Vetëdorëzohet shqiptari i Agimit të Artë: Po na persekutojnë politikisht

anazapta

Vetëdorëzohet në policinë greke, kryetari i grupit Parlamentar të partisë Agimi i Artë, Kristos Papas.

“Erdha vullnetarisht. Unë nuk kam asgjë për të fshehur. Qeveria e Memorandumit po bën një persekutim të pashembullt politik. E vërteta do të shkëlqejë dhe nacionalizmi do të fitojë. Ne do të rikthehemi. Përgjithmonë Agimi i Artë!”, ka thënë Papas ndërsa hynte në godinën e policisë.

Me dorëzimin e Papas, shkon në 6 numri i deputetëve të Agimit të Artë, që ndodhen në duart e drejtësisë, me akuzën për krijim të organizatës kriminale, vrasje, pastrim parash e korrupsion.

Në aktakuzën voluminoze të ngritur nga Prokurori, Agimi i Artë cilësohet si një organizatë kriminale me një veprimtari që fillon që nga viti 1987, ku përfshihen edhe vrasje, e fundit ajo e këngëtarit grek Pavlos Fissas.

Share This Article
12 Comments
  • Ky lajm u perhap ne gjith mediet TV te Europes per partin Agim i Arte,por se sa Demokratike esht ky arestim i liderve politike te kesaj partie,vihet ne pikpyetje vazhdushmeria e nje sistemi pluralist demokratik?
    Nuk jam dakort dhunes qe mund te ushtrohet,nga nje grupim i vogel militantesh,kundrejt nacionaliteteve te tjera,por qe te mendoje per nje vizion te drejte ashtu sic e mendojne shum antare te kesaj partie,kunder te korruptuarve,kunder padrejtesive historike esht e drejt e cdo grupimi njerzish,qe perfaqsojne nje parti ne te drejten e tyre te shprehin mendimin e lire ne nje shoqeri demokratike!
    E gjith Europa ka parti ekstreme te djathta sic esht Agim i Arte,por demostrohet ne menyr paqesore,pa demtuar te drejten e tjetrit,apo pa kryer akte kriminale te cdo lloj natyre qofte!

    • Ti more ben nga e ke marre gjithe kete “pjekuri” demokratike?!
      u rrezikoka sistemi demokratik nga mungesa e ” Agimit te Arte”?! po cfare flet o njeri ?
      me siguri ti nuk ke ndonje ide as per demokraci as liri . humbje e madhe, hahahha qe nuk eshte ai papas me eee hahahha

  • Nga mungesat e mëdha të krizes, lindi neonazizmi në Greqi!Nuk jam i qarte ende për aktivitetin antiigjor dhe kriminal të neonazistëve, por rruga e tyre të conte në vrasje,racizëm,fobi ndaj shqiptarëve dhe të tjera! Italia e sfumoi këtë rrezik neonazizmi pasi doli shpejt në skenë Levizja 5 Yjet(M5S) me detyre vdekjen e partive politike,shkaktare të krizës;luftë kunder korrupsionit dhe priviligjeve. Luftë papunësise duke fshirë priviligjet dhe rrogat e mëdha të KASTES politike.(Cdo i papunë do të marr një mbeshtetje sociale 1000 euro në muaj,kurse rrogat nuk do kalojne pragun 3 mijë euro ne muaj)Shkurtim i parlamentit,heqje e financimeve partiake;anullim i autostrades me. 15 korsi(të rregullohet sistemi hekurudhor, me parë),zhvillim i industrisë dhe jo shkaterrim i saj(Shqiperia shkaterroi industrine dhe mijra vende pune për perfitime personale të familjes Berisha dhe bandës PD qe coi për skrap gjithshka qe duhej rinovuar) Greqia me neonazizmin rrezikon shumë veten dhe rajonin! Neonazistet perbejne rrazik jo vetem per emigrantet shqiptare,por dhe per vet Shqiperine!Ende Shqiperia nuk ka vënë në eficence Levizjen Shqiptare 5 Yjet,pasi pas vdekjes politike që Sovrani i dha partise kriminale PD dhe Njeshit te saj Sali Berisha, po monitorohet Rilindja e cila nëse nuk mban premtimet duke luftuar ashper korrupsionin,krimin qeveritar dhe ate në rrugê,nëse nuk hap vende pune dhe reformuar thellësisht administraten,drejtësine dhe rendin,ka vdekje të sigurte nga Sovrani! Tendencat për ringritje të partise kriminale,PD,janë simptoma që nuk duhen nënvleresuar,pasi ato një hap i ndaj nga neonazizmi grek,dhe i inkriminuari kryetar i ri i PD,KLONIMI Berisha,që shpesh kërcënon,jo vetem nuk duhet dëgjuar,por duhet ndeshkuar ligjerisht per krimet dhe korrupsionin që ka bërë! Sovrani është i vetmi që do perfshihet në Levizjen Shqiptare 5 Yjet, pa dallime klasash e diploma të fallsifikuara! Ai nuk do të ketë NJESHA,por arbitër ndërkombetar e shqiptar në drejtimin e shtetit ku presidenti,kryeministri,deputetet,nuk do i propozohen nga bandat e partive, por do ti propozojë vet, me REVOLUCIONIN Web; dhe vet do ti zgjedh me vote të lirë e te pacënueshme!Cdo shqiptar i pandeshkuar nga ligjet demokratike,është NJESH i shtetit dhe ai e vetëm ai ka pergjegjësinë të perparojë veten,familjen, Shqiperinë!Greqia një mesim për Shqiperine, të mos zgjohet nazizmi,alias,partia kriminale PD dhe KLONIMI i Berishës duhet shkaterruar!Eshte pozitive,ndeshkimi i nazisteve greke,por nderkohe,këmbanë për Sovranin shqiptar të mos lejoje kokengritje të partise kriminale PD!Vetem monitorim dhe opozite reale Rilindjes, qe duhet të mbajë premtimet dhe raportoje brenda 300 diteve!Eshtë kohë SOVRANESH dhe e demokracise se drejtperdrejte duke ndeshkuar neonazistet,vrasesit,kriminelet dhe te korruptuarët në shtet!…

  • Ben,uroj ta kesh nga mungesa e informacionit per kete pjelle te keqe te shoqerise greke.Nazizmi,eshte i provuar,apo nuk mjafton pervoja e luftes se dyte boterore?

    • Kam shum informacion,edhe pse nuk jetoj ne Greqi!
      Perderisa ka 6.8% te elektoratit esht partia e trete ne parlamentin grek!
      Jam shum dakort se neonacionalizmi esht teper i rezikshem,por ne nje shoqeri plotesisht demokratike pluraliste nje 6.8% esht per te thene se nuk ka arsye per panik!
      Problemi eshte se kjo parti po godet me te madhe korrupsionin,ate qe cdo qeveri ne greqi ka mbyllur syte dhe veshet,po godet ate qe shum emigrante te pa ligjshem,po behen gangrene e sistemit,ku punohet per tu prishur pune shum e shum grekve qe presin te punesohen ne markaten e punes,qe esht zaptuar nga njerez qe punojn per nje kafshore buke dhe prishin gjith standartin e shtetit Grek te tarifave te pagesave rogetare!
      Perse nuk e ben shteti kete gje,por duhet te organizohet kjo parti per te drejtat e qytetarve grek?
      A kishte mafjoze ne sistemin fashist te Musolinit?
      A kishte korrupsion ne fashizmin e Hitlerit?
      A akuzohet Hitleri e musolini per pastrim parash?
      Nacionalizmi ne Europe erdhi si pasoje e krizes ekonomike qe kaluan vendet e industrializuara,deri tek loja e Hitlerit me Komunizmin e Stalinit,qe ky i fundit kerkoj te mbijetoje industrializimin e sistemit komunist!

  • Shqiptari i ksamilit kristo papa,katundar safi në endrrën e çmendur per t’u bërë lider politik perfundon burgaxhi. Ka ca hotele këtej nga ksamili ky kriminel neonazist,prandaj prokuroria duhet ta kete ne shenjester per te investiguar burimet e te ardhurave te katundarit me hotele? Madje tani prokuroria dhe policia kane rastin te shkembejne reciprokisht informacion me homologët grekë. A do jenë zgjuar vallë?

    • C’thua o BUF! Kristo Papa vertet eshte me origjine shqiptare,por jo nga ketej kufirit.Ai eshte me origjine nga Epiri i Jugut (Cameria ),nga zona e Sulit,nuk ka lidhje me zonat brenda kufijve te sotem shteterore te Shqiperise.Sic duket origjina shqiptare e nje shtetasi grek si ai,i ka krijuar atij kompleksin e inferioritetit,ndaj dhe “perfundoi” ne kete derexhe! 😛

  • Nuk e ka ne dore EDI RAMA ndeshkimin e SALI BERISHES por DAJ SAMI ,pertej ,ketej oqeanit .
    Ah, po HAKLAJT ose DEDAJT dhe familja e ALEKSIT e kane vete ne dore me KANUN per tia ngordhur MORRAT SHPELLARIT ,dhe nuk e ndal dot DAJ SAMI ..
    Sa per “AGIMIN e ARTE ” ata jane shume -shume larg viteve ’60-70 te JORGO PAPADHOPULLOSIT.
    Greket si QEVERRIRA dhe si POPULL qe nga 1989-2012 KANE ngrene DOLLARET apo EUROT qe BOTA FINANCIARE i ka dhene shtetit grek per te suportuar dhe trajtuar qe ne fillim me se 1 MILION EMIGRANTE KLANDESTINE ,por mazi ATA vetem kane ngrene ,bere qejf ,pire dhe kercyer neper buzuqe ,tek PLAKA e ku di une tjeter .
    Ka ngordhur ai MAC QE HANTE ATE LLOJ MIU prandaj minjte hedhin valle pa u kercenuar .

  • po agimit te arte shqiptar,kur do ti vije radha,pse nuk vepron prokuroria me personin qe rrahu gazetarin ne HimaRE?pO aGRON tHOMOLLARIN qe cvarrosi banoret e kosines pse nuk e arrestojne?Pse nuk i rrafshojne varrezat e `agimit te arte` ne kelcyre dhe gjirokaster dhe tja hedhin ne kakavije?E morem vesh keto 23 vjet dora qe solli Janullatosin ishte sali berisha edhe pse luante rolin e shejtan budallait,bente sikur s`kuptonte pse i donin naziskinet greke varrezat ne toke shqiptare,.Pikerisht per keto maskaralleqe antikombetare te Berishes,Edi Rama mori 1 milion vota.Tani eshte koha te veproje per te cmontuar celulat e shovinizmit grek ne shqiperi ne sinkroni me drejtesine greke qe as ata nuk i duan ne token e tyre .Ne Greqi e kane vendin ne burg,po ketu pse jane te lire>?

  • Ndoshta nje dite nimri do dale edhe LLalla nga Ksamili dhe Himara te shikoj pronat e agimit te arte (te dhuruara me dashuri nga miku i tyre S.Berisha) me te cilat financohen financohen armiqte e Shqiptareve . Mire ben qe merret me Florenc Hoxhen dhe ju turren atyre qe ndertojne ndonje kasolle ketu ne Tirane , por te shoh edhe bregun se jane ulur kembekryq nacionalist e shovinist greke .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *