E ndërsa maturantët kanë nisur me përgatitjet dhe konsultimet për provimet e detyruara dhe atë me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2019, edhe universitetet publike po detajojnë kriteret mbi të cilat do të përzgjidhen fituesit e vitit të ri akademik.
Universiteti i Tiranës, programet e të cilit janë ndër më të kërkuarat nga maturantët ka aprovuar tashmë kriteret e reja të përzgjedhjes së fituesve që do të vijojnë për herë të parë studimet në një nga degët e 6 fakulteteve që janë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë.
Ndryshe nga një vit më parë, disa prej fakulteteve kanë rishikuar kriteret e pranimit, duke rikthyer testimet, si dhe vlerësimin e shkollave të mesme me koeficientet përkatës. Konkretisht, krahas rezultateve të provimeve të maturës, apo mesatares së shkollës së mesme, maturantët që duan të vijojnë studimet në degën e gjuhës angleze do t’i nënshtrohen edhe testimit mbi nivelin e njohjes së gjuhës. Sipas manualit informues të zbardhur nga Universiteti i Tiranës, për programin e gjuhës angleze bëhet e ditur se: “Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e tre viteve të shkollës së mesme, përfshirë dhe notat e Maturës Shtetërore për qind vlerësohen me 60 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj që do pranohen në Bachelor”. Ndërsa në konkursi i pranimit për testimin e njohurive gjuhësore 40 për qind. Për degët e tjera të Fakultetit të Gjuhëve të huaja përzgjedhja bazohet tek mesatarja e shkollës së mesme.
Sa i takon pranimeve të reja në Fakultetin e Drejtësisë është vendosur që përzgjedhja të bazohet në tre kritere, që janë nota mesatare e përgjithshme e të gjithë viteve të shkollës së mesme, e cila vlerësohet me 40 për qind të ndikimit, nota mesatare e të gjithë provimeve të maturës shtetërore me 20 për qind të ndikimit, si dhe mesatarja e lëndëve formuese me 40 për qind të ndikimit. Ndryshimet prekin edhe programet e studimit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Shkencave Sociale, etj.
Kriteret e detajuara për secilin program studimi i gjeni të plota në vijim të shkrimit. Gjatë javëve në vijim drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë do të zbardhin edhe kuotat e mundshme të pranimit për programet e studimit që ofrojnë. Në këto kushte, maturantët do ta kenë më të lehtë që të orientohen në zgjedhjen e degëve ku kanë më shumë shanse për të qenë fitues.
Provimet e Maturës Shtetërore 2019
Provimet e maturës së këtij viti nisin në datën 7 qershor me testimin e parë të detyruar që do të zhvillohet në lëndën e gjuhës së huaj. Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm trajtohet si gjuhë e huaj e parë. Teza e provimit do të jetë në nivelin gjuhësor që përcaktohet në kurrikul në përfundim të arsimit të mesëm përkatës. Provimet e detyruara do të vijojnë më tej me lëndën e gjuhës shqipe dhe letërsisë përkatësisht në datën 12 qershor, për të përfunduar në datën 17 qershor me testin e lëndës së matematikës. Ndërsa prova e fundit që duhet të kalojnë maturantët është provimi me zgjedhje I cili do të zhvillohet në datën 24 qershor.
Skema e vlerësimit
Sipas kushteve të përcaktuara, provimet e detyruara dhe provimi me zgjedhje do të fillojnë në orën 10:00. Për plotësimin e testeve maturantët do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta. Testet e provimeve të detyruara dhe atij me zgjedhje do të administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit. Një tjetër ndryshim që do të pasojë maturën e ardhshme është edhe skema e vlerësimit me pikë të secilit provim.
Dikasteri i Arsimit ka përcaktuar se testi i secilit provim, qoftë ky i detyruar, apo me zgjedhje do të vlerësohet maksimalisht me 60 pikë. Institucionet arsimore vendore që janë përgjegjëse për arsimin parauniversitar do të marrin nga shkollat listat e maturantëve mbetës të vitit shkollor dhe brenda datës 5 qershor duhet që t’i pasqyrojnë ato në sistemin elektronik “matura online”, sipas udhëzimit përkatës. Më pas drejtoritë e shkollave duhet të informojnë mbetësit që të mos paraqiten në ditët e përcaktuara për zhvillimin e provimeve.
Gjithashtu, është vendosur edhe për grafikun e konsultimeve që mësuesit e secilës lëndë duhet të zhvillojuni me nxënësit e tyre.Maturanti/kandidati përjashtohet nga provimi kur: “Ndryshon vendin që i është caktuar, merr, jep informacion apo kopje, ose komunikon me maturantë të tjerë, kur bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit, kur mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit, si dhe kur refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjate hyrjes në qendrën e provimit.
Pikët që duhen për të kaluar
Edhe për provimet e 2019-s, mbetet në fuqi rregulli për pragun kalues. Në këto kushte, për të qenë kalues, si në provimet e detyruara, ashtu edhe në atë me zgjedhje, maturanti apo kandidati i viteve të shkuara, duhet të marrë detyrimisht 20 për qind të pikëve totale me të cilat vlerësohet testi.
Përzgjedhja e testeve përfundimtare të provimeve të maturës sërish do të bëhet përmes teknologjisë digjitale. “Kandidatët nuk lejohen të rijapin provimet me zgjedhje, nëse në maturat e viteve të mëparshme kanë marre rezultate jo më të ulëta se sa 4.50. Në rastet kur kandidati ka dhënë më shumë se një herë një lëndë, në provimet me zgjedhje i njihet vetëm rezultati i vitit të fundi”, detajohet në rregulloren e provimeve.
KRITERET E PRANIMIT NË FAKULTETIN E SHKENCAVE TË NATYRËS
Programi i studimit Biologji
Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 70 për qind të vlerësimit
Nota e Biologjisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) përbën 20 për qind të vlerësimit.
Nota e Kimisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) përbën 10 për qind të vlerësimit.
Programi i studimit Bioteknologji
Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 70 për qind të vlerësimit
Nota e Biologjisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) përbën 20 për qind të vlerësimit.
Nota e Kimisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) përbën 10 për qind të vlerësimit.
Programet e studimit Kimi, Kimi Industriale dhe Mjedisore, Kimi dhe Teknologji Ushqimore
Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50 për qind të vlerësimit.
Nota mesatare e Kimisë (kurrikul bërthamë viti I+II) 10 për qind të vlerësimit.
Nota mesatare e Biologjisë (kurrikul bërthamë viti I+II) 10 për qind të vlerësimit.
Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 10 për qind të vlerësimit.
Nota e Kimisë 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10 për qind të vlerësimit.
Nota e Fizikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10 për qind të vlerësimit.
Programi i studimit Matematikë
Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50 për qind të vlerësimit.
Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 30 për qind të vlerësimit.
Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 20 për qind të vlerësimit.
Programi i studimit Fizikë
Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50 për qind të vlerësimit
Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 10 për qind të vlerësimit.
Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 10 për qind të vlerësimit.
Nota mesatare e Kimisë (kurrikul bërthamë viti I+II) 10 për qind të vlerësimit.
Nota e Fizikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10 për qind të vlerësimit.
Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 10 për qind të vlerësimit.
Programi i studimit Informatikë
Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50 për qind të vlerësimit.
Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 15 për qind të vlerësimit.
Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 5 për qind të vlerësimit.
Nota mesatare e TIK (kurrikul bërthamë viti I+II) 10 për qind të vlerësimit.
Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje, viti III) 20 për qind të vlerësimit.
Programi i studimit Inxhinieri Matematike dhe Informatike
Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50për qind të vlerësimit.
Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 30 për qind të vlerësimit.
Nota e provimit të Matematikës në Maturë Shtetërore 10 për qind të vlerësimit.
Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje viti III) 10 për qind të vlerësimit.
Programi i studimit Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë), përbën 50% të vlerësimit
Nota mesatare e Matematikës (kurrikul bërthamë viti I+II+III) 15 për qind të vlerësimit.
Nota mesatare e Fizikës (kurrikul bërthamë viti I+II) 5 për qind të vlerësimit.
Nota mesatare e TIK (kurrikula bërthamë viti I+II) 10 për qind të vlerësimit.
Nota e Matematikës 12 (kurrikul me zgjedhje viti III) 20 për qind të vlerësimit.
KRITERET E PRANIMIT NË FAKULTETIN E EKONOMISË
Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore (mesatare e thjeshtë) përbën 50 për qind të vlerësimit
Nota mesatare e gruplëndëve (për të gjithë vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë notat e maturës shtetërore) përbën 50 për qind të vlerësimit: Matematikë 15 për qind, Ekonomi 15 për qind, Fizikë 10 për qind, si dhe Gjuhë e huaj 10 për qind
KRITERET E PRANIMIT NË FAKULTETIN HISTORI-FILOLOGJI
Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e tre viteve të shkollës mesme vlerësohet 80 për qind.
Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e provimeve të Maturës Shtetërore vlerësohet 20 për qind.
KRITERET E PRANIMIT NË FAKULTETIN E DREJTËSISË
Nota mesatare e përgjithshme e të gjithë viteve të shkollës së mesme 40 për qind.
Nota mesatare e të gjithë provimeve të maturës shtetërore 20 për qind.
Lëndët formuese:
-Gjuhë Shqipe (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 10 për qind.
-Gjuhë e huaj, e parë (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 10 për qind.
-Letërsi (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e provimit MSH) 5 për qind.
-Qytetari (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5 për qind.
-Histori (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5 për qind.
-Ekonomi (të gjitha vlerësimet përfshirë dhe notën e MSH nëse e ka dhënë) 5 për qind.
Koeficienti i shkollës së mesme:
• Të gjitha shkollat e mesme gjimnaze (përjashtuar gjimnazin me kohë të shkurtuar) e kanë koeficientin 1.2.
• Të gjitha shkollat e mesme me karakter profesional e kanë koeficientin 1.0.
KRITERET E PRANIMIT NË FAKULTETIN E GJUHËVE TË HUAJA
Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e tre viteve të shkollës së mesme, përfshirë dhe notat e Maturës Shtetërore përbën 100 për qind, për programet e studimit:
-Gjuhë frënge
-Gjuhë italiane
-Gjuhë gjermane
-Gjuhë spanjolle
-Gjuhë turke
-Gjuhë greke
-Gjuhë ruse
Për programin e studimit Gjuhë angleze:
Zotërimi i gjuhës angleze në nivelin B2, në përputhje me kurrikulën bërthamë, gjuhë e huaj e parë, Shkalla VI, Klasa XII, bazuar në vlerësimet përkatëse me notë në vitin XII.
Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e tre viteve të shkollës së mesme, përfshirë dhe notat e Maturës Shtetërore për qind vlerësohen me 60 për qind.
Konkursi i pranimit për testimin e njohurive gjuhësore 40 për qind.
KRITERET E PRANIMIT NË FAKULTETIN E SHKENCAVE SOCIALE
Nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme vlerësohet me 40 për qind.
Nota mesatare aritmetike e provimeve të detyruara dhe me zgjedhje të Maturës vlerësohet me 30 për qind. Për maturantët që japin provim me zgjedhje lëndët Qytetari, Psikologji ose Filozofi dhe Sociologji aplikohet koeficienti 1.2. Ndërsa për maturantët që nuk japin një nga këto lëndë në provimet me zgjedhje aplikohet koeficienti 1.
Nota mesatare aritmetike e gruplëndëve formuese në shkencat sociale përbën 30 për qind të vlerësimit. Konkretisht në këtë grup lëndë përfshihen Qytetari dhe Filozofi (kurrikul bërthamë klasa 10 e 11), si dhe Psikologji dhe Sociologji (kurrikul me zgjedhje, klasa 12).
– Për maturantët që kanë zgjedhur në klasën e 12 si lëndë me zgjedhje Psikologji ose Sociologji, ose të dyja, aplikohet koeficienti 1.2
-Maturantëve që nuk kanë zgjedhur në klasën e 12 si lëndë me zgjedhje Psikologji ose Sociologji, ju llogaritet thjesht mesatarja e lëndëve të zhvilluara nga fusha e shkencave sociale (kurrikul bërthamë, Qytetari dhe Filozofi, klasa 10 e 11).
Koeficienti i shkollës së mesme
Shkollat e kategorive gjimnaz, gjimnaz dygjuhësh shqip-italisht, shqip-gjermanisht dhe shqip-frëngjisht kanë koeficientin 1.4
Shkollat e kategorive pedagogjike, gjimnaz gjuhësor, shërbimet sociale dhe shëndetësore, si dhe shkolla administrim biznes kanë koeficientin 1.2
Gjithë shkollat e tjera të kategorive profesionale kanë koeficientin 1
KRITERET E PRANIMIT PËR FILIALIN SARANDË
Kriteret e pranimit për të dy programet e studimit të Filialit Sarandë do të jenë të njëjtat me kriteret që do të kenë Fakultetet bazë:
• Fakulteti i Ekonomisë programi Administrim Biznesi
• Fakulteti i Gjuhëve të Huaja programi Gjuhë Angleze

Pershendetje per gjuhen gjermane a do te kete konkurim per pranim ne fgjh ne tirane?