Protesta e 5 marsit, PD-Ramës: Bëj publike orën e seancës plenare

DITA Online

Në një kohë që na ndajnë vetëm dy ditë nga protesta e paralajmëruar kombëtare e opozitës së bashkuar, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka një kërkesë për kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në  ‘Twitter” Bardhi kërkon nga Rama t’i japë leje kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi të bëjë publike orën e seancës plenare.

Gazmend Bardhi Edi Rama, lejoje Gramozin të publikojë orën e seancës plenare! Seanca plenare nuk është si PPP e tua, që i njoftohet vetëm klientit privat dhe publikut i mbahet i fshehtë. Parlamenti është i qytetarëve, jo i përfaqësuesve të krimit! Shihemi më 5 Mars përpara Parlamentit!”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë që PD ka paralajmëruar protesta në varësi të seancave plenare në Kuvend.

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
    • Ore pse mos mblidhet Parlamenti ne oren 12 mbas nate ne zyrat e maleve te Skraparit ku Byroja Politike e xhaxhi Enver do te drejtonit vendin ne kohe lufte!!!!!! Besoj se i keni pare ato ambiente te çfaqur dikur ne Tv nga Robert Papa!!!!!!!!!

  • O milet ,qe na i ka prure ne maje te hundes ky Rama eshte e qarte si drita e diellit , nuk diskutohet , por nga ana tjeter mos mbroni frikamanet , qe i kane hyre bolet ne bark nga SPAK .Kjo as edhe nuk diskutohet .Prandaj me mend ne koke ,mos u beni koke turk si perhere Keta politikane qe organizojne protestat , ta keni te qarte , nuk mendojne per te ardhem tuaj e te femijeve tuaj , Behuni me te zgjuar . ,Lerjani SPAK ne dore fatin tuaj , e per se shpejti , do me ipni te drejte ,o te mjere fukarenjsh protestues ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *