Është dorëzuar në Policinë e Tiranës, Ervin Mata, njëri prej personave të shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur në 4 Tetor të vitit të kaluar në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljo Hato dhe Ervis Martinaj.
Burime zyrtare nga policia thanë për “Dita” se Mata është dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit që mbrëmjen e së premtes.
Mata ishte në arrati prej 5 muajsh.
Hetimet e policisë nuk e kanë përcaktuar ende rolin e tij në konfliktin me armë. Njëra nga pistat e hetimit është ajo e një konflikti direkt të tij me Ervis Martinin.
Pak kohë më parë, policia arrestoi edhe bashkëpunëtorin e Ervin Matës, Fabio Allushin.
Tashmë në kërkim është vetëm komandoja 41-vjeçar Melviol Billo, i cili akuzohet se hapi zjarr duke lënë një të vrarë dhe 2 të plagosur.
Në kërkim është shpallur edhe një tjetër biznesmen, i identifikuar si Eldi Dizdari. Të arrestuar për ngjarjen janë Ervis Martinaj dhe Eljo Hato që mbetën të plagosur në atë ngjarje.
o.j/dita

Ore popull i trashe i gazetes.
Fjala “dorezim” ne shqip perkethehet qe shkon vete dhe paraqitesh ne polici per tu arrestuar,,
Nuk ka nevoje ti vihet “vete” perpara
Ne cfare pellgjesh te ndenjura ju notojne trute?
U dorezua..
Dorezohu
nuk mund te kete u vetedorezua,, vetedorezohu..
O Moikomi i Zeqos, folu pak ketyre te Dites se po lene nam me gjuhen shqipe.
Nuk mund te kete vegjetacion gjuhesor sipas metabolizmit mendor te idioteve qe pretendojne te bejne gazetari.
Mos e shemtoni gjuhen
O Mirel, ka dorezim kur ky kerkohet, por ka vetedorezim kur behet me deshiren e te dorezuarit. Ashtu sic ka vrasje dhe vetevrasje.
E o mesues..po nuk themi u vetelargua..vetevrapoi..veteiku..
Thuhet u dorezua ..ndersa vetevrasje ka ndryshim sepse fjala vrasje nekupton aktin e dikujt ndaj nje tjetri.
Veteflas, vetethem, vetepunoj,
veteshikoj, vetelexoj….
Ky do vetejete trendi i ri..!?