Opozita e re me 10 deputetë, të hënën marrin mandatin 6 kandidatë të tjerë

Ornela

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e hënë zyrtarisht do u japë mandatin edhe gjashtë kandidatëve nga listat vijuese të PD-së dhe LSI-së. Kandidatët që kanë pranuar që të marrin mandatin janë tre nga lista e PD-së dhe tre nga lista e LSI-së duke e çuar në 10 numrin e deputetëve në Kuvend nga listat e opozitës.

Kështu opozitës së re, i shtohen edhe emrat e Lefter Maliqit, Ligoraq Karamelos, Majlinda Halilit, Edlira Hysenit, Ediola Brahës dhe Elda Hotit. Javën e kaluar mandatin e pranuan edhe katër emrat nga listat e LSI-së; Ylli Shehu, Enver Roshi, Edmond Rrushaj dhe Aurora Mara.

Pas djegies së mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSI-së në Kuvend po formohet një opozitë e re, pasi një pjesë e emrave nga listat e këtyre partive kanë dalë kundër vendimeve të grupeve parlamentare duke pranuar mandatin.

Kandidatët që do të marrin mandatin;

Lefter Maliqi-qarku Berat në vendin e Astrit Veliajt nga PD-ja.

Ligoraq Karamelo-qarku Korçë në vendin e Klevis Balliut nga PD-ja.

Majlinda Halili-qarku Tiranë në vendin e Gent Strazimirit nga PD-ja.

Edlira Hyseni-qarku Durrës në vendin e Nora Malajt nga LSI-ja.

Ediola Braha-qarku Lezhë në vendin e Viktor Tushajt nga LSI-ja.

Elda Hoti-qarku Gjirokastër në vendin e Vangjel Tavos nga LSI-ja.

Ndërkohë që në mbledhjen e ditës së hënë do të regjistrohen edhe katër parti të reja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Mes partive që kanë dorëzuar dokumentacionin për t’u regjistruar në zgjedhje është edhe Partia Kombëtare Konservatore Albania e drejtuar nga Kujtim Gjuzi, i cili gjithashtu ka deklaruar se do të pranojë mandatin e deputetit nga listat e PD-së.

Partitë e tjera që do të regjistrohen janë; Partia Uniteti Kombetar, Partia Socialiste e Moderuar,  Partia Emigracioni Shqiptar.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Me se fundi po vertdemaskohen edhe mijte e kenetave te vazhdimedimesis se politikave bastarde te rradhes, se rendjes pas lekeve te piset e pushteteve te pamerituara me c’do forme e cmim brenda ligesise, packa se POPULLI nuk i votoje ata. Ata si ujqer e cakej kerkojne te mashtrojne e shqyejne prene e rradhes, pra popullit.Nje marri e shkuar marrise nje bashkefajesi,qe nuk duhet injoruar, por denoncuar, hetuar dhe ndëshkuar me tërë fuqinë e ligjeve në shërbim te nje Shqiperie Vërtetë të Lirë e Demokratike dhe në Progres Njerëzor.Dhe së fundi per kete pjesë të vazhdimësisë se jashtëqitjes shqiptare ne politikat bastarde të ditës, dua ti themë ; qiriri e bishtuku e kanë jeten të shkurtër, binduni, koha e qiririt dhe e kandilit vate e shkojë. Besoni,binduni dhe ndaluni ne pangopësitë e marrive tuaja dhe rrëfehuni sa nuk është vonë që SOVRANI, SHBA, BE dhe Ligji e ZOTI t’ju mëshirojë. Nuku do të ketë lekë të pisët dhe pushtet brenda ligësisë që t’u shpëtojë më nga Drejtësia.

  • Nga krahu i djathte duhet te krijohet “Partia Republikane e Re”, nga krahu i majte: “Partia Popullore”.

  • Fjalori opozitar i protestave
    Qe te jeshe opozitar , nuk do te thote te jeshe i vrazhde, pa asnje lloj etike , i pa vertete dhe premtus hipotetik . Natyrisht fjala perfaqeson mendimin dhe shpirtin . Njerzit vleresohen nga fjala . Nga fjala buron urrejtia , formohet kenga , muzika, filozofia. Ne jeten politike , fjala merr vleren e institucionit .
    Opozita shqiptare e ketyre 6 viteve te qeverrive Rama /1,2 , mbahet mend per fjalet mohuse te c’do pune te Qeverrise , per ofendime , shpifje trillime , votim kunder ose abstenim , per shumicen e ligjeve . Pervec cvleftesimit te fjales , ky qendrim opozitar eshte paradhenie e ketij abstenimi te madh , qe ndodhi me lenien e mandateve parlamentare . Ne kete periudhe u intesifikuan protestat , u kthyen ne dhune dhe u ashpersua fjalori opozitar .
    Ne disa falime te liderve veme re , qe thone : “Ne ishim nismetare te ligjit te dekriminalizimit, qe pastruam parlamentin “ . Provohet se ligjin e dekriminalizimit e iniciuan me hile , per te perfolur parlamentin, qe me von e braktisen. Ligjet per pastrimin e Parlamentit kane qene dhe jane edhe per kete lloj “dekriminalizimi “ .Me qe jemi te perberia e Parlamentit , duhet te shtojme se me lenien e mandateve , parlamenti fitoi dinjitet te plote , sepse u larguan ata deputete , qe jane fajesuar si kriminele dhe i kane duart me gjak shqipaetaresh .
    Parrulla kryesore e protestave eshte “ Rama ik! “ Kete parrulla e ngrene lart e me dukshem militantet . Qe Ramen nuk e kane dashur militantet pedeiste , dihet . Ajo , qe nuk dihet eshte mendimi i shumices . Shumica eshte ajo , qe ka qene , ose eshte shtuar . Ne kete parrulle , Opozita quhet e deshtuar .
    Fjalet e Lulezim Bashes dhe te Monikes : Kriminele , hajdute , etj…. Jane probleme qe i takojne drejtesie , qe ende eshte e blere nga Saliu i pare .
    Nje cudi tjeter eshte fjalia: “ Ne , luftojme te rezojme sistemin “ . Kete fjali e ka permendur zyrtarisht , Lulzimi dhe lideret e tjere , perfshire dhe Fatmir Mediun . Kjo fjali eshte ne pajtim me vrullin revolucionar , qe ka permendur Berisha dhe vargu i mitingasheve se do ta hedhim ne Lane Edi Ramen , do ta ndezim tym e flake Shqiperine . Ne keto “situata revolucionare ‘ , lexova ne shtyp nje fjalim “programatik” te Besnik Mustafait . Ky ideollog djathtast shprehej kesisoj : “tani situata shperthyese eshte e plote“, duhet te perpunohet ideollogjia . Nje gabim tjeter trasahanik i ketij ideollogu . Simbas filozofise , teoria udheheq praktiken dhe nuk mund ta perpunojne ideollogjine metingashtet e Lacit , qe thyejen xhama dhe shkaterrojne buklevardin .
    Asnje nga parrullat nuk ka mbeshtetje ligjore dhe llogjike , megjithse ne Kryesi te PD dhe LSI nuk mungojne magjistratet . Me sa duket u eshte imponuar vullneti i militanteve . Ne fjalimet e liderve opozitare , fjala , qe shqiptohet ne te tera rrasat , eshte emri “popull“. Shprehjet me inflacioniste opozitare , kane kete emer magjik . Me kete emer , nenkuptojne protestusit , qe sigurisht , jane pjese e popullit , por jo populli , qe kur ngrihet, prodhon uragan .
    Opozita e sotme , teorikisht dhe praktikisht , quhet e vetsakrifikuar . Si do te jete e arthmja e saj , ose nje homologe , do ta gjykoi koha . Zgalem

  • Zgalem, OK me të gjitha, por të lutem një gjë korigjoje: atë të etiketimit të Besnik Mustafaj-“ideolog djathtist”. Besnik Mustafaj, një anëtar i Byrosë të Rinisë Komuniste, (fidanishtja e PPSh); anëtar i PPSh, punonjës në Institutin e Studimeve Marksiste me drejtore Nexhmije Hoxhën, si mund të jetë i djathtë?! I djathtë Berisha, i djathtë Paloka dhe Spaho, I djathtë Ruli dhe Pashko, e një lukuni ish komunistësh dhe bij komunistësh kanë qenë apo janë të djathtë? Nuk ka parti të djathtë në Shqipëri, ka shtresa, por edhe këto një pakicë, sepse aq sa ishin i shfarosi regjimi i Enverit. PD doli nga zyrat e R. Alisë për të krijuar alibinë e pluraluzmit, por në fakt për të ruajtur sipas platformës katoviciane, vazhdimësinë jo të komunizmit, por të nomenklaturës komuniste të të gjitha niveleve, nga lart poshte e anasjelltas, në kushtet e reja. Në se termat “e djathtë” dhe “e majtë” përdoren si konvencion, dmth ne, gjysma e krahut të majtë dhe gjysma e krahut të djathtë të PPSh, atëhere, jam dakord. Por vetëm kaq. Kjo maskë ka kohë që është grisur dhe përdorimi i saj vend e pa vend është qesharak. E djathta moderne ashtu si e majta moderne janë alternativa të së ardhmes, por jo të këtij tranzicioni postkomunist. Proceset aktuale po tregojnë se këtij tranzicioni po i vjen fundi. Në fund të fundit kjo është dialektika e zhvillimit të shoqërisë. Ne, edhe pse ca të vonuar, nuk mund të bëjmë përjashtim.

  • nuk ka se si te autoproklamohesh deputet kur populli nuk te ka dhene kete te drejte.Pra me çafer te drejte kryhen vetezgjedhie kur dihet qe proçedura eshte VULLNETI i POPULLIT,pra kjo eshte nje prove e qarte qe shqiperia eshte ne sistem TIRANIK dhe se nje TIRAN i vetem gjykon,vendos e denon ne emer te pasionit dhe vullnetit te tij personal per Pushtet.as diktatura komuniste se ka bere nje loje te tille makiavelike.as enver diktatori nuk bente asnje lloj veprimi pa frontin demokratik edhe pse populli e dinte se çfare donte te thoshte fronti demokratik,sepse çdo gje ishte e veçse jo front demokratik,sepse ishte front i formatuar klanik-aparatçik-bankar (thesari i shtetit nder te tjerat per kete sherbente,pagimin e “besnikeve te partise”).
    Bah paska marre fund jeta politike sociale dhe ekonomike shqipetare.
    ZGJOHUNI!!!

  • Suksese deputeve te rij qemendojne per stabilitetin politik te vendi.Nuk duhet te harroni se ne lista i futi Lulka edhe Doktoresha

  • Suksese Deputeteve dhe deshirojme qe te vijojen edhe te tjere dhe te hiqet kjo klase politike e nedyre e PD-se dhe e LSI- t e cilat vetem keq i ben Atedheut,
    Shqiptaret kan vuajtur nga keta qe u vetpushkatuan politikishte.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *