Berisha njeh opozitën siriane si përfaqësuese legjitime

redaktor

Shqipëria njeh opozitën siriane si të vetmen përfaqësuese legjitime të Sirisë dhe kombit sirian

Kryeministri Sali Berisha informon se Shqipëria vendos të njohë opozitën siriane si të vetmen përfaqësuese legjitime të Sirisë dhe kombit sirian” thuhet në një deklaratë të publikuar sot në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

“Gjithashtu kryeministri i ka bërë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut të marrin të gjitha vendimet për të ndaluar masakrën e civilëve dhe barbarisë që Bashar al-Assad dhe regjimi i tij po kryejnë çdo ditë, mbi popullin e pambrojtur sirian”, vijon njoftimi.

Sipas tij, Shqipëria do të japë një ndihmë prej 100 mijë dollarësh për refugjatët sirianë në Turqi dhe është e gatshme të çojë ekipe mjekësore dhe ndihma të tjera në kampet e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *