Zv. Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Agim Hysi është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare.
Mësohet se ai ka humbur jetën pas një infarkti që ka pësuar në zyrën e tij ditën e djeshme.
Agim Hysi ka mbajtur postin e Zv. Drejtorit të SHÇBA prej vitit 2017.
Në vitin 2016 ai ka qenë i angazhuar si ekspert për vlerësimin e legjislacionit në kuadrin e Reformës në Drejtësi, ndërsa në vitin 2017 është angazhuar si ekspert për vlerësimin e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Procedurës Civile – Komiteti Helsinkit.
o.j/dita

Familjes ngushellime. Ne kujtesen time mbetet nje kuadro me shume vlera per demokracin e brisht shqiptare. Vdekja e parakohshme nderpreu punen dhe perkushtimin e tij per te shpur perpara nje nga detyra me te veshtira; Reformen ne Drejtesi.