EKSKLUZIVE / Signor Ramuçi shfaqet në emisionin e famshëm të gazetarit Bruno Papaqi

redaktor

Kur u hap llafi se kryeministri Eddo Ramuçi do të shfaqej në emisionin e famshëm të gazetarit Bruno Papaqi, shumica ishin skeptikë.

Por nga ana tjetër, u mobilizuan, u bënë masazh duarve dhe u shtriqën mirë e mirë internetistët nga të dyja kampet:

Ushtria e komentuesve profesionistë hyri në veprim ende pa filluar emisioni.

“O kriminale, o qelpsino che hai preso nel collo un intero popolo,” shkruante njëra ushtri.

“O stella mondiale, o mai visto, o gigante; che vivi quando le montagne, che prendi da gli nostri giorni!,” kundërpërgjigjej pala tjetër.

Megjithatë, signor Ramuçi e kishte të qartë misionin: Meqë shqiptarët çokllanë dhe dembelë nuk e kuptonin gjenialitetin e tij, do t’u paraqiste italianëve Shqipërinë e vërtetë.

“Hë mo, ç’bëhet këtej nga ju pepinot, a merrni ndonjëçikë erë nga jeta,” pyeti ai shkujdesur Brunon 147 vjeçar, që e mbante mirë mend Luftën e Vlorës ku kishte marrë pjesë dhe e dinte se “pepinot” ishin italianët.

“Ehhh, che dire, signor Ramuçi, a pena si spinge. Mezi e shtyjmë,” tha Bruno. “Po Shqipëria ç’thotë?”

Dhe Ramuçi filloi:

“Siç e shihni dhe nga bilancet që keni përpara, tabelat janë shkruar bukur, pastër, pa gabime. Si ndërmarrje, shifrat e tremujorit i realizuam 103%. Ne si komb, çdo mëngjes e lyejmë bukën me aloe vera për një vakt të shëndetshëm. Shokët e shfrytëzimit janë të kënaqur…”

Nga ekrani i madh ndërkaq doli një portret i njohur, që e ndërpreu Ramuçin me një zë të egërsuar, edhe pse çuditërisht mimikën e kishte të buzëqeshur:

“Shpifje! Hajdut! Ke vjedhur votat para tre vjetësh! E mbushe Shqipërinë me hashash para dy vjetësh! Për mua ke folur keq në autobus! Drogato!”

Ramuçi u çel në fytyrë dhe i tha Brunos:

“Lëre të hyjë, është mio amico Lulzim, Fioritura kapish? E shikon? Edhe kur zemërohet vetëm qesh. Po si t’i mbash inat këtij rrushi?”

Bruno e sqaroi: “Nuk ka ku të hyjë, flet nga Shqipëria, është në ekran”.

Atëherë Ramuçi u vrenjt: “Nga Shqipëria? Ça provinciali, zot i madh! Mirë, vazhdojmë…”     

Por aty emisioni u ndërpre. Teksa dikush i fliste në kufje, Bruno iu drejtua i merakosur kamerës:

“Sapo marrim vesh përgjatë kësaj interviste, se turma italianësh nga Milano, Torino, Bolzano, Firence etj, janë dyndur nëpër porte e aeroporte për të vajtur në Shqipëri. Ju bëj thirrje: Mos e braktisni vendin! Ne mund ta ndërtojmë këtu të ardhmen, do na ndihmojë dhe Shqipëria…”

*****

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike e specializuar në italishten shqiptare

Share This Article
12 Comments
    • Keto lloj humoresh na bejne per te vjellur dhe jo per te qeshur. Turp per ata qe shkruajne gjera te tilla. S’keni faj! Duhet tju vije ne krye prape xhelati i Vicidolit qe tju djegi redaksine dhe tju fusi plumba bytheve qe te kujtoni se sa i mire eshte Ai Ramuci qe nuk ju pelqen. Ndersa ai qe hodhi tere bajgat e banjos se tij kunder Shqiperise, Lulzim esadisti, ju paska pelqyer per komentet qe beri.

      • O tru shkulur “Tallni…”!
        Po kush tha qe do vije krimineli i Vicidolit?
        Po a nuk e ke kuptuar se GOGOLI i Vicidolit eshte loje e Rames per te trembur budallenjte si ty,qe t’u sundoje rehat?
        Kush kujtoni ju o derra se eshte Rama?
        Mos e ngaterroni me Enverin se as si muti i tij nuk eshte!
        Rama nuk eshte as burre shteti,por vetem nje GRUA SHTETI!
        Ke pare ti qe nje kryeminister te nxjerre gjuhen,te tallet me kundershtaret politike duke u kujtuar cenet fizike?
        Kur nuk je i zoti te perballesh me argumente me opoziten se te kane kapur bolet ne dore doemos qe me gjuhen e Ver Llapes do komunikosh!

  • Dhe pas intervistes se Ramucit te dhene ne Rai unici ate e pristnin tek hyrja e nderteses qindra gazetare nga e gjithe bota!
    Kishin kercitur celularet e te gjitha redaksive te televizioneve dhe gazetave me te medha te globit duke u kerkuar reportereve te tyre ne Rome se si nuk e kishin marre me pare ata vete ne interviste kete koke te madhe te politikes boterore aq sa edhe presidentet e fuqive te medha kane zene radhen per takim me kete personalitet te pa pare ne histori!
    As takimi Trump-Kim Jong nuk ka bere kaq buje!
    I pari i drejtoi pyetjen Ramucit reporteri i HSINHUA-se kineze:
    Zoti Ramuci kur mund te lini nje takim me kryeministrin e Kines kete vit ose mundesisht brenda ketij 5 vjecari?
    Ramuci,pasi qeroi gurrmazin i thote:Me keto pune merren menaxheret e mij,por me siguri radhen te paret e kane lideret antare te Keshillit te Sigurimit ne OKB!
    -New York Times:
    Zoti Ramuci:
    Sa e keni minimumin jetik ne Shqiperi dhe me cfare te ardhurash e mbuloni?
    Ramuci:Minimumi jetik ne Shqiperi nuk ka nevoje te percaktohet se ne nuk e ushqejme popullin me tallona!
    Njerezit jane te lire te fitojne sa te duan e si te duan!
    Ne u kemi hapur te gjitha rruget qe te zgjedhur te shkojne ne te gjithe boten per ta gjetur lumturine e tyre!
    Me largimet e 2 milion shqiptareve ne kemi siguruar edhe mireqenie te larte per keta qe kane mbetur!
    Shqiptaret sot jane aq te mireqene sa nuk pyesin fare se e falin voten ne zgjedhje edhe per nje gote birre!
    BBC: A nuk ju shqetesojne protestat e opozites?
    Ramuci:
    Ne asnje menyre.Opozita me keto protesta na e perforcon imazhin ne bote se e shikojne se me cfare kemi tre bejme!,se boll u morem me ata te vjetrit ndersa me keta deputetet e rinj te opozites do dime te merremi vesh!
    Ja psh nje nga deputetet me te zjarrte te tyre e kishim pregatitur me kohe si kamikaz duke e emeruar zv.drejtor te burgjeve dhe kete ai na e di per nder!
    Pravda:
    A ju shqetresuan transmetimet e televizionit rus gjate protestave?
    Ramuci:
    Na ndihmuan qe t’u themi nderkombetareve se opozita bashkevepron me ruset kunder perendimit!
    Gumhuriet:
    Padishah Ramuci:
    Ju akuzoi opozita se keni dhene tendera nje firme mafioze me dokumenta fallco,sa eshte e vertete?
    -Ramuci:-Ne te gjithe boten behen tendera me dosje fallco,por serioziteti i nje qeverie matet se si reagon ndaj tyre!
    Dhe ne me te na e denoncuar media e anuluam!
    Ne se do kete patur edhe raste te tjera me pare,le te dalin e te na e thone se kush jane ato dhe ne do reagojme!
    -Ministrin e shkarkuam ndonese ai ka punuar shume mire!
    Elefteritipia:
    Qirjo Ramuci,A keni korrupsion ne qeverisje?
    -Ramuci:Si kudo ne botre kemi edhe ne pak korrupsion!
    Por fajin e ka drejtesia qe nuk i ka denuar ata!
    E si mund te ndalojme ne korrupsionin kur drejtesia nuk i denon?
    Prandaj zyrtaret tane edhe sot vjedhin pa hesap se nuk ka drejtesi qe t’i kape!
    Se une 14 ministra kam e nuk jane as gjyqtare e as prokurore!
    -La Republika:
    -Onorevole Ramuci,sa vite mendoni te qendroni ne pushtet?
    -Ramuci:Sa te merzitem vete,se me kete lloj opozite (se popullin e kam te urte) nuk iki sa te me marre ai lart!
    Pravda:Gospodin Ramuci,pse nuk ka sindikata puntoresh tek ju si ne gjithe boten?
    -Ramuci:Po pse tek ju ka ndonje sindikate?
    Sindikata ka atje ku nuk ka demokraci!
    Tek ne puntoret e kane pare te arsyeshme qe hallet t’i zgjidhin vetem me “bashkeqeverisjen me qytetaret” dhe nuk ka qene nevoja per sindikata!
    Kjo eshte pervoja ime si lider boteror:Pa sindikata,pa ankesa qytetaresh,pa minimum jetik etj,etj!
    Al Ahram:Z.Ramuci,pse i financoni komunitetet fetare,se ju jeni shtet laik?
    -Ramuci:-Ndryshe nuk mund t’i mbajme nen kointroll!
    -Allahu Akhbar:Z.Ramuci,A do te beheni ndonjehere musliman?
    -Ramuci:-Per deri sa u bera katolik,ortodoks,pse nuk mund te behem edhe musliman,budist etj?
    Ku eshte e keqja ketu?
    -Tefter aksham:Z.Ramuci,kur ju akuzon opozita cfare qendri mbani?
    -Ramuci:-U nxjerr gjuhen nje pash!

  • Dukesh i stervitur ne supe kazani qe e dallon kaq shpejt Ardjan. Po pse mor cun ju dhemb kaq shume te Rama edhe ne rubrike humori, si mund te adhurohet kaq pa kushte Pontifex Maximus ne ket epoke; a kini sy ne balle…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *