Kodi i Punës së kohës së komunizmit vlen ende për tu mbështetur e marrë vendime. A mos ndoshta ka ende vakum ligjor?
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor të Rrugëve Afrim Qendro është shkarkuar nga posti zëvendës drejtor në këtë insititucion, së bashku me 11 punonjës të tjerë.
“Dita” ka siguruar vendimin për shkarkimin e ish drejtorit Afrim Qendro dhe të 11 punonjësve të tjerë, firmosur nga drejtorja e re Sonila Qato.
Por ajo që vihet re në vendim, është se shkarkimi është bazuar në Kodin e Punës të vitit 1955. Po ashtu burime bëjnë të ditur se punonjësit janë shkarkuar të gjithë në grup dhe bazën ligjore kanë te viti 1955.
Njoftimin për shkarkimin e tyre, punonjësit e kanë marrë dy ditë më parë, ndërkohë që sot disa individë jashtë institucionit nuk i kanë lejuar që të futen brenda, duke i ndaluar dhe të tërheqin gjërat e tyre personale.
Mësohet se shkarkimi i Afrim Qendros dhe punonjësve të tjerë është bërë me motivacionin e mungesës së besimit dhe të moszbatimit të rregulloreve.
v.l/ Dita

Te pushosh nji individ per korrupsion ende pa kryer hetim te plote duket vendim sa politik aq edhe aq foshnjor. Eshte lehtesi te pushosh nga puna individe dhe ti ndalosh hyrjen ne institucion. Ky eshte fashizem. Cdo individ hetohet qofte administrativisht qofte edhe penalisht. Thirren dhe u behet nji komunikim zyrtar, dmth ka nji procedure administrative. Tu ndalohet hyrja me liste te zeze as ne kohen e Enver Hoxhes nuk ndodhte.
Autoriteti Rrugor ka qene historikisht gropa e zeze e buxhetit te Shqiperise.
Nuk dua te shkruaj per hajdutet miliardere te PD dhe te Metes, shpresoj qe drejtesia e re do mundet ti veri para pergjegjesise, por per keta te fundit dua te pyes: Ku i kane studimet, cilat jane nevojat e trafikut, cilet koridore do behen me pagese e cilet jo. Cilet mund te vetshlyhen e ku mund te fillohet menjehere nga puna e tj.
“Kane hapur kantiere” thote dikush, po si i kane hapur per te bere parate e dites?
Pa u zgjatur dhe pa hamendjet korruptive per Unazen:
ky Qendroja na thote dot se kur do te derdhet ne buxhet fondi i garancise i kompanise qe paraqiti dokumenta ne keqbesim?
E kane lene te dera!
Duhet ti sekuestrojne gjithçka atij dhe bashkepunetoreve derisa ta shlyejne nga xhepi fondin e garancise qe nuk e kane bllokuar si duhet.
Drejtoret e Autoritetit Rrugor jane hallke jo vendimtare ne konspiracionet e vazhdushme shumevjecare per grabitjen e miljardave ne rruget qe edhe sot edhe neser s’kane per te perfunduar. Ky Qendrua s’ me duket aq i guximshem dhe budalla qe te xhiroj miljardat nje njeriu te rendomte qe sjell ca .letra bakalli per te fituar nje tender. Duhet nxjer nga zyra ai pa lejen e te cilit nuk mund te levizin miljardat nga buxheti i shtetit, dhe ky eshte ai qe thote si pa gje te keq qe ka kudo ne bote qe japin miljardat kur u paraqiten copa letrash pa adrese. Po te kishte drejtesi ne kete vend jo keta te ARSH por i pari qe duhej perzen nga zyra duhej te ishte kryeministri i vendit dhe te shkonte ne “zyren” qe meriton. Ai tani i merzitur nga pabesia qe u be per tenderin e unazes dhe linjen e tensionit do ngushelloj vehten, sikurse thone, me koncensionin e pompave te karburantit.
Une shpesh kur mar karburant e mar me nje bidon 10 litersh dhe ne qofte se bidoni nuk mbushet, megjithse treguesi i pompes shenon 10 litra, e kuptoj qe pompa po me xhvat. Le t’ma jap mua dhe bidonit tim kryeministri kete veprimtari te rendesishme e te mos mundohet me kompani te tipit ofshore qe mund te dalin me letra te fallsifikuara.
Eshte kodi i punes viti 1995, ne vend te 9 gabimisht kane shkruajtur 5. E keni ne fletoren zyrtare QPZ. O gazetare investigoni verifikoni mos i merrni kallep gjerat jo copy paste. Gazetaria i ngjan pak a shume punes se prokurorit i cili ben hetime e verifikime.
edhe nese kodi eshte i dekadave me pare , cfare te keqe paska
bota ka rregullore qe kane mbushur shekullin dhe jo qe nuk i luan por eshte krenare per jetegjatesine e tyre
jetegjatesia e rregulloreve dhe ligjeve lidhet ngushte me civilizimin e shoqerise
e hoqi afrim qendron per ta ndihmuar jo per ta penalizuar…lexoni veprimet me kujdes…se keta jane bere specialist…