Nisin tensionet tek parlamenti, protestuesit djegin goma dhe hedhin kapsolla

Leda Hysa

Protesta e opozitës ditën e sotme përpara parlamentit ku po zhvillohet ndërkohë seanca plenare ka marrë nuanca të tjera.

Nga një protestë e qetë që mund të karakterizohej në dy orët e para të saj, tani protestuesit i vënë zjarrin një gome dhe zona e protestës është mbuluar nga tymi. Megjithëse nuk ka pasur konfrontime, protestuesit kanë hedhur shashka e tymuese në oborrin e parlamentit duke prishur disa herë radhët e policisë dhe me vuvuzela kanë kërkuar largimin e kryeministrit. Rama ik!” kanë qenë thirrjet e tyre.

Ndërkohë një çantë me mjete piroteknike është gjetur pranë Kuvendit. Brenda saj shihen fishekzjarrë të llojeve të ndryshme. Policia ka rrethuar Kuvendin, e vendosur në disa kordonë ndërsa pedonalja dhe institucionet rreth saj janë të mbrojtura nga policia.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Dhuna.
    Zotrinj albitra ! Ju kini plotsishtë të drejtë. Fshf-ja duhet të anulloi kampionatin. Shqipëria është kthyer në vend dhune. Dhunë në stadiume nga tifozet e titullarët e klubeve, dhunë në mes të Tiranës e nëpër rrugët e këtij vendi nga tifozët e partive nën drejtimin e kryetarëve të partive. C’do gjë tek ne duhet të fitohet me dhunë. Me dhunë edhe për të jetuar. Me dhunë duanë pushtetin politikanët, me dhunë duanë fitoren edhe skuadrat e futbollit nëpër stadiume. Dhunë po ushtrohet edhe nëpër familje. Me dhunë i duanë lekët nga prindërit fëmijët e droguar, apo qeflinjë të jetës së natës. Ndaj kini plotsishtë të drejtë edhe për policinë. Por c’të bëjë policia më parë, kur ne e kemi mendjen tek dhuna? Kur tentohet të dhunohet deputeti, ministri, kur bëhet thirrje për t’i dhënë plumbin ballit kryeministrit c’presim me tej. Policinë e duanë nga mbrapa edhe deputet ,edhe albitrat, edhe prindërit apo gratë e dhunuara . Ku vemi? Ku shkojmë, o popull ! U tmeruanë femijet nga krismat në protesta ,nga thirrjet për luftë e plumba ballit. Pse ,o mami, me linde? – i thotë fëmia nënës . O popull, a do ta mbledhim mendjen e të mos përkrahim luftëxitësit, apo do ta bëjmë vëndin kasapanë që dikush të gëzoi pushtet? Ai e fëmijët e tij të kapardisen duke shëtitur nëpër vend të ndryshme të botës, të shkojnë nëpër plazhe për tu plazhuar dhe ne, o popull, t’u cojmë lule tek varri fëmijëve tanë? A nuk u ngopëm me 1997-tën, me 1998-tën ? Pretenduesi për mbret u kapardis e rrojti sa deshi zoti, por nëna e babai, motra e velllai çuan lule tek vendi ku u vra djali i tyre . Shqip po e them. Kryetarët e partive të gëzojnë kolltuqet e ne të varrosim femijët ? Jo,jo,jo! Popullin aty e kanë. Le të shkojnë e t’u mbushin mëndjen për të fituar me votë e jo me gjakun e fëmijeve tanë, qofshin protestues, apo polic. Popull t’a mbledhim mendjen se edhe bota po na del borxhit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *