Neve-i thotë bazës,
gjithë llagëmi blu,
që tani e tutje,
do jemi si Ju!.
Për llagëmin blu,
s’është më thashethem,
një herë në dy vjet,
bëhet shumë problem!.
Ndaj kjo e tanishmja,
s’është hera e parë,
problem për Vatanin,
dhe ndërkombëtar!.
Gjithmonë opozita,
sebep do kërkoi,
jetën kuvendore,
këtu të bllokoi!.
Ama-kësaj radhe,
ndryshe janë fatet,
sepse i ka djegur,
gati gjithë mandatet!.
S’janë të mirëkuptuar,
jo veç nga shqiptarët,
sepse i kanë kundër,
gjithë ndërkombëtarët!.
Fiks kështu ka ndodhur,
dhe dy vjet më parë,
por çdo gjë u mbyll,
thjeshtë me një pazar!.
Edi i dha Lulit,
gjysmë qeverinë,
po dhe rezultatin,
të gjithë e dinë!.
Ju dha opozitës,
çdo gjë që kërkohej,
ndaj një megahumbje,
fare nuk mendohej!.
Tani mbas dy vjetësh,
banda e Lulashit,
ju kthye sërish,
këngës së hashashit!
E dimë Europën,
edhe Amerikën,
që një-të pandarë,
e sheh politikën!.
Vetëm opozitën,
nuk penalizon,
po dhe tek pozita,
gjoba njëlloj shkon!.
Këta të pacipë,
venë edhe vinë,
ndaj dhe gjoba mbetet,
veç për Shqipërinë!.
Asgjë nuk pësojnë,
Lul-degjeneratat,
po është Shqipëria,
që s’hap negociatat!.
Jo se s’do t’i hapi,
po sepse nuk ja hapin,
meqë demokratët,
hapur tallin trapin!.
Kur me njeri-tjetrin,
gjuhën s’gjeni dot,
çfarë të bëjë BE-ja,
Lulash-o idiot?!.
Ç’të bëjë Europa,
edhe Amerika,
që i akuzon,
dhe madre Monika?!.
Kur tani është bërë,
një-me Lul Idiotin,
këtu -ku as qeni,
nuk e njeh të zotin!.
S’e dimë tani,
kush është klauzola,
kur bën opozita,
kaq autogola!.
Luli me Monikën,
miliarda ka,
ndaj në fund të fundit,
populli e ha!.
Populli i ha,
gjobat dhe pagesat,
opozita djeg,
fatet edhe shpresat!
Arben Duka

Ai voton.
RRESPEKTE DHE FALEMINDERIT PER KTE POEZI TE GODITUR , GJIGANDI POEZIS SHQIPTARE ARBEN DUKA , RRESPEKTE.
Meso te shkruash gjuhen shqipe sipas drejtshkrimit.
RESPEKTE ARBEN DUKA ! ! ! Arben hapni Sytë , sepse PD KRRIMI ka Organizuar SULME TERRORISTE kundër SHQIPËRISË !!!! Në MALLAKASTËR i vunë ZJARRIN PYJEVE !!!! Edhe diku tjetër në VERI të SHQIPËRISÈ i vunë ZJARRIN PYJEVE Zoti ARBEN !!!!! Janë 100% TERRORISTAT e PD KRRIMIT Zoti ARBEN DUKA , sepse NUK ka ndodhur KURRË më parë që digjet qoftë edhe një Pemë në SEZONIN DIMËROR !!!!!! Kjo është Hera e parë në HISTORINË e SHQIPËRISË , që PYJEVE ju vihet ZJARRI në SEZONIN e DIMRIT !!!!!!!! Nuk e kuptoj pse PROKURORIA dhe POLICIA , NUK HETOJNË këto AKTE TERRORISTE të PD KRRIMIT , por mendojnë që Zjarret po ndodhin padashje dhe pa “QËLLIM” ?????!!!!!