Ish-Zëvendëspresdenti dhe kandidati i demokrateve për presidenti të SHBA-së, Joe Biden në letrën dërguar presidentit Thaçi, ka lënë një dedikim interesant, të cilën Biden e ka shkruar me dorë.
Në letrën e plotë, të cilën e ka publikuar presidenti Thaçi në profilin e tij në Facebook, Biden ka lënë një dedikim në fund të letrës, një pjesë e së cilës tashmë është bërë publike.
“PS: Ruajeni besimin! Gjërat do të përmirësohen”, ka shkruar në fund të letrës Biden.
“Dje kam pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për Kosovën. Edhe kjo letër e ish-zëvendëspresidentit Biden vjen si përkrahje për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, e cila çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jemi të bekuar me miqtë e shumtë amerikanë dhe kjo miqësi është e shenjtë për vendin dhe popullin tonë“, shkruan presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në faqen e tij në Facebook.
Kujtojmë se Biden ka krijuar një marrëdhënie shumë emocionale me qytetarët e Kosovës. Afër kampit Bonsteel, për nderë të shërbimit të djalit të tij për Kosovën, është ngritur edhe një shtatore.
v.l. Dita

Qe do te thote mos Beni veprim say te iki trump
Qe do te thote vuri gishtin kokes Thaci,
jo po se thashe mos te merr ere koka !
Lexoni komentin e koqe Thaqi… dje kam pranuar nje leter nha ish zevendes Presidenti i SHBA….. se po te donte nuk e pranonte, hajde koqe hajde.
Shenim: Nje lapsus nga ana e Presidentit te Kosoves,
H.Thaci ! Nuk thuhet ne shqip “pranova nje leter”?…..
Nga kush ? Fjala “pranim” ose “mospranim” eshte nje
kategori gjihesore me sens negativ. Do te kishte qene
normale qe zoti Thaci te perdorte foljen “Mora nje leter
nga miku i madh i Kosoves dhe popullit kosovar…..” ,por
jo fjalen “pranova” qe ne gjuhen shqipe merr nje konota-
cion jo miqesor….!
Shtoj se ne maredheniet diplomatike,kur ato nuk jane te
mira ose te perkeqesuara thuhet fjala “PRANOVA” se
mund te thoshje edhe “S’PRANOVA” t’a marr LETREN.
Thuaj ish presidentit mos ta kruaj me Thacin,e ka ai ne dore ke te pranoje e ke te mos pranoje,i ka bolet e medhaja ai
Me Klinton mbeshtetja e SHBA per shqiptaret do ishte me e sigurte.
Politika e shqiptareve ne rajon duhet te jete e kujdesshme deri ne largimin e Trump.
Kam pranuar nje letter NE dialektin kosovar do te thote Kam marre nje leter
Duhet te merremi me brendesin dhe jo me formen.
Ka gje ne dor ky apo jo.
Ky ka edhe dy vjet Pushte Trampi.
Ne se Trampi vepron keq kunder Kosoves athere c`fare te bejme