen në veprim fuqitë e Çermenikës, për t’u bashkuar në Përrenjas me ato të Korçës, që t’u mbyllet partizanëve çdo shtek”. (Arkivi Deg.Hist.Usht., shkurt 1944,Seri A, dok.3593).

Tele Baçi, komandanti i batalionit partizan të Mokrës, që kishte dijeni për depërtimin e Brigadës në thellësi të prapavijave armike, në drejtim të Çermenikës, por jo për misionin e saj, dhe, me cilësinë e tij si agjent i armikut, siç doli në shesh më vonë, kishte informuar. Kështu, bandat kryesore të Ballit Kombëtar ishin përqendruar kudo, nëpër fshatrat dhe pranë rrugëve automobilistike. Krerët e Ballit në Elbasan bënë festë. Ata, me anën e tradhtisë i kishin përgatitur Brigadës I Sulmuese “kurthin” në grykën e lumit Shkumbin, pranë Quksit, ku ajo të shpartallohej plotësisht. Por ky qe një gëzim i përkohshëm. Ëndrra e tyre nuk u realizua. Në këto rrethana, kalimi i rrugës automobilistike Korçë-Elbasan, pa u diktuar, kishte rëndësi të dorës së parë. Suksesi mund të arrihej vetëm me anën e befasisë, duke e kaluar kolonën atje ku armiku e quante më pak të mundshme.

Drejtimet e mundshme për të kaluar rrugën automobilistike, për të dalë në veri-lindje të Librazhdit dhe për të vijuar më tej marshimin për në malet me pyje të Orenjit e të Shëngjergjit, ishin ai i Prrenjasit, i Quksit dhe i Gjyrës.

Në mbëmjen e 25 shkurtit, komandanti i Brigadës mblodhi komandantët e batalioneve dhe u njoftoi detyrën që i ishte besuar Brigadës së Parë nga Shtabi i Përgjithshëm, për të arritur në Shëngjergj, por pa u thënë fare se pse duhej të shkohej atje. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe spiuni Tele Baçi.

Pas një studimi të hollësishëm të gjendjes, u caktua rruga që duhej ndjekur, vendkalimi i rrugës automobilistike Korçë-Elbasan, radha e reshtimit të kolonës dhe masat për sigurimin luftarak. Për kalimin e rrugës automobilistike kishte tri rrugëkalime të mundshme: i pari Çezmë-Pleshisht-Homçan-Homesh-Katjel, duke e kaluar rrugën panë Prenjasit; i dyti, Çezmë-Selcë e Poshtme-Golik-Karkavec duke e kaluar rrugën afër postës së Qukësit; i treti, Çezmë-Sllabinjë-Sllatinjë-Stranik-Bërzeshtë, duke e kaluar rrugën afër Gjyrës. Rrugëkalimi që duhej të ndiqte Brigada për të dalë mbi Librazhd u caktua: Çezmë-Selcë e Poshtme-Golik-Karkavec, në perëndim të Reshtanit afër postës së Qukësit-përfund katundit Skroskë-Vlçan-mbi Hotolisht-Dragoshtun dhe mbi Librazhd. Ky itinerar u kunsiderua nga komanda e Brigadës si më i përshtatshmi. Rruga automobilistike do të kalohej në heshtjen më të madhe, natën.

Gjatë ditëve 25-26 shkurt u morën gjithashtu një varg masash ushtarake dhe politike për të siguruar kryerjen e marshimit.  Partizanët premtonin se do të luftonin me vetëmohim për të kryer çdo detyrë luftarake që do t’u ngarkohej.

