Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, kryeministri Rama ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.
Në deklaratën e zyrës së shtypit të Ban Ki-Moon thuhet ndër të tjera, se në takimin e së djeshëm janë diskutuar përparësitë e qeverisë së re të Shqipërisë.
Moon ka vlerësuar përfaqësimin e femrave në qeverinë “Rama” dhe e ka nxitur kryeministrin në luftën kundër korrupsionit dhe çuarjen përpara të reformave në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.
Sekretari i Përgjithshëm shprehu mirënjohjen për përqafimin e reformave të OKB-së dhe mbështetjen e nismës “Veprojmë si Komunitet i Vetëm” si dhe pjesëmarrjen aktive në axhendën për zhvillim pas 2015.
Një temë tjetër e bisedës kanë qenë edhe zhvillimet në rajon dhe pikëpamjet lidhur me marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit perëndimor.

Po ky kryeminister mbeti rrugeve…a ka ndermend te kthehet, apo i jane lezetuar hotelet me 5 yje…