Dilaver Goxhaj
Kalimi i rrugës automobilistike Korçë-Elbasan
Rreth orës 24.00 të 26 shkurtit, pararoja e forcave partizane të Brigadës iu afrua fshatit Karkavec, për të kaluar rugën automobilistike. Mirëpo, armiku, i cili e dinte rrugëkalimin, dha kushtrimin, duke zbrazur tri pushkë njëra pas tjetrës. Kjo ishte shenja e caktuar nga komandantët e forcave të Ballit dhe që donte të thoshte se partizanët ndodhen në këtë vend. Gjendia luftarake ishte shumë kritike. Kolona, nga një çast në tjetrin mund të goditej nga shumë drejtime të dy garnizoneve të vogla armike, nga ai i Prenjasit, që qëndronte për të siguruar Qafën e Thanës, dhe nga ai i Qukësit që ruante urën mbi përruan e Bistricës. Forca të konsiderueshme balliste e gjermane ishin rreshtuar nga katundi Gjyrë dhe gjer mbi postën e Qukësit, gjatë bregut të djathtë të lumit Shkumbin, pasi, sipas informative të mara, këtu do të kalonte Brigada, dhe armiku kishte organizuar një pritë të fuqishme.
Me zbrazjen e tri armëve nga pala reaksionare, komandanti i Brigadës e kuptoi menjëherë se armiku ishte njoftuar me saktësi mbi rrugëkalimin e kolonës. Aty për aty, ai e ndryshoi rrugëkalimin e forcave si dhe pikën e kalimit të rrugës automobilistike të parashikuar. Batalionet e lanë rrugën gjat bregut të djathtë të lumit Shkumbin dhe morën më djathtas, në një drejtim pa rrugë fare, duke ecur majave të kodrave, midis fushës së Domosdovës dhe lumit Shkumbin. Kolona doli në kuotën 757,7 m., u ul poshtë dhe kaloi atje, ku rruga automobilistike Korçë-Elbasan takohet me rrugën e minierës së Pishkashit, në urën e Llushit të përroit të Ligaçit, në orën 03.00 të 27 shkurtit, dy kilometra majtas pritës armike. Rruga u kalua pa u diktuar fare nga forcat kundërshtare dhe kolona doli natën në krye të katundit Skroskë, në Qafën e Kryqit, duke çarë me vështirësi borën e madhe.
Dalja nga rrethimi i Skroskës
Forcat armike qëndruan në pritë gjithë natën, duke pritur nga një cast në tjetrin me shpresë se para tyre do të delte kolona partizane. Kur u gdhi, armiku e diktoi që Brigada e kishte kaluar rrugën automobilistike majtas tyre, atje ku ai nuk e priste. Menjëherë armiku dha alarmin, por tashmë ishte tepër vonë.
Në të gdhirë të 27 shkurtit, kur forcat partizane nuk kishin dalë ende nga përroi i thellë i Bistricës, dhe po i ngjiteshin shpatit të malit Shebenik, dhe kur pararoja jonë i ishte afruar kuotës 1133,7m, kolona u godit në befasi nga armiku. Gjendia ishte shumë kritike: Brigada goditej nga armiku nga tri anë, ndërsa nga njëra anë, në të djathtë, i qëndronin përsipër shkëmbenjtë e pakalueshëm të malit Shebenik, të mbuluar me borë. Në këtë çast vendimtar, në një gjendje luftarake shumë kritike, komandani i Brigadës, në ecie e sipër, vë detyrë luftarake batalioneve dhe cakton lartësitë që duheshin zënë me çdo kusht e sa më parë. Në kohën më të shkurtër, Brigada kapi të gjitha pikat zotëruese më të afërta dhe iu përgjegj zjarrit të armikut, duke vënë në përdorim edhe mortajën 82mm. Për forcat e Brigadës ishte vendimtare kapja me shpejtësi të madhe e pikave zotëruese, para se t’i kapte armiku, për vijimin e luftës në rrethim me forca armike shumë më superiore.
Nga ana topografike terreni parqeste një shpat mali shumë të pjerrët, që fillonte prej bregut të lumit Shkumbin dhe mbaronte në majën e malit Shebenik, me 2250 m lartësi. Terreni ishte mjaft i thyer dhe i pyllëzuar, me përrenj të thellë dhe kurize të pakalueshëm ose shumë vështirë për t’i shkelur me këmbë. I gjithë vendi ishte i mbuluar me borë.
Alarmi i futjes në befasi në zonën e Librazhdit i një fuqie të madhe partizane u dha në të gjithë katundet përreth. Krerët e forcave të Ballit, përveç atyre që kishin organizuar pritën e Qukësit, nën zhurmën e rënies së daulleve, mblodhën forcat e tyre për t’i hedhur kundër partizanëve. Komanda e gjindarmërisë së qarkut të Elbasanit lajmëronte Tiranën: “Një çetë komuniste prej 700 e sa vetësh ka rënë në katundin Skroskë të Qukësit… Kërkohen me urgjencë edhe ndihma të tjera sidomos ajo e ushtrisë gjermane; prandaj lutemi ndërhyni sa më shpejtë.”, (Ark.Deg.Hist.Ushtr. shkurt 1944, Ser.B, dok. Nr.3610).
Forcat e reaksionit shpresat i kishin tek ushtria gjermane, prandaj, si komandantët e forcave qeveritare ashtu edhe ato të Ballit kërkonin ndihmën e tyre.
Brenda një gjysmë ore ballistëve u erdhi në ndihmë një detashment i ushtrisë gjermane, i përforcuar me artileri e autoblinda, që ndodhej në Librazhd, përveç forcave të Quksit. Nën mbështetjen e zjarrit të autoblindave dhe të artilerisë, armiku sulmoi nga katundi Velçan drejt kuotës 1062m, të cilën e mbanin partizanët. Brenda një orë luftimi forcat gjermane mundën të shtinin në dorë kotën 1062m. Gjendja për forcat e Brigadës u bë edhe më kritike. Armiku me sulme të njëpasnjëshme po rrezikonte edhe kuotën 1144,7m. Kjo ishte lartësia e vetme zotëruese që mbanin forcat tona. Rënia e kuotës 1144,7 m. do të sillte shpartallimin e Brigadës. Për mbajtjen e kuotës 1144,7 m. duhej kundërsulmuar patjetër, për ndryshe nuk mund të mbroheshim. Komandanti i Brigadës urdhëroi Batalionin e parë të kundërsulmonte armikun dhe të rivendoste gjendjen në atë drejtim, duke rimarë kuotën 1062 m. Pas një përleshjeje të shkurtër, kryesisht me bomba dore, forcat gjermane e balliste u sprapsën dhe ne e rimorëm kuotën 1062m. Në këtë mënyrë gjendja u rivendos dhe kundërshtari mori një grusht të rëndë.
Armiku po sillte forca të reja nga shumë drejtime dhe po bënte rigrupimin e forcave. Forcat e Ballit që godisnin Brigadën nga lartësitë e Skroskës, meqenëse përroi i Bistricës ishte i thellë dhe pozicionet mbizotëruese që mbanin forcat tona nuk mund t’u siguronin sukses, u tërhoqën, duke lënë disa forca të pakta dhe zbritën në xhade, duke u përqëndruar në fshatin Velçan, ku terreni ishte më i përshtatshëm për të na sulmuar.
Pas dështimit të sulmit të parë, armiku po përgatitej për të kaluar përsëri në sulme kundër forcave tona partizane të rrethuara. Sulmet e armiku, të cilat i përsëriti disa herë, u thyen, ne i mbrojtëm me vendosmëri pozicionet e tona, e megjithatë armiku sa vente e po na e ngushtonte rrethimin. Në orën 15.30 komandanti i Brigadës thirri komandantët e batalioneve e të kompanive dhe aty për aty, me shpejtësi të madhe u përshkoi gjendjen në të cilën ndodheshim. Për herë të parë ai tregoi se Brigada kishte për detyrë të shkonte në malet e Orenjit e të Shëngjergjit për të siguruar një pjesë të Shtabit të Përgjithshëm e të udhëheqjes së KQPKSH, që ndodheshin prej dy muaj e gjysëm të bllokuar dhe në ilegalitet, në mes të reaksionit. Komandat e batalioneve dhe të kompanive, pa asnjë lëkundje e aprovan unanimisht vendimin e komandantit të Brigadës, për të çarë rrethimin dhe të arrihej objektivi i caktuar, pa marrë parasysh asnjë flijim. Komunistët u informuan në mënyrë të veçantë, se ky depërtim në prapavijë të armikut bëhej për të siguruar jetën e komisarit dhe komandantit të UNÇSH.
Përveç mbledhjes me kuadrot, për vetë kushtet e rënda në të cilat ndodhej Brigada dhe pengesat e panumurta që kërkonin vetëmohim nga të gjithë partizanët, komandanti i Brigadës vendosi të bëjë një mbledhje me tërë efektivin e Brigadës dhe pjesërisht t’u zbuloi fshehtësinë, duke u treguar se ku do të arrinte Brigada dhe pse do të shkohej atje. Njohja e rëndësisë së misionit që u ishte besuar, mund t’i bënte partizanët edhe më të fuqishëm e më të vetëdijshëm, për të thyer çdo armik e për të kaluar çdo pengesë gjer në fund. Dhe kështu u veprua.
Pasi u lanë disa forca të pakta nëpër pozicione, pjesa tjetër e Brigadës u mblodh në sheshin e quajtur Varri i Plakës, i cili nuk goditej nga zjarri i forcave armike. Komandanti, pasi u tregoi malet e larta të mbuluara me borë të Orenjës, që dukeshin në horizont, u tha atyre se duhej arritur atje, për të shpëtuar disa shokë të Shtabit të Përgjthshëm e të KQPKSH. Rëndësia e mbledhjes qëndronte në faktin se, kësaj radhe komandanti i Brigadës kërkoi aprovimin e vendimit të marrë jo më nga komandantët dhe eprorët e partizanëve, por nga të gjithë ata vetë.
Zbatimi i vendimit për të dalë nga rrethimi, kur Brigada ndodhej në kontakt të drejtpërdrejtë me kundërshtarin, kur në çdo drejtim që do të delte do të ndeshej përsëri me forca të tjera të mëdha të armikut dhe ku terreni ishte shumë i thyer, i mbuluar me borë dhe i panjohur për ne, paraqeste vështirësi të jashtëzakonshme.
Nga të trija anët armiku e shtoi presionin, kurse nga ana e katërt, nga e djthta e jonë, vendi dukej i pakalueshëm. Pas një studimi të hollësishëm të gjëndjes dhe të terrenit, pasi u la një praparojë e fortë për të mbrojtur kuotën 1144,7 m., dhe për të gozhduar në vend armikun, forcat e tjera të Brigadës, duke shfrytëzuar rënien e borës që përbënte një perde të mirë maskimi, pa u diktuar fare nga kundërshtari dolëm nga rrethimi, nga krahu i djathtë, drejt lartësisë 2253 m. Armiku e quante të pamundur që forcat partizane të mund të delnin drejt malit përpjetë, në atë dimër të egër.
Në orën 16.30 të 27 shkurtit, mbas 7 orë luftimesh u ça rrethimi i Skroskës dhe Brigada vazhdoi t’i ngjitej Shebenikut të mbuluar me borë. Partizanët, duke u ngjitur me këmbë e me duar zunë kuotën 1303 m. Gjatë kësaj kohe armiku e mori kuotën 1062 m. dhe po përpiqej të merrte me çdo mënyrë edhe kuotën 1144,7 m., por praparoja qëndroi e patundur.
Kur forcat e Brigadës kishin dalë krejtësishtë nga rrethimi dhe ishin larguar nga pozicionet që mbanin, praparoja u tërhoq pa u diktuar nga armiku. Brigada doli nga rrethimi duke lënë dy partizanë të vrarë, Behar Xhindolin, partizan i Batalionit të dytë, dhe Isa Mustafai i Batalionit të parë dhe dy të humbur. Më vonë armiku e diktoi tërheqjen e Brigadës drejt malit, por atë natë nuk guxoi më të na ndiqte.
Brigada, pasi doli plotësishtë nga rrethimi i Skroskës, u përqëndrua te Stani i Stafës, rrëzë Shebenikut, në një kasolle gjysëm të rëzuar. Këtu, pas pak kohe arriti dhe praparoja.
Në gjendjen e krijuar ishte e pamundur transportimi i armëve të rënda, prandaj, me urdhër u lanë dy mortajat 82mm pasi u shkatërruan, mitralozat e rëndë u prishën, mushkat u pushkatuan. Dy mitralierët, Haxhi Zabërzani dhe Sadik Zabërzani refuzuan të ndahen nga mitralozët e rendë të tyre dhe u lejuan t’i merrnin ata gjersa të harxhonin municionin, ose gjer kur të mundnin.
Qëndrimi i forcave përjashta, në mes të borës, ku armiku mund të na rrethonte persëri gjatë natës, nuk ishte i dëshirueshëm, prandaj komandanti vendosi ta lëvizë Brigadën në dy kolona: Batalioni i parë do të marshonte djathtas, në kolonë më vete, kurse Bataloni i dytë e i tretë do të marshonin majtas, duke formuar një kolonë tjetër. Të dy kolonat do të marshonin në drejtim të staneve të Dragoshtunit, gjatë pjerësive të malit Shala e Frangut, 1556 m. Atje duhej të takoheshin të nesërmen, më 28 shkurt. Në orën 18.30 u nis kolona e krahut të majtë dhe në orën 24.00, 27 shkurt, ajo e krahut të djathtë. Në kolonën e fundit qëndronte komandanti i Brigadës. Të dyja kolonat ecnin rrugë pa rrugë, në terren shumë të thyer e të mbuluar me borë. Kolona e majtë zbriti me vështirësi shumë të madhe në përroin e thellë të Kokrevës. Ishte aq errët dhe vendi ishte aq i thyer saqë natën partizanët nuk mund të delnin dot nga përroi. Një pjesë e partizanëve qëndruan për disa orë në një mulli të vogël dhe vetëm në orën 03.00 të datës 28 shkurt, të dy batalionet mundën të delnin që andej me vështirësi shumë të mëdha.
Në orën 10.00 të dy kolonat u bashkuan dhe vazhduan rrugën së bashku, pa ushqim e pa strehë. Gjatë kësaj nate Brigada humbi 6 partizanë, të cilët u shkëputën në pamundësi që të marshonin dhe mbetën në rrugë. Njëri prej tyre, Shahin Kazazi, vdiq në vend, kurse 5 të tjerët i mori Hoxhë Çota, i cili, pas i fshehu nëpër shpella e stane për një farë kohe, më vonë i dërgoi në Jug. Fshatarët kanë treguar se kur e varrosën Shahin Kazazin, në çantën e bukës i gjetën si ushqim vetëm urov kafshësh.
Shmangia e rrethimit në malin e Dragoshtunit
Pas një marshimi në kushte jashtëzakonisht të vështira, në orën 18.00 të datës 28 shkurt, batalionet e Brigadës arritën në stanet e livadhit të Sinanit, në mal të Dragoshtunit dhe në Vlaskë. Atë ditë gjendja e përgjithshme u bë shumë më kritike. U mbushën tri ditë që partizanët marshonin dhe luftonin kundër forcave armike që ishin vënë në ndjekje të forcave partizane.
Të gjitha forcat e armatosura të reaksionit dhe të gjermanëve në qarkun e Elbasanit ishin moblizuar; raportet dhe fonogramet që dërgonin komandat e forcave të Ballit e të gjindarmërisë nga Pogradeci, Librazhdi dhe Elbasani për në Tiranë ndiqnin njeri-tjetrin. Atë ditë, komanda e gjindarmërisë së Elbasanit lajmëronte me urgjencë Tiranën: “Përveç çetës komuniste që ka ardhur në katundin Skroskë në mbrëmjen e datës 26 shkurt, ndodhet edhe në katundet Homçan dhe në Golik të Pogradecit një fuqi tjetër e përbërë prej 2000 vetësh… Gjithashtu, ka informata se në katundet e Mokrës ndodhen edhe dy Brigada të tjera komuniste… në katundin Skroskë dje në mesditë kanë plasur luftime midis komunistave dhe gjermanëve… dhe sot janë futur në Hotolisht… Lutemi të ndërhyni me të shpejtë pranë komandës gjermane.”, (Ark.Deg.Hist.Usht., shkurt 1944, Seria B, Dok.nr.3611).
Paniku që u hap në rrethin e Pogradecit e të Librazhdit e alarmoi shumë komandën gjermane dhe qeverinë e Tiranës. Nëse në luftimet e Skroskës të datës 26 shkurt, armiku mendonte se këto forca ishin mbeturinat e forcave partizane të shpartalluara në Jug të Shqipërisë, ashtu si trumbetonte atëhere me të madhe reaksioni, dhe se tani kërkonin strehë për t’u fshehur në Veri, më datën 28 shkurt armiku u bind se depërtimi i forcave partizane në veri të Shkumbinit dhe përqëndrimi i forcave të tjera në Mokër, ishte fillimi i një kundërmësymjeje nga ushtria partizane, për të çliruar Shqipërinë e Mesme dhe atë të Veriut. Armiku po bënte çmos për ta shpartalluar këtë kolonë partizane që po i futej thellë në prapavijat e tij, dhe po merrte masa për ndalimin e forcave të tjera që ishin përqëndruar në Mokër. Ndërkaq, në mbrëmjen e 28 shkurtit, forca të mëdha balliste, nën komandën e Haki Blloshmit, dhe një forcë e konsiderueshme gjermane, e ndërprenë ndjekjen e kolonës më tej Dragoshtunit dhe u kthyen prapa, dhe u nisën drejt Mokrës.
Nga ana taktike, forcat tona partizane u ndodhën në kushte shumë më të vështira se ato të armikut. Në mbrëmjen e 28 shkurtit forcat e Brigadës u përqëndruan në 12 kasolle, në malin e Dragoshtunit. Lodhja, pagjumësia dhe uria kishin arritur kulmin. Pa një pushim të shkurtër për të marrë veten e pa ngrënë ushqim, përparimi i mëtejshëm i forcave të Brigadës ishte i pamundur. I detyruar nga kjo gjendje e rëndë, kmandanti i Brigadës u dha forcave vetëm 4 orë pushim. Pasi u morën masa sigurimi, duke zënë me roje të fuqishme rrugët, që të çonin në kasollet e vetmuara e të izoluara nga bora, forcat partizane u futën brenda, ku hëngër pak ushqim: misër dhe pak mish të zier të mushkave, pa kripë.
Në kasollet e Dragoshtunit erdhi dhe u takua me komandantin e Brigadës Hoxhë Çota, komandant kompanie i batalionit partizan të Bërzeshtës, i cili, pas shpërndarjes së atij batalioni nga Operacioni armik i Dimrit, qëndronte në ilegalitet. Hoxhë Çota na dha informata mbi gjendjen e zonës së Librazhdit e të Çermenikës.
Në stanet e Dragoshtunit dhe në afërsitë e tij, gjendja luftarake ndryshoi shumë, prandaj edhe komandanti i Brigadës qe i detyruar të ndryshonte vendimin e tij të mëparshëm. Për të marshuar drejt Orenjit duhej lëvizur jo më drejtpërdrejt, por duhej shmangur sa më shumë djathtas, duke vazhduar intenerarin rrëzë malit të Shebenikut, në një lartësi prej 1500-1600m, duke kaluar përmes fshatit Qarrishtë, që ndodhej nën ndikimin e armikut.