Në orën 14.00 të datës 26.2.1944, të tre batalionet e Brigadës u rreshtuan në një shesh të mbuluar me borë, në katundin Çezmë. Këtu, komandanti i Brigadës u komunikoi detyrën luftarake dhe shprehimisht tha: “Shtabi i Përgjithshëm na ka ngarkuar me një mision me shumë rëndësi. Kjo barrë i ngarkohet Brigadës së Parë. Përpara nesh mdodhen pengesa gati të pakapërcyeshme, porse ne duhet t’i kapërcejmë; do të udhëtojmë shumë larg, do të kapërcejmë lumenj, male me borë, do të udhëtojmë me ditë dhe me netë të tëra, pa bukë, pa gjumë, zbathur e zhveshur; kështu siç jemi do të ndodhemi në zona të sunduara nga forcat e Ballit, të rrethuar nga ballistë e gjermanë. Kjo është gjendja përpara nesh. Tashti, secili nga ju të mendohet mirë, para se të flasë, dhe të gjithë ata që nuk e shohin veten në gjendje të marrin pjesë në këtë marshim heroik, të dalin mënjanë e të mbeten këtu në Mokër”.

Mënyra me të cilën komandanti Brigadës u komunikoi detyrën luftarake, i elektrizoi partizanët, dhe rreshtimi i forcave u kthye përnjëherë në një miting të fuqishëm. Brohoritjet e partizanëve tregonin vendosmërinë e tyre.

Pasi u lanë në Mokër prapavijat e batalioneve dhe disa partizanë që ishin të sëmurë, me gjithë furnizimet e tyre, në ora 15.00 të 26 shkurtit, forcat filluan marshimin drejt Qukësit.

Vijon…

 

 

 

 

 

Share This Article
8 Comments
  • E gjeten gjekundi komisarin e shtabit te pregjithshem, apo nuk e dinte njeri se nga ia kish mbathur?

  • Po gjere kur me keto fabula partizane thuase fati i luftes se 2B mvarej nga kjo brigade dhe nga shpetimi i Komesarit politik qe ngohte b…. diku ne dhome te ngroht me shoke e shoqe.

  • Ok po si eshte kjo pune qe cdo 5 maj, cdo 29 nentor ,per histori apo inat te Berishes kemi deklarata e ceremoni. Asnje here keto vite pas 90 nuk kam degjuar qe keto qe mburren me Brigaden e Pare ,dhe vertete ka histori , po si nuk degjova qe shkuan tek varri i Komandantit Mehmet Shehu ose tek varri i Komisarit Tuk jakova e te vendosin nje buqete lule !…tung

  • Shkoi Brigada e pare per te shpetuar shtabin e pergjithshem!!!!!!?????? Komandanti i pergjithshem ngrofte koqet tek shtepia e nene Hurmas!!!! Pas çlirimit i gjethi nje nga nje shoket e tij !!!!!!!!

  • Topi bam,Ay po tutje!
    Skilja e ben folene me dy vrima,Enveri e bente me pese.
    Partizanet e dinin komisar.Jugosllavet e kishin probatin,Gjermanet e kishin njeriun me te besuar,Ministri jashtem i regjences e kishte vellane e vetem te gruas,Anglo-amerikanet i kishin besuar misioni.
    Te gjithe keta ishin ne gare,kush ta ndihmonte me shume,.Kur u nis brigada nga Mokra ne 26 shkurt,Enveri hante e pinte me doilli ne shtepine e Musajve ne Kishte te Gramshit.
    As mori mundimin ti conte nje pusulle brigades,:Kthehuni prapa,se jemi shendoshe e mire,! I torturoi katundaret dru me pre neper shkrepat e Qarrishtes ku lane kockat 27 vete.

  • —- JU …… komentusit cinik , ironik, , nenvleftesues, talles e perbuzes …TE ASAJ LUFTE, NGA ME TE LAVDISHMET E KOMBIT SHQIPTAR , dhe te ATYRE PARTIZANEVE HEROIK qe sakrifikuan jeten , derdhen gjak e djersen,….jo vetem per clirimin e vendit , POR EDHE PER NDERTIMIN E LULZIMIN SHQIPERISE se pas luftes —- Ini pozicionuar GABIM…or TRU SHPLARET ME GJUHEN e GJARPERIT e SHPIRTIN e HELMATISUR !!!..

    —– TE GJITHE ATA qe ndjehen shqiptare, , PA DALLIM BINDJE E BESIMI ,.. , PAVARESISHT SE KU JETOJNE, duhet te bien ne nje konsensus historik :.. —– AJO lufte ,, ATA heroj e pjesmarres te asaj lufte , TE NDEROHEN BASHKERISHT NGA TE GJITHA KRAHET, DHE TE GDHENDEN NE ALTARIN ME TE LARTE E ME TE ARTE TE HISTORIS SONE KOMBETARE.

    —– Kjo duhet te jete nje kerkese taksative e perhereshme, nje TREGUES E MESAZH PAJTIMI E BASHKIMI, JO VETEM PER NE BREZIN QE JEMI , NE VECANTI, PER ATA QE VINE…!!!..
    —– Tani , qe ajo lufte po i afrohet shekullit, pavarsisht nga mos perputhjet e kontestimet e asaj kohe ,..e sotmja dhe e ardhmja kerkojne gjuhen e pajtimit , e te bashkimite . Me moton : –‘’ NJE KOMB , NJE QENDRIM’’, ..eshte ne te miren tone TA RIFRESKOJME NE VAZHDIMESI KUJTESEN HISTORIKE , TI RI NGREME ME LART VLERAT DHE TRADITAT PATRIOTIKE E LUFTARAKE .,te asaj lufte . Kete e kerkon interesi i perbashket i te gjithe shqiptareve , kudo qe jane,. ..

    —— Ketu mund te bejne perjashtim, … bese-thyerit e bese-prerit, gjak-shprishurit e gjak-pshurrurit, bisht-perdredhurit e kurriz-perkulurit. te cilet , FATKEQESISHT SHQIPERISE NUK I KANE MUNGUAR . Ata cfaqen neper blogje e komente , INJEKTOJNE HERA HERES HELMIN E FRYMES ANTI-KOMBETARE.—– A shikoni mor mjerane, mor vemje te rrezikshme se cfar bejne fqinjet [ p.sh greku]= EDHE MBAS 80 VJETESH, ngulmojne , sajojne TE MBLEDHIN KOCKAT DHE MBJELLIN
    JUGUN E SHQIPWERISE ME VARREZA E VARRE PA ESHTRA…!!!!>.[ne njje kohe qe ata jo me shume se 1-2 ore lag mund te prehen ne token ame.]

    —- ”Kuajt e Trojes” , arriten te demtojne e shkaterrojne totalisht ushtrine , sistemin e mbrojties , te fortifiikimit e te sigurise kombetare, POR , KURRE ,… KURRE.. NUK DUHET TE ARRIJNE DERI ATY SA TE VRASIN E ZHDUKIN MENYRAT E FORMAT E EDUKIMIT ME NDJENJAT E ATDHETARIZMIT E TE PATRIOTIZMIT .LUFTARAK . KJO ESHTE E VETMJA ARME QE ESHTE NE DOREN E CDO SHQIPTARI ATDHE DASHES DHE VARET TOTALISHT PREJ TIJ .
    Kete po ben edhe I nderuari DILAVER GOXHAJ me shkrimet e tij , duke rifreskuar e mbajtur gjalle kujtesen historike . RESPEKTE I NDERUAR..!!
    Tomor Voda – NY–USA

  • Me keta palaço komuniste te gjen belaja….heroizmi i Brigades se I ???
    Komandant Mehmet Shehu poliagjent dhe armik i betuar i Partise dhe i popullit.!!
    Komisar Tuk Jakova e njejta mark i njejti perfundim .
    Dhe me e bukura te shkrimi eshte nje fare Tele Beci na ishte armik .
    Armik njeri e armik tjetri ,armik ketu e armik atje …po ju vetem armiq keni pjelle o komunista ,per heroizmat e armiqve flisni ????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *