Zv/ambasadorja e SHBA në Tiranë, Leyla Moses Ones ka zhvilluar këtë të martë një takim me drejtuesen e LSI, Monika Kryemadhi.
Në fokus te diskutimeve mendohet të jetë situata politike si dhe protesta e 16 marsit e paralajmëruar nga opozita.
Moses zhvilloi paraditen e kësaj të marte edhe një takim me kreun demokrat Lulzim Basha.
Takim ku kreu demokrat pranoi të mos jepte detaje para mediave me argumentin se nuk i komenton takimet me partnerët strategjikë.
Opozita më 16 mars ka paralajmëruar protestë parë Kryeministrisë, ku sipas kreut të PD, do të jetë dhe protesta që do të vulosë fatet e vendit.
o.j/dita

E rrope PD moj Mona,,16 deputete i ke nga vjedhja e votuesve te PD.
Lulbythqiri thote se nuk i komenton takimet me partneret strategjike.O te humbte kaptina o Bashuk.E ka kercenuar koklepirin se te kishte perkrahje shpallte konference shtypi Lulka me shale te ngjitura.