Miss Bota 2013 është një filipinase. Në finalen e mbajtur në Bali të Indonezisë, 23-vjeçarja Megan Young është kurorëzuar si më e bukura e botës. Megan ka lënë pas finalistet e tjera nga vende të ndryshme të botës, në një ceremoni që është mbajtur nën masa të forta sigurie, për shkak të frikës nga sulme të ekstremistëve islamikë, të cilët janë deklaruar kundër mbajtjes së konkursit në këtë ishull. / ANSA