Gjatë natës, forca të mëdha të Ballit dhe një batalion gjerman i ardhur nga forcat e garnizonit të Elbasanit, po marshonin në drejtim të Brigadës në tri kolona: e para nga Hotolishti, e dyta nga Dragoshtuni dhe e treta nga Librazhdi. Qëllimi i komandës armike ishte që me kolonën e Hotolishtit e të Dragoshtunit të rrethonte Brigadën tonë në stanet, dhe me kolonën e Librazhdit të zinte Shapkën e Librazhdit, i vetmi shteg ku mund të kalonte Brigada. Kapja e Shapkës së Librazhdit prej armikut i vinte forcat tona në një gjendje shumë kritike, prandaj ajo duhej kaluar me çdo kusht para se ta zinte armiku.
Vonesa në stanet e Dragoshtunit ishte vdekje, prandaj në orën 24.00 të datës 28 shkurt Brigada u vu në marshim drejt Qarrishtës. Në Vlask të Dragoshtunit ngeli edhe një partizan tjetër, i ngrirë në rrugë.
Dita e 29 shkurtit qe një nga ditët më të vështira dhe më kritike që kaloi Brigada gjatë gjithë këtij marshimi. Mjaftonte mosvlerësimi i drejtë i gjendjes, vonesa më e vogël, që forcat tona të mund të shpartalloheshin me siguri. Në orën 04.00 të datës 29 shkurt, Brigada e kaloi Shapkën e Librazhdit dhe iu shmang rrethimit që i përgatiti armiku. Këtë radhë plani i armikut ishte menduar mirë, porse manovrimi ynë i shpejtë bëri që çdo plan i tij të dështonte. Brigada doli nga kurthi sepse marshimi filloi në kohën e duhur dhe lëvizja e kolonave u bë me shpejtësi të madhe.
Shpejtësia ishte karakteristika kryesore e Brigadës së Parë. Kështu, në mëngjes kur gjermano-ballistët ishin në kasollet e Dragoshtunit, kolona jonë ndodhej katër orë larg në Shapkën e Librazhdit; dhe kur armiku del në Shapkën e Librazhdit, ne ishim tre orë larg kësaj pike, në Qarrishtë.
Marshimi i datës 29 shkurt qe shumë i rëndë, duhej çarë bora që i kalonte të dy metrat trashësi; një pjesë e madhe e partizanëve kishin mbetur zbathur dhe këmbët u kullonin gjak.
Për Brigadën situata po bëhej më dramatike. Armiku e kishte diktuar drejtimin e lëvizjes së saj, lodhja e forcave tona ishte më e madhe, tani bora ishte më e thellë; në të ardhmen parashikohej të luftohej me forca armike më të shumta, të parapërgatitura dhe të paralajmëruara. Por katër ditë luftë me armikun ishin një shkollë e vërtetë për forcat e Brigadës, të cilat mund të përballonin vështirësi edhe më të mëdha dhe mund të marshonin me kujdes për të mashtruar armikun.
Vijon…

Aman ndihmojeni kete plak matuf, ka kush ti trgoi se per “heroizmat” partizane nuk can kush …..
PO nga e pe ti moj ”Vëra..” e xhaxhit qe ”per heroizmat partizane nuk can kush …..”
PO sa e zgjuar qenke moj e dashur ”Vëra” ime..!!!
Vëra vrima,
Na henksh m…e na lepifsh b…
Se can ti se e KE Si vëre elefanti, ske gje fare.
LAVDI LANCIt!
Lavdi vepres heroike te brigadave Partizane!
Poshte skuthat hajdutet tradhetaret!
Vëra vrima,
Na henksh m…e na lepifsh b…
Se can ti se e KE Si vëre elefanti, ske gje fare.
LAVDI LANCIt!
Lavdi vepres heroike te brigadave Partizane!
Poshte skuthat hajdutet tradhetaret!
Rrofte Shoku Enver qe vrau komuniste me shume se cdo antikomunist.!…