Forcat e drejtuara nga kurdët po bëjnë përparime në drejtim të bazës së fundit që ende kontrollohet nga Shteti Islamik në lindje të Sirisë, njoftuan sot zyrtarët kurdë, një ditë pasi forcat e mbështetura nga SHBA-ja rifilluan fushatën kundër grupit xhihadist.
Muajin e kaluar, Forcat Demokratike Siriane (SDF), një milici që mbështetet nga koalicioni i drejtuar nga SHBA-ja, filloi një ofensivë madhore që synon të largojë përfundimisht ISIS-in nga fshati Baguz, bastioni i fundit i kësaj milicie radikale në lindje të Sirisë.
SDF-ja pezulloi përkohësisht luftimet, për të evakuar qindra qytetarë dhe familjarët e anëtarëve të Shtetit Islamik në zonat që luftohet.
v.l. Dita

Me se fundi ; nje dolli per fitoren e lirise mbi terrorin e shtypjen ,te progresit e modernes mbi mesjeten islamike, te drejtesise mbi dhunen.GOT BLESS THE LIBERTY: