Italia kërkon punëtorë, si të përfitojnë shqiptarët

Leda Hysa

Italia ka hartuar një draft ligjor në të cilën parashikohet pranimi i 30 850 emigrantëve nga vendet ekstra komunitare mes të cilave përfshihet edhe Shqipëria, për punësim sezonal përgjatë vitit 2019.

Ky draft ligjor ka gjetur aprovimin e Ministrisë së Brendshme italiane me kushtin e kërkuar nga ministri Salvini që të mos pranohen të hyjnë në Itali emigrantë nga vendet që nuk janë bashkëpunues me qeverinë italiane në sistemin e riatdhesimit të emigrantëve jo të rregullt.

Ministri i Brendshëm italian ka propozuar hartimin e një “black list” të vendeve që nuk pranojnë nënshkrimin e marrëveshjeve për kthimin në vendim e origjinës të emigranteve ilegalë,  vende si Senegal, Mali, Uganda, Pakistan, Bangladesh etj.

Ndër 30 850 leje të rregullta qëndrimi që parashikohen të lejohen nga Ministria e Brendshme italiane, mbi 18 mijë janë parashikuar të jepen për emigrantë që do të punësohen gjatë sezonit të verës në fermat bujqësore e mbi 12 mijë të tjerë u jepet mundësia të konvertojnë lejet e qëndrimit për motive studimi, humanitar, apo shëndetësor në leje qëndrimi pune sezonale.

Ndërsa 3 mijë leje të tjera qëndrimi do të vihen në dispozicion të emigrantëve që zotërojnë një leje qëndrimi sezonale e mund ta konvertojmë në leje me afat më të gjatë qëndrimi. Dekret ligji për pranimin e kuotave të reja të emigrantëve për vitin 2019 pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave i qeverisë Italiane.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *