Dhuna në futboll, nisin diskutimet për ndryshimin e ligjit për sportin

Ornela

Ndërprerja e kampionatit shqiptar të futbollit ka detyruar palët që të ulen në tavolinë për të gjetur gjuhën e përbashkët për të rikthyer normalitetin. Pas takimit të djeshëm në Kryeministri mes Edi Ramës dhe kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, ditën e hënë nis puna konkretisht.

Burime për Report Tv pohojnë se ditën e hënë në orën 11:00 në Hotel Tirana International do të zhvillohet një takim ndërmjet FSHF-së dhe qeverisë shqiptare ku do të jetë i pranishëm kryeministri Rama, ministrja e Financave Anila Denaj, ministri Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Gjithashtu do të jenë pjesë e takimit edhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe përfaqësues e drejtues klubesh. Sipas po të njëjtave burime, do të propozohen nga FSHF ndryshime në ligjin për sportin ku të konsiderohen vepra penale invadimi i fushës së lojës, dhunimi i zyrtarëve, dëmtimi i stadiumeve dhe rrahjet ndërmjet tifozëve.

Në të njëjtën kohë do të propozohen edhe disa ndryshime në paketën fiskale dhe ligjin për sponsorizimet për sportin. Por pika kryesore që qeveria e futbollit shqiptar kërkon është rikthimi i policisë në stadiume për të garantuar sigurinë.

Policia e Shtetit deri tani në bazë të ligjit për sportin miratuar në 2017 është jashtë stadiumeve, pasi për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve përgjigjet ekipi organizator me polici private. Ndërsa policia e shtetit ndërhynë vetëm në momentin që situata precipiton në dhunë, si në rastin e fundit në Kamzë që solli kaosin në futbollin shqiptar.

Pas ndeshjes, ku u dhuna arbitri, arbitrat bojkotuan kampionatin duke sjellë ndërprerjen, ndërsa vendos si kusht të panegociueshëm rikthimin e policisë në stadiume.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *