Ruçi uron Ditën e Gruas: Të punojmë më shumë për barazinë ekonomike

Leda Hysa

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u ka uruar grave dhe vajzave të Shqipërisë 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në mesazhin e urimit, Ruçi thotë se fuqizimi i grave dhe vajzave është  çështje e të gjithë shoqërisë.

“Të gjithë përulemi me respekt e nderim të thellë para grave dhe vajzave shqiptare dhe kontributit të tyre për forcimin e familjes, ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare. Një urim të veçantë kam për gratë dhe vajzat shqiptare në Diasporë dhe përpjekjet e tyre për të ruajtur e zhvilluar identitetin, vlerat dhe kulturën shqiptare. Fuqizimi i grave dhe vajzave nuk është vetëm çështje e tyre, por çështje e të gjithë shoqërisë. Fuqizimi ekonomik i grave sjell zhvillim, mirëqenie e demokratizim dhe ngushton pabarazinë. Barazia gjinore është kuintesenca e barazisë dhe drejtësisë sociale”.

Ruçi nënvizon se thelbi i barazisë gjinore është barazia ekonomike dhe për këtë, shton Ruçi, duhet të punojmë e t’i përkushtohemi më shumë.

Arsimi dhe punësimi janë rrugët më produktive të fuqizimit të grave dhe vajzave. Prandaj Kuvendi i Shqipërisë po harton ligje që mbështesin, nxisin e favorizojnë pjesëmarrjen ekonomike e shoqërore të grave dhe vajzave”.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *