Dalin në ankand dokumentet e Stalinit dhe të Marie-Antoinette

Leda Hysa

Dokumente të reja historike të jashtëzakonshme të Stalinit, të Marie-Antoinette apo të Maratit do të prezantohen në ankand në Francë në muajin prill si pjesë e shitjeve të reja të fondit ”Aristophil”, njoftoi sot për median shtëpia e ankandeve ‘’Aguttes’’.

Në mesin e dokumenteve kryesore që do të shiten në prill renditet një fletë e daktilografuar në maj të 1944 dhe e nënshkruar me bojë blu ku Josif Stalini, pas marrjes në dorë të Sevastopolit urdhëron që qyteti të riemërtohej.

Në shitje gjithashtu do të dalë edhe një letër e 1585 e mbretit Henri IV drejtuar kunatit Henri III dhe një tjetër e mbretëreshës Marie-Antoinette, në mars të 1790 drejtuar bashkëshortit të së preferuarës së saj, Gabrielle de Polastron.

Një fjalim i markezit të Condorcet për të drejtat e popujve të  1791 apo një roman autobiografik i 1770/71 .

Nga ana artistike, shitjet do të propozojnë ”një libër të hapur” të poetit francez Paul Eluard të 1944, një pikturë në vaj të piktorit Renoir “Femme en rose dans un paysage à Cagnes” (Gruaja mes trëndafilave në një peisazh në Cagnes).

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Ua sa lajm i gezueshem per popullin shqiptar!
    Ja me keto lajme qeveria te pompoje trurin e shqiptareve dhe kurre nuk do kerkojne as buke e as te drejta!
    Sa te kemi ne krye Skenderbeun e trete ,Rame mavrine,ne kurre nuk do na trembet syri i pushkes!

  • Sala me siguri do blejë dorëshkrimet e Stalinit për të mësuar si të krijojë diktaturën perfekte pasi të ketë marrë pushtetin me dhunë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *