Ministria e Brendshme ndryshon ligjin për vettingun në radhët e uniformave blu në një kohë kur procesi ka disa javë që ka nisur me verifikimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.
Në relacionin e draftit të ri thuhet se shkak kryesor për hartimin e ligjit të ri, ka qenë barra financiare e konsiderueshme në buxhetin e shtetit, e vlerësuar në rreth 3 milionë dollarë.
Dikasteri i drejtuar nga Sandër Lleshaj ka hartuar një projektligj të ri që ndonëse nuk prek kriteret mbi të cilat do të bëhet kontrolli i efektivave, ndryshon tërësisht organet që do ta bëjnë procesin.
Drafti i ri lë në fuqi tri kolonat e profesionalizmit, pastërtisë së figurës dhe verifikimit të pasurisë, por parashikon ngritjen e vetëm një komisioni me 15 anëtarë e duke shkrirë dy komisionet e tjera që parashikohej të kishin rreth 240 punonjës.
Në ndryshim nga ligji i hartuar në kohën e Fatmir Xhafaj, që parashikonte nisjen e Vettingut nga drejtori i përgjithshëm i policisë dhe vazhdimin e procesit me nivelin drejtues, të mesëm dhe ata të rolit bazë, drafti i Lleshajt parashikon që dy komisionet e tjera të mos ngrihen fare dhe punën e tyre ta bëjë SHÇBA.
Duke llogaritur se kostoja e punonjësve të këtyre komisioneve do të ishte rreth 3 milionë dollarë, drafti i fundit i hartuar nga Ministria e Brendshme parashikon që së pari në vetting të kalojnë efektivat e SHÇBA dhe më pas, të jetë kjo strukturë që do të bëjë kontrollin e efektivave të tjera.
Sipas relacionit shpjegues të projektligjit, angazhimi i SHÇBA në procesin e vettingut në shkallën e dytë dhe të tretë shkurton në mënyrë drastike shpenzimet por edhe kohëzgjatjen e procesit.
Në ligjin e dërguar për miratim në qeveri, Ministria e Brendshme thekson se SHÇBA ka në arkivat e saj materiale për efektivat e Gardës dhe Policisë së Shtetit ndërkohë që nëse vettingun do ta bënin komisionet, atyre do t’u duhej të kërkonin nëpër institucione për ditë e javë të tëra, të dhëna që SHÇBA i ka në arkivin e institucionit.
Ndërkohë që drafti i ri pritet të miratohet në qeveri, ende nuk është e qartë çfarë do të ndodhë me vettingun e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që tashmë ka nisur bazuar në ligjin e kohës së Fatmir Xhafajt.
o.j/dita

Jo mor jo nuk ka qene barra tre milione dollare , por me shume se gjysma e rilindasve dhe disa pedeisteve qe kane mbetur ne polici jo qe do te largoheshin nga puna ,por duhet te pergjigjeshin dhe penalisht !!! E thjeshte nuk do te mund te justifikonin pasurine.
Te paska ngel fiksim vetingu i policeve, sic duket ta paskan skuq ndonjehere, se keto komente nga kjo kategori lyranjosesh behet !
Qe ta mesosh te verteten o Che Guevara une jam nje polic i liruar nga rilindja, kuptohet i padeshiruar per banden ne pushtet. Keshtu ate institucion e njoh mire. Kam filluar pune ne polici ne vitin 1992, jam liruar me 1998!!!!! Kam rifilluar perseri ne 2006 dhe perseri sa vjen ne pushtet rilindja lirohem perseri!!!! Me beso une nuk kam asgje me policine i konsideroj kolege por, aty ka ca monstra , ca servile te korruptuar(sigurisht ka dhe te mire) qe shkojne pas te pushtetit. Te tille police i kam gjetur ne 1992, aty i lashe kur u lirova ne 1998. I gjeta perseri kur rifillova ne 2006 dhe i lashe po aty kur u lirova persri ne 2014!!!!!!! Vetingu i policise do te pastronte radhet e saj nga te korruptuarit, Ne se do te ndjekesh krimin ndiq pasurin, ajo te con ne gjurmet e krimit!!!!!!! Sa per vehte , nuk kam problem , ne daç beso apo jo. Qe nga viti 1992 une nuk kam llogari bankare , asnje lek ,jetoj i qete por i varfer .
Ligji miratohet neqeveri apo eshte Parlamenti qe miratonligjet?
Ne cilen regjim jemi? Une di qe qeveria propozoj ligjet ne Parlament,ku ligjet diskutohet _ kur kemi deputet qe bejne punen_ amendohen ne qofte se duhet,apo edhe ndryshohen e ne fund votohen para se qeveria t’i publikoje ne gazeten zyrtare ,kjo ne nje demokraci parlamentare.
Gazetaretduhet ma me vemendje te dallojne kush proposon ligje,kush miraton ligje,kush diskutonligje..Deri sa nuk eshte votuar,ky eshte vetem projekt ligji i ri.