“Vendi i opozitës është në Parlament”. Me këtë qëndrim drejtori i politikave për zgjerimin në BE, Krisitian Danielson, mbajti të njëjtën linjë si të ndërkombëtarëve që janë shprehur edhe më herët, se djegia e mandateve nga opozita, minon procesin e integrimit.
“Shpesh në të shkuarën ju kemi kërkuar partive ta bëjnë integrimin mision kombëtar. Fatkeqësi që vendi të jetë në një kurth pasigurie politike”, tha ai.
Në një konferencë për mediat pas takimeve të veçanta me kryeministrin Rama, liderin e opozitës Basha dhe aleatët, Danielson tha se nxitja e dhunës në protesta është shqetësim i madh për BE-në.
“Kjo situatë aktuale politike në Shqipëri, nuk ndihmon fare për procesin integrues. Ja bëmë të qartë edhe opozitës, se fakti që nuk është në parlament nuk ndikon pozitivisht progresin e bërë”, tha zyrtari i lartë i BE-së.
Ai tha se Shqipëria ka dhënë rezultate në proceset kyçe për integrimin, veçanërisht në reformën në drejtësi, me vettingun dhe krijimin e institucioneve të reja në drejtësi, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Kam patur mundësinë që të takohesha më kryeministrin dhe liderët e opozitës. Qershori është vetëm pak muaj lar. Shpesh në të shkuarën i kemi kërkuar forcave politike në vend që reformat t’i bëjnë mision kombëtar për të gjithë vendi. Në takimet e sotme kam qenë shumë i qartë. Për opozitë kam theksuar rëndësinë dhe që vendimi i tyre për të djegur mandatet minon rrugën drejt BE-SË. Parlamenti është shtylla e shtetit dhe aty duhen diskutuar të gjitha çështjet e rëndësishme. Ky bojkot është kundërporoduktiv, E drejta për të protestuar është një e drejtë legjitime. Por e rëndësishme është që këto protesta të mos nxisin dhunë. nxitja e dhunës është një shqetësimi madh për ne. Vettingu vazhdon që të jetë një përpjekje e rëndësishme,, krijimi i autoriteteve ligjore ka qenë një hap tjetër kyç. Kam takuar anëtarët e gjyqësorit që sapo është krijuar.. Ky organ është një gur kilometrik për realizmin e reformave. Një gjë tjetër e rëndësishme ka qenë historiku i Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Përpjekjet duhet të vazhdojnë për të gjithë elementët që u përmendën në qershorin e kaluar. përpjekje të tjerë janë të rëndësishme lidhur me të drejta themelore, si të drejta e pakicave dhe pronësisë dhe kufizimi i kërkesave për azil”, u shpreh Danielson.
Ai bëri apel të vijojnë përpjekjet kundër krimit dhe korrupsionit.
“Është e nevojshme që të ketë progres të vazhdueshëm në veçanti për procesin e vettingut. Po e ndjekim procesin nga shumë afër”, tha Danielson.
l.h/ dita

Cdo thoni tani ? Edhe ky për dashnore ka ardhur ? Apo edhe ky është i Sorosit ? Apo edhe ky i korruptuar ?
Vetëm Saleh Berisha e Monika Kryemadhi janë të pakorruptueshëm, janë të drejtë, janë në krah të fukarait. Europianët edhe amerikanët janë të korruptueshëm. Vetëm Ilir Meta e Lulzim Basha do e bëjnë Shqipërinë. Kur u zgjodh Trumpi gëzuat se do ishte kundër Ramës, tani po uroni që zgjedhjet e parlamentit europian ti fitojnë ekstremistët e djathtë. E kuptoni që jeni turpi i Shqipërisë, e kuptoni që jeni ju ata që nuk e doni Shqipërinë, e kuptoni që po e pengoni ju Shqipërinë të ecë drejtë Europës ? A e kuptoni o PD-ista e LSI-ista ?
Nuk mjaftojne keto deklarata!
Shqiptaret nuk kane nevoje per nje opozite hajdutesh e kriminelesh, prandaj autoritetet europiane duhet ta deklarojne troç, “ecni perpara drejt europes me kete parlament, qe me ne fund eshte pastruar disi nga hajdutet e kriminelet, nga agjentura serbe e ruse”!
Si ne cdo vend te notes, kur nje vend eshte valant behet zgedhje te reja vetem per ate vend . Par te rivotohet neper qarqet ku keto députete jane zgedhur e te shohim sa support popullor ka veprimi i tyre
Salih Berisha dhe Pd jo se po minojnë por integrimin ekonomiko politik e kanë minuat sistematikisht për këta rëndësi kishte lirimi nga vizat ku krimi berishian mund të lëvizte në Angli pa pengesa atje e ka edhe Sajmir Kumbaron ky ishte qëlliime se integrimi atij dhe klanit krimininal nē Pd i jep fund
I nderuar Zoti Kristian Daneilson .!
Qe te gjithe keta ,si PD , PS dhe LSI nuk e duan integrimin ne BE . Se i fillon diktati i ligjit dhe transparenca e BE .Me te zgjuar z Kristian .
Jepini gaz me shume SPAK ,dhe do shikoni qe rajoni do ju bjere ne qetesi ,.Ka ardhur koha ,bile jeni te vonuar ju Perendimoret ,qe politikane te rinj ,te paster , me koncepte e me principe perendimore , ta drejtojne ne politike shtetin Shqiptar . Llafet e shumta thone shiptaret , jane fukarallek .Jane te gjithe njelloj , shikoini te gjitheve programin e tyre , te ketij tranzicioni post komunist te ketyre 28 viteve te fundit , e kane te gjithe njelloj ,tamam si shpia e femise .Mos luani dhe ju z te BE teater me ne , keta te gjithe mbare shkelin kushtetuten ,posacerisht per pronat ,e lene detyre nga ju ,,nje nga 5 pikat e juaja , dhe as edhe nje nga keta nuk e can koken .Fatkeqesisht jemi akoma ne komunizem ne shqiptaret ,Po i vjedhin per vehten e tyre , gropa thellohet ,me shume dita dites .?. Mjaft me ipokrizira dhe te lutura z i nderuar Kristian . Me keta duhet vetem me dhune te veproni ,ne rast te kundert , do ju lodhin ,e do vazhdoje tallja ,si sot e 28 vite rrjesht .
Cfar duan te thone keta idjoter me “… te drejtat ndaj pakicave…” ? A rrojne ne kete bote dhe pse bejne sikur nuk e shohin realitetin e trajtimit te minoriteteve ne Shqiperi , dhe ca me teper per pronat e tyre ? Cfar magjie iu bejne greket me Janullatosin , qe perseritin vetem lehjet e tyre ?! Pse heshtin institucionet tona shteterore ne kete drejtim dhe nuk iu bien kambanave te alarmit per rrezikun e pa prere , qe i qendron mbi koke prej ujqerve te Athines ?! A nuk mjaftojne mali me probleme qe krijon e ashyuquajtura opozite , qe eshte vene ne sherbim te qarqeve greko-sllave ??? !!!