Test inteligjence: Çfarë ka dashur të thotë ministrja e re e Kulturës?

b.m.

Samiti i Diasporës nuk ka qenë vetëm organizimi që u bojkotua nga një pjesë e rëndësishme e diasporës, por edhe vendi ku gafat e anëtarëve të rinj të qeverisë shqiptare nuk munguan.

Një prej rasteve është edhe ministria e kulturës, Elva Margariti , e cila gjatë fjalimit të saj në Samitin e Diasporës ka thënë diçka që është shumë e vështirë të zbërthehet.

“Nuk është çështje, parash, sepse përfshirja e sa më shumë njerëzëve në ndërtimin e këtij muzeu i jep muzeut fuqinë e madhe edukative të forcës tërheqëse drejt vendlindjes. Por është edhe çështje fondesh, sepse sa më shpejt ta ndërtojmë këtë muze, aq më mirë është dhe ndërkohë që shteti ynë pa diasporën, as nuk do të ishte ky që është dhe as nuk do të mund ta bëjë siç duhet të jetë këtë muze, të cilit i ka ardhur koha tashmë. Ju ftoj që të shkruani emrin tënd në muzeun tuaj!”.

Znj.Margariti e mori postin e ministres së Kulturës pas shkarkimit të paraardhëses së saj Mirela Kumbaro në muajin dhjetor.

b.m. / dita

Share This Article
12 Comments
  • Testi duhet filluar nga Gjyqtaret dhe prokuroret, avokatet mbrojtes dhe Policise! Sigurisht te gjithe e dime nivelin e inteligjences se Lulit,Monikes apo Nokes! Jane medioker hajdute dhe kriminele!

  • Po normal qe asnje shqiptar me mend kendej nga diaspora nuk mund te merrte pjese ne kete mega budallallek.

  • Po pse habiteni o njerez!
    Kudo ne bote ka njerez qe bejne gafa,se edhe ministrat njerez jane pra edhe mund te bejne gafa!
    Ku eshte ketu e keqja se nuk e kuptoj une?
    Kush me tha mua se kjo ministre nuk do bente kurre gafa qe te mos e emeroja?
    Askush nuk me tha,prandaj nuk mund te me akuzoni dot se kam perzgjedhur nje ministre te pa afte!
    Ne fund te fundit serioziteti i nje qeverie apo i nje ministreje nuk eshte qe te mos beje gafa,por ta kuptoje vete pas tyre se ka bere nje lloj gafe dhe te mos e perserite me ate gafe!
    Gafe pas gafe dhe keshtu deri sa te mesoje se nuk ka me variante gafash per t’u bere!
    Ne se menjehere per kaq pak gje do ta kisha shkarkuar ministren,doemos qe do emeroja nje tjeter qe edhe ai ose ajo do fillonte nga e para te beje gafa dhe keshtu nuk do kishte me risi ne qeverine tone!
    E kemi vene ne programin qeverises qe nepermjet gafave te pastrojme rrugen per te kaluar nga fitorja ne fitore!

  • Dhe cfar te keqe shikoni JU ne kete mes,ne thenien e ministres.Eshte gjithecka e qarte,nenkuptimi eshte qe shteti yne ndihmen e diaspores e vlereson si nje faktor te rendesishem ne aritjen e objektivave.

  • Historia:
    I thane nje here humoristit Fadil Hasa,se pse del shpesh nga skenari dhe perdor fjale banale?
    Ai u pergjigj:
    -Sa te kem spektatore budallenj qe kenaqen me humorin tim,sado banal,une do jem i sukseseshem dhe do duartrokitem!
    Keshtu ndodh edhe me Ramen,qe sado tallet,perbuz,varferon etj shqiptaret dhe prap ata thone si idiote se ?Rama eshte me i mire se Berisha? etj ai do mbreteroje sa te doje ketu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *