Shpërthen sërish vullkani më aktiv në Indonezi

Ornela

Shpërthimi i vullkanit Merapi në ishullin Java është intensifikuar kohën e fundit duke hedhur hi dhe tym deri në 1 200 metra lartësi.

Zyrtarët theksuan se “qytetarët, tani për tani janë në zonë të sigurt”.

Mali Merapi gjendet rreth 30 kilometra nga qendra e qytetit Yogyakarta në ishullin e populluar të Javas. Në rrethin prej dhjetë kilometrash rreth vullkanit jetojnë thuajse 250 000 persona.

Shpërthimi i fundit i madh i Merapit ndodhi në vitin 2010, kur humbën jetën 347 persona.

Arkipelagu indonezian ku jetojnë më shumë se 250 milionë njerëz gjendet në Unazën e Zjarrtë të Paqësorit dhe është i prirë për tërmete dhe shpërthime të vullkaneve.

Zyra qeveritare sizmologjike indoneziane monitoron më shumë se 130 vullkane aktive.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *