Vetëm tek ne jepen “leje” të tilla!

anazapta

Nga banorë të lagjes

Çola në Vlorë

 Miku im Refat Cenaliaj nga Vlora si shumë shqiptarë ka punuar disa vite emigrant, në Greqi. Ka bërë paksa prokopi, por ka fituar shumë element të edukatës ligjore. Teksa sheh rrotull, brenda qytetit katrahurën- kuturu të ndërtimeve pa leje, shkulen pemët, prishen rrugët, rrezikohet jeta e qytetarëve -lebetitet dhe pyet: “Ç’po ndodh këtu tek ne? Nuk ndodh as në Kandahar.

Bën krahasim me vendin fqinj. “Një herë, nis rrëfimin ish emigranti, na mori një pronar për punë. Kishte për të ndërtuar një copë rrugë në fshat, me mur mbrojtës. Në punë ishim 3 shqiptarë. Kur ishim në mesin e punës, dikush kishte marrë në telefon: Alo policia. Pronari e dalloi që larg makinën e policisë dhe na thotë. “Largohuni shpejtë. Erdhi policia”. Unë hezitova. Nuk kisha frikë, isha me leje qëndrimi.

Por punëdhënësi në pronën e tij, kishte shkelur jo më shumë se 20 cm nga leja, projekti. Prekte rrugën e banorëve. Do të ndëshkohej ai si punëdhënës, por edhe ne si argat-punë kryerës.  Policisë kushdo i bën Alo është prezente. Policia ndërpreu punën. Çoi përpara drejtësisë pronarin, po edhe punëtorët. Po këtu tek ne?!

Banorët e një pallati në L. “24  Maji” marrin në telefon  nr.129, policinë dhe i kërkojnë të veprojë, të ndalë dhunuesit, kërcënuesit dhe shkatërruesit… “Po kryhen punime nga pushtues të ish ambienteve publike, po thyhen themelet, prishen muret, dëmtohet pallati për t’u rrëzuar, kërcënohen banorë nga dhunuesit: Policia: “Janë me leje ndërtimi!”

Çudi. Ata kanë pushtuar ambientet publike! Çfarë leje kanë?! Leje për të rrëzuar pallatin, për të kërcënuar jetën e njerëzve, për të fyer e kërcënuar rendin, qytetarët?! Vetëm tek ne jepen “leje” të tilla!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *