A ja vlen të bëhesh mësues? Paga është 50% mbi mesataren në rang republike

Ornela

Duke marrë parasysh edhe rritjen e pagës prej 7% këtë vit, një mësues i ciklit parauniveristar në Shqipëri, paguhet mesatarisht 75 mijë  lekë, nga 71 mijë lekë deri në 78 mijë lekë, në varësi të ciklit.

Paga bruto mujore përkthehet në rreth 60 mijë lekë neto, ose 480 euro në muaj përafërsisht. Kjo do të thotë se një mësues në Shqipëri paguhet vetëm 1.5 herë, ose 50% mbi pagën mesatare neto të vendit. Kjo e fundit fiksohet në rreth 320 euro në muaj.

Rritja e pagës do të hyjë në fuqi më 1 prill të këtij viti, dhe deri në këtë datë, mësuesit e cikleve parauniveristare do të paguhen me rreth 57 mijë lekë në muaj neto.

Pra, të dhënat tregojnë se në krahasim me pagën mesatare në rang vendi, mësuesit janë të mirëpaguar, çka do të thotë se, përveç pasionit, të bësh mësuesin i`a vlen edhe nga ana financiare.

Zvicra është një prej vendeve me pagat më të larta për mësuesit në Europë, me rreth 5100 euro në muaj, ose 27.5% më shumë se paga mesatare e vendit.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Pagesa eshte fjala e fundit per tu menduar ne duhet te behesh mesues.Mesuesia kerkon Pasion, kerkon Dije,kerkon disipline dhe dashuri,Kerkon qe vertet te jesh “PRIND”.Asgje nuk behet pa pasion.

  • Llogaritjet nuk jane te sakta.
    570 Mije eshte rroga e nje drejtuesi shkolle 9 vjecare.
    Mesuesi me i vjeter me 32vite pune merr 518 mije lek.
    Sa per sqarim asnje mesues tjeter me i ri nuk e kalon 500 mijeshen.Te pakten deri me sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *