Dy shqiptarë në formacionin e javës në Kroaci

DITA Online

Dy mbrojtës shqiptarë, Amir Rrahmani i Kombëtares së Kosovës dhe Ardian Ismajli i asaj të Shqipërisë, kanë zërë vend në formacionin më të mirë të javës në kampionatin kroat.

Qendërmbrojtësi verdhekaltër, Amir Rrahmani i Dinamos së Zagrebit, pati paraqitje të shkëlqyer në fitoren 3:0 të skuadrës së tij ndaj Osijekut, duke shënuar edhe gol, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, Ardian Ismajli me Hajdukun e Splitit ishte mur i pakalueshëm në ndeshjen e klubit të tij me Gorica, e cila përfundoi me barazim pa gola.

Paraqitjet e tre të shkëlqyera bënë që ata të zgjidhen në formacionin më të mirë të javës në Kroaci.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *