Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça për mosjustifikimin e pasurisë.
Arqile Koça zëvendësoi Rovena Gashin, pas shkarkimit të kësaj të fundit.
Shkarkimi i tij duket disi i çuditshëm nga ajo çfarë prodhoi seanca dëgjimore, ku konsiderohet i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Por pritet zbardhja e vendimit të plotë nga KPK.
Çfarë u tha në seancën dëgjimore
Nga verifikimet e kryera nga, KPK tha në seancën dëgjimore se prokurori ka bërë deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin.
Po kështu, ILDKPI ka theksuar në relacion se prokurori Koca ka burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.
Për sa i përket hetimit të kryer nga KPK janë konstatuar 8 apartamente, dy garazhe, dhe dy makina rezultojnë të jenë përfituar nga një shoqëri private, për të cilat është verifikuar origjina.
Gjatë hetimit rezultoi se subjekti nuk është favorizuar nga kjo shoqëri ndërtimi.
Për sa i përket kriterit të aftësive profesionale, ka rezultuar se prokurori Koça, ka treguar aftësi profesionale, nivel të lartë etike dhe ka treguar angazhim profesional.
Ndërsa për kriterin e figurës, subjekti ka plotësuar saktë formularin dhe është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.
Arqile Koça ka qenë kandidat për prokuror i përgjithshëm dhe drejtues i sektorit të hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
l.h/ dita

Mua me duket i ri ne moshe ky prokuror. Nuk e di sa vite pune ka mbi shpatulla, por une kam punuar 46 vite pune dhe kam blere me kursimet e mija vetem gjysem sfhtepie se gjysma tjeter eshte nga shitja e shtepie qe privatiziva mbas vitit 1990. Ky zoteria disponon 8 shtepi banimi, 2 garazhe dhe 2 makina. Nuk i bej llogarine se nuk me hyn ne xhep por me rrogen e shtetit per vitet qe ka ne pune nuk i blen dote dhe kete nuk e luan as topi. Thoni se i ka pervehtesuar nga nje shoqeri private, por ne cmrnyre i jan dhene, ja ka falur per bamiresi apo firma ka patur detyrim per kete pasuri ndaj ketij prokurori, Prandaj kur shkruani njoftime te tilla o i sqaroni mire ose me mire mos i shkruani fare, kur nuk dini shkaqet e verteta. Keto jane lajme koti
Pra , e thene me dy fjale ,…nuk ka mbetur as edhe nje punonjes i drejtesise i ndershem , ne kuptimin e plote te kesaj fjale ! “Drejtesia” tek ne , eshte bere si ai shkopi i zhytur ne gropen e fekaleve , qe nuk ke se ku e kap , per ta perdorur ! Ketu na coi filozofia e bajraktarit serb te Vicidolit , me kursin 6 – mujor te plepave . Hedh ne uje nje gur , budallai dhe mblidhen gjithe te mendeshmit per ta gjetur , por pa sukses , sepse uji eshte i turbullt !
Mos ja fusni si kau peles o derdemene shqiptare…o lopcare….ky zoteria… prrokurori pra… ka pss tokat e veta mbi te cilat eshte ndertuar dhe ka marre ate qe i ka takuar…dy maakinat qe permenden eshte nje golf 1 i vitit 96… qe nuk egziston me dhe nje opel i vjeter si fugon qe e perdor taniper familejn…moret vesh o kara… mos i gjykoni njerezit pa ditur gje…ky eshte nje nga prokuroret me te shkelqyer qe prokuroria ka patur deri me sot..e ka shkarkuar arta marku me doren e qeverise..sepse ky i rrezikonte karriken e prok te pergj…gje qe si vjne mbare edhe qeverise kjo gje.. hajt pra.. rofte janulla dhe motra e turgogafus
Ky është vendimi më skandaloz deri më sot pas atij të Donika Prekës e Arta Markut. Unë nuk e njoh personin po nga ana procedurale si mund të shkarkosh dikë të cilit nuk i ke gjetur asnjë problem në re gjitha aspektet e hetuara. A e kuptoni tani se vettingu fsheh pas kapjen e drejtësisë nga kriekaqoli. Tanimë po bëhet gjithnjë e me evidente l’ho gjë.