Kroaci, gazetarët manifestojnë për lirinë e medias

Leda Hysa

Qindra gazetarë kroatë manifestuan dje në Zagreb për të kërkuar liri të plotë për median dhe për të denoncuar presionin në rritje mbi shtypin nga ana e autoriteteve, sidomos nëpërmjet dënimeve dhe procedurave gjyqësore.

Me slloganin ”Keni sekuestruar median – ne nuk heqim dorë nga gazetaria”, demonstruesit, sipas medias lokale, marshuan në qendër të kryeqytetit duke njoftuar se kërkonin t’i dorëzonin qeverisë një listë me kërkesat e tyre.

Sipas Shoqatës Kroate të Gazetarëve (HND), ekzistojnë 1 160 padi civile kundër përfaqësuesve të informacionit, të cilët thonë se gjithnjë e më tepër po bëhen subjekte të censurës, presionit dhe kërcënimeve nga ana e autoriteteve.

“Por, duket se qeveria po anashkalon gjithçka”, thotë Hrvoje Zovko, kryetari i shoqatës.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *