Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku ka humbur jetën një grua, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur.
Sipas policisë aksidenti ndodhi rreth orës 19:40, ku një mjet me drejtues personin me inicialet D. B., ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend një këmbësore të moshës rreth 35-40 vjeçe.
Nuk bëhen ende të ditura të dhëna të tjera rreth aksidentit, ndërsa policia po kryen veprimet e mëtejshme hetimore me drejtuesin e mjetit.
Njoftimi i ploicisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:40 në autostradën “Tiranë-Durrës”, mjeti me drejtues shtetasin D. B., ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend një këmbësore ende të paidentifikuar, të moshës rreth 35-40 vjeçe.
Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.
v.l/ Dita

kembesore ne autostrade?