Dorëzimi i mandateve, Spiropali: Vendimin e mori Berisha

DITA Online

Ministrja Elisa Spiropali në studion e emisionit “Mbrëmje ABC”  është shprehur se ka marrë mesazhe nga emirat më me peshë të opozitës se janë penduar për djegien e mandateve. Ajo gjithashtu është shprehur se vendimin për dorëzimin e mandateve e ka marrë Berisha.

Sali Berisha mori në qafë opozitën dhe ishte një vendim i tij. Mendjet e kthjellëta të dhe racionale PD-së duhet ta kishin ndaluar. Ndoshta emrat më me peshë ata më kanë shkruar dhe nuk janë militantë të verbër të partive politike dhe të rinj, janë njerëz që dinë të thonë çështja përgjegjësi. Janë penduar por pendesa e tyre në këtë pikë nuk vlen sepse nuk ka asnjë mundësi ligjore që ata të kthehen pas”.

Më tej Spiropali është shprehur se me hyrjen e kandidatëve të listave të partive të opozitës në Kuvend, tregon se Basha dhe Kryemadhi nuk mund të bindin më elektoratin.

Janë pa mandate, janë pa strategji dalje dhe nga kjo situatë presin që në t’i nxjerrim nga situata ku kanë hyrë. Ka filluar pendesa e përgjithshme. Kandidatët e tyre në lista po hynë në parlament, është diçka e papritur për ta nuk po i binte Bashës dhe Kryemadhit dhe kur nuk u binden ata imagjino tu bindet elektorati. Ne nuk kemi ndërmend të hidhem nga vinçi pas tyre.  Është zgjedhja e tyre me vullnet për të bërë këtë vetëvrasja dhe ja ku jemi. Kauza e tyre janë hedhur poshtë jo vetëm nga ne por edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Mesazhe marrim ne dhe patjetër që marrim mesazhe se kjo ishte e papritur dhe nuk ka qenë një zgjedhje krejtësisht të pavarur. Ata janë detyrua të firmosin pasi lidershipit të partisë dhe konkretisht Berisha ishte ai që mori vendimin dhe Basha i ka detyruar. Kanë qenë në kushte e një detyrimi dhe nuk ka qenë vullneti i tyre i pavarur. Por edhe LSI më pas vendosi që t’i digjet mandatet. Nuk besoj se gjithë deputet e LSI kanë dashur të lënë mandatet të tradhtojnë elektoratin. Kauza për zgjedhje të lira ka rënë”.

Teksa fliste për dialog, deputetja është shprehur se opozita nuk ka më në dore asgjë.

“Ne nuk biem pre e këtyre provokimeve qesharake dhe ata nuk janë në pozicione për të vendosur as tryezën, as kreun e tryezës dhe as për të vendosur kushte. Ata kanë në dorë vetëm veten e vet”.

 

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Zonje ata jane qytetare te thjeshte dhe si te tille duhen trajtuar.
    Perse mediat merren me te “renet” nga vinci, me vetedashje me urdher-porosi nga lart i kriminelo-komunstit Sali Kar-axhic.
    Nashi te hane vetem mut dhe kane pune vetem me DREJTESINE, per krimet dhe vjedhjet qe i kane bere Shqiperise dhe shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *