Humbet 48-vjeçarja, familja kërkon ndihmë

anazapta

Është zhdukur mëngjesin e së mërkurës 48-vjeçarja Naxhie Thaçi me banim në Tufinë të Tiranës. Djemtë e gruas kanë deklaruar se kanë bërë denoncim në polici, por ende nuk kanë mundur ta gjejnë nënën e tyre. Naxhie Thaçi, 48 vjeç, është me flokë të gjatë deri te shpatullat, rreth 55 kg dhe rreth 1.50 cm e gjatë. Mësohet se ka pasur probleme me anën mendore të saj dhe se këto muajt e fundit ajo ka refuzuar të pijë ilaçet e rekomanduara nga mjekët.

Sipas dy djemve, nëna e tyre është larguar edhe një muaj më parë nga shtëpia, por është kthyer në mbrëmje, ndërkohë që këtë radhë nuk po munden ta gjejnë.

Të afërmit kanë bërë kërkime në gjithë zonën, ndërsa e dhëna e parë se e kishin parë në Kinostudio, duket se ka rezultuar e rreme, pasi pas verifikemve ajo nuk u gjet.

Për çdo informacion lidhur me të, familja ka publikuar numrin 0685661312

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *