Sekuestrohen 26 mijë $ të padeklaruara në Rinas, të fshehura mes rrobave

Leda Hysa

Një sasi prej 26.3 mijë dollarësh u sekuestrua në pikën kufitare të Rinasit, ndërsa po tentohej të nxirrej nga Shqipëria për në Stamboll, nga dy persona të huaj, një sirian dhe një turk.

Strukturat e Antitrafikut të Doganës në bashkëpunim me Policinë, sekuestruan mbrëmë sasinë e dollarëve, të cilat ishin të padeklaruara. Policia thotë se këto para u tentuan të nxirreshin jashtë vendit tonë në mënyrë ilegale, nga dy persona me inicialet F.E me kombësi siriane dhe një turk, me inicialet O.A. Kjo shumë parash po tentohej të nxirrej jashtë vendit fshehura, ku dy shtetasit të huaj i kishin futur paratë në mesin e rrobave në valixhe, por pas kontrollit u zbulua shuma e konsiderueshme, e padeklaruar.

“Këto struktura gjatë përpunimit të linjës ajrore Tiranë – Stamboll, kanë kaluar këta shtetas për kontroll në vijën e dytë, ku ju gjetën 26.300 dollarë . Personat dhe provat materiale (dollarët) ju kaluan për veprime procedurale Seksionit të ZMPKM”, thotë policia në një njoftim zyrtar.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Keto jane.vjedhje haptasi e njerezve, mund te sekuestrohen vetem me vendim gjykate, nese I ka te vjedhura ose nga aktivitetet kriminele, nuk mund te sekuestrohen thjesht sepse I ka.

  • Sami Ameni @…….Mos ja fut kot . Ligji eshte deri ne 10000 euro e poshte lejohet dhe jo sa citon ti 5000 dollare ,qe jane me pak se gjysma e ligjit ..Ngrihe steken e ke shume poshte .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *