Vlorë, digjet natën makina e zyrtares së Tatim Taksave

Leda Hysa

Një mjet tip ‘Benz’ është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25 në lagjen “Pavarësia” , ndërsa mjeti tip ‘Benz’ me targa AA 928 TZ ka qenë i parkuar poshtë një pallati.

Menjëherë sapo është konstatuar zjarri, ekipet e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë neutralizuar flakët, pavarësisht se mjeti ishte shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Pronari i mjeti është shtetasi Luan Bejaj, jurist në Aluizëm, por mësohet se makina përdorej nga bashkëshortja e tij M.Bejaj, punonjëse në Task-Forcën e Tatim-Taksave.

Luan Bejaj ka thënë në polici se nuk ka konflikte me njeri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *