Donald Lu, i emëruari i Obamas në postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri tha gjatë seancës së dëshmive në Nënkomisionin e Senatit për Çështjet Evropiane se Shqipëria është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara. “Në një botë me rreziqe të vazhdueshme dhe pasiguri, Shtetet e Bashkuara kanë më shumë nevojë për aleatë të shkëlqyer si Shqipëria”. Lu tha se përparësitë e tij do të jenë ndihma për forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, mbështetja e forcave të armatosura shqiptare që të ngrihen në nivelin e aleatëve të NATO-s dhe nxitja e investimeve amerikane. Zoti Lu vlerësoi edhe zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri.
